ISHP Merkur Poliklinika

ISHP Merkur Poliklinika Ordinanca e mjekësisë së përgjithshme "Merkur", ofron të gjitha shërbimet mjekësore që ka lidhje me Fondin për sigurim shëndetësor të Maqedonisë.

Staf i kompletuar, me personel mjekësor,me përvojë shumëvjeçare në sferën e mjekësisë!

12/09/2022
05/09/2022

Të nderuar pacientë!
Për shkak të grevës së paralajmëruar,me datat:5,6,7 Shtator, të gjithë mjekët amë në R. e Maqedonisë, do jenë në grevë!
Nuk do mundemi të ju shërbejmë!
Do të kontrollohen vetëm rastet urgjente!
Me mirëkuptim!

09/07/2022

Urime Festën e Kurban Bajramit ...
Qofshi të begatuar me mirësitë e Zotit !

11/02/2021

Веб-страницата www.vakcinacija.mk од денеска ја пуштивме во употреба. За само неколку часа има повеќе од 8000 регистрирани граѓани!
Преку пополнување на апликација искажувате интерес за вакцинација против КОВИД-19. Сите апликации ќе бидат внесени во системот Мој Термин и нема потреба дополнително да го ажурирате податокот или да го барате и информирате својот матичен лекар дека сте се регистрирале. Согласно распоредот предвиден во планот за вакцинација, матичниот лекар ќе ве повика и ќе ве информира за точниот датум и час кога треба да се вакцинирате на пунктот кој ќе го изберете при регистрацијата. Во прва фаза ќе се вакцинираат здравствените работници и граѓаните над 70 години. Сите останати кои се регистрирале ќе бидат контактирани во матичниот тогаш кога нивната група ќе биде на ред за вакцинирање согласно националната стратегија. Вакцинирањето е доброволно и се спроведува согласно стратегијата за вакцинација во нашата земја. Единствениот начин за да го победиме вирусот е со вакцинација против коронавирусот.

09/11/2020

Duke pasur parasyshё numrin e shtuar tё rasteve me COVID-19 dhe stёrmbushjes sё kapaciteteve spitalore, ua sjell njё sublimim informacionesh rreth formave tё manifestimit dhe protokolet pёr trajtimin e tё sёmurёve me COVID-19.

COVID-19 manifestohet nё katёr forma (pasqyra) klinike:

1️⃣ Forma e parё (asimptomatike) – vetёm testi pozitiv pa asnjё shenjё tё sёmundjes – nuk ka nevojё pёr terapi. Preferohet vetёm terapi vitaminoze dhe hidratim I organizmit (konzumim I lёngjeve sё paku 2L nё ditё).

2️⃣ Forma e lehtё : plogёshti, humbje e oreksit, dhimbje e muskujve, humbje e shijes, pa vёshtirёsi nё frymёmarrje.
Preferohet terapi simptomatike si: Paracetamolё, vitaminё C 1000mg nё ditё, multivitamine, Zink, vitaminё D.
Nuk rekomandohet pёrdorimi I antibiotikёve nё kёte fazё.

3️⃣🅰️ Formё gjysmё e rёndё – Temperaturё prej 37.2 – 38.4*C, kollitje tё thata, saturim i oksigjenit < 93%. Preferohet tё bёhen analiza laboratorike dhe RTG e mushkёrive.
Terapija: Simptomatike dhe antibiotikё.

3️⃣🅱️ Formё e rёndё – Temperaturё > 38.5*C, analiza laboratorike (Sediment, CRP, transaminaza, leukocite) – tё rritura, SpO2 200.
Nё kёtё formё bёhet hospitalizim intenziv.

⚠️ Periudha qё pritet tё jetё mё tё rёnda gjatё prezencёs sё COVID-19 ёshtё ajo nё mes ditёs sё 8tё deri nё ditёn e 12tё prej parqitjes sё simptomit tё parё (ditёs sё parё).
Se cilёn fazё do e pёrjetojmё, nvaret nga gjendja e sistemit imunitar tё cilin e ka organizmi.

⚠️ Faktorё qё e pёrkeqsojnё situatёn dhe prognozёn e sёmundjes janё:
▪️Mosha mbi 60 vite.
▪️Sёmundjet kardiovaskulare, hipertensioni
▪️Dijabeti
▪️Bronhiti obstruktiv hronik
▪️ Insuficienca renale hronike
▪️Sёmundjet malinje
▪️Pacientё me imunitet tё dobёt tё lindur apo imunitet I kompromituar nga ndonjё sёmundje, terapi ose rrezatim
▪️Adipoziteti – mbipesha trupore

✅ Analizat e preferuara pёr pёrcjelljen e gjendjes me KOVID-19 janё: Sedimenti, pasqyra e gjakut, transaminazat, Laktat-Dehidrogenaza, CRP, ferritini dhe iL-6.

🏡 Faza 1, 2 dhe 3(a) mund tё shёrohen pa hospitalizim.
🏨 Faza 3(b) dhe faza 4 kёrkojnё hospitalizim tё domosdoshёm.

💊 Terapija: pacienti duhet tё konsultohet me mjekun amё pёr cdo nevojё tё inkuadrimit tё ndonjё terapie medikamentoze.

💊 Antibiotikёt duhet dhёnё nga faza 3(a) nёse kemi elemente nga RTG e mushkёrive dhe analizat laboratorike.
💊 Terapija anti-virale dhe imunomodulare jepet vetёm nё kushte hospitalore.
Terapija antivirale nuk ka efekte pas ditёs sё 15tё tё sёmundjes.
💊 Kortikosteroidet (dexamethason-i) mund tё ipet nё raste tё rёnda pas ditёs sё 7tё tё simptomit tё parё, edhe ate 6 deri mё 8mg nё ditё, deri mё dhjetё ditё rreshtazi.
💊 Hydrocortizona - nё raste shoku 2 herё nga 10 mg deri sa tё rregullohet perfuzioni.
💊 Plazma rekovalescente – Efekti ende nuk ёshtё I vёrtetuar.
💊 Imunoglobulinet jospecifike - nuk preferohen tё pёrdoren.
💊 Antibiotikёt duhet tё inkuadrohen vetёm nёse jemi tё sigurtё qё kemi tё bashkangjitur edhe infekcion bacterial (Azithromycine, Hydroxichlorokine…)
💊 Terapija me Oksigjen nёse saturacioni ёshtё

Gjithmonë në shërbim të pacientëve .Секогаш  во услуга на пасиентите.Always at the patient’s service.
26/06/2020

Gjithmonë në shërbim të pacientëve .
Секогаш во услуга на пасиентите.
Always at the patient’s service.

Rrethanat e krijuara nga pandemia globale COVID - 19 , e pamë të arsyeshme të ju ofrojmë disa informata kyçe ne lidhje m...
24/06/2020

Rrethanat e krijuara nga pandemia globale COVID - 19 , e pamë të arsyeshme të ju ofrojmë disa informata kyçe ne lidhje me këtë virus !
COVID -19
( Coronavirus Disease - 19 )
" Wuhan Coronavirusi "

ETIMOLOGJIA

Termi ose fjala corona rrjedh nga gjuha latine; Corona, që në shqip e ka kuptimin; kurorë. Pra, kemi të bëjmë me një virus me formë te kurorës (gjatë shikimit në mikroskop).
Emri korona i referohet pjesës të jashtme morfologjike të virusit nga e cila mbështillet virioni (pjesa infektive/patogjenike e virusit).
Është me vlerë te definojmë që Koronavirusët janë familje e virusëve të cilët për heren e parë janë identifikuar në vitin 1960.
Ndër antarët kryesor të kësaj familje virusësh janë; SARS - CoV (i paraqitur për heren e parë në vitin 2003), HCoVNL63(2004), HKU1(2005), MERS - CoV(2012) dhe së fundi COVID - 19(2019).

ETIOLOGJIA DHE PATOGJENITETI

COVID - 19, është sëmundje infektive aerogjene e cila përhapet përmes spërklave të pështymës(spërklave të Flugeut) nga personi në person gjatë kollitjes apo teshtitjes. Wuhan Koronavirusi shkaktohet nga SARS - CoV - 2 (Severe acute respiratory syndrome coronavirus - 2).
Rezervuar i këtij virusi mendohet që janë Lakuriqët e natës, ndërsa ndërmjetësues deri tek njeriu supozohet qe janë kafshët e quajtura, Pangolinët.
Portë hyrëse e virusit është ajo që quhet Zona T (syt, hunda dhe goja). Më pastaj, nga pjesa e sipërme e traktit respirator, virusi kalon në pjesën e poshtme të këtij trakti. Sipas disa hulumtimeve të fundit, mendohet që ky virus në qelizat e mushkërisë depërton me ndihmën e enzimës ACE2 (e cila më së shumti gjendet në qelizat alveolare tip II). Pas depërtimit në qelizat e mushkërive, virusi fillon të shumohet duke dhënë më pas sëmundshmëri. Pra, sistemi respirator është sistemi më i prekur nga COVID - 19.
Që nga fundi i vitit 2019 kur edhe është paraqitur zyrtarisht për herën e parë ne WUHAN të Kinës, tani COVID - 19 ka marrë përmasa globale duke u shpallur nga OBSH - ja edhe Pandemi.

SIMPTOMATOLOGJIA

Koha nga momenti i infektimit deri në paraqitjen e simptomave (koha e inkubacionit) variron nga personi në person. Në përgjithësi sillet nga 2 - 14 ditë, me një mesatare prej 5 ditëve. Simpotomatologjia është pothuajse identike me gripozat e ndryshme sezonale.
Mjekët Kinezë dhe ata Italian kanë rënditur simptomat kryesore duke u bazuar në përqindje. Në këtë rënditje, kryeson TEMPERATURA si simptomë e parë dhe shumë domethënëse me 87,9% e pasuar nga;
- Kolla e thatë, 67,7%
- Lodhja, 38,1%
- Vështirësit në frymëmarrje, 18,6%
- Dhimbje të muskujve dhe nyjeve, 14,8%
- Irritim apo dhimbje të fytit, 13,9%
- Kokëdhimbje 13,6%
Duke vazhduar me: ethe, te vjellura, diarre e kështu me radhë.
Është me vlerë të potencojmë që pacientët e infektuar me COVID - 19 dhe që përcillen me tabllo klinike të lehtë, kanë virulencë (infektueshmëri) të ulët.

DIAGNOZA

Diagnoza e COVID - 19, konfirmohet zakonisht me RT - PCR (Real Time - Polymerase Chain Reaction) nga mostrat të cilat meren përmes strishos së gojës, hundës fytit apo edhe kampioneve të serumit. RT - PCR tregon specifitet dhe senzivitet të lartë diagnostikë.
Në diagnozen e COVID - 19, rolë të rëndësishëm luan edhe CT - ja e toraxit. Përmes CT - së, mund të identifikojmi ndryshimet fillestare në mushkëri.

TRETMANI

Tani për tani, tretman adekuat antiviral kundër COVID - 19 nuk ka. Tretmani zakonisht bazohet në NDIHMË SIMPTOMATIKE (medikamente kundër temperaturës - antipiretikë, medikamente kundër dhimbjeve - analgjetik, medikamente kundër kollës - antitusik) apo edhe në NDIHMË MBËSHTETËSE (dhënja e lëngjeve përmes rrugës orale apo intravenoze, dhënja e oksigjenit artificialë e kështu me radhë).

PREVENIMI

Deri më tani nuk kemi vaksinë të testuar në njerëz. Është me rëndësi, që në situaten në të cilen gjindemi t'i respektojm disa rregulla të arta. Ndër to, numërojmë;

- Evitimi i prekjes së zonës T (sy, hund, gojë) me duar të palara;
- Mbajtja e distancës 1 - 1.5 metra nga personat e dyshuar;
- Larja e duarëve me sapun dhe ujë te vakët
- Evitimi i tubimeve apo vendeve me turma të mëdha njerëzish;
- Evitimi i vizitave të shteteve, qyteteve, fshatrave apo individëve të prekur nga COVID - 19;
- Personat e ardhur nga vendet me rrezikshmëri të lartë, duhet të vetëizolohen dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore;
- Evitimi i kontakteve të afërta me personat e dyshuar;
- Është e rekomandueshme dezinfektimi i telefonit apo paisjeve tjera kompjuterike që përdoren në baza ditore;
- Nëse dyshohet në të prekur me COVID - 19, asesi nuk duhet të marrim rrugë për në qendrën më të afërt të mjekësisë familjare, sepse në këtë mënyrë mundemi të infektojmë edhe persona tjerë. Rruga e duhur është thirrja e numrit emergjent të përcaktuar nga ministria e shëndetësisë,në këtë mënyrë stafi mjekësor vinë në vendin ku jetoni dhe monitoron situatën.
Rekomandime të tjera por jo më pak të rëndësishme janë edhe:
- Ajrosja e vendit ku jetoni;
- Marrja me aktivitete fizike;
- Qëndrimi pozitiv karshi situatës;
- Mënjanimi i duhanit dhe alkoolit;
- Të kemi gjumë kualitativë;
- Konsumimi i ujit,çajrave, supave, pemëve e perimeve në sasi te mjaftushme.

SI PËRFUNDIM

Duke pasur parasysh që jemi në sezonen e gripozave, nuk duhet të bëhet panik dhe të krijojmë situata stresuese nëse rastësisht ballafaqohemi me njërën nga simpomat e lartcekura.
"Shqetësimin" duhet ta marrim në konsideratë vetëm nëse kemi histori të udhëtimeve në vendet me kontagiozitet të lartë apo kemi pasur kontakte të afërta me personat e dyshuar.
Gjithashtu, edhe nëse njëri nga ne infektohet me COVID - 19, nuk do të thotë që infektimi është i barabartë me vdekje. Prandaj, situata duhet të meret pa frikë por me qetësi.
COVID - 19, jep vdekshmëri përafërsisht 2 - 3% të rasteve, në krahasim me antarët e tjerë të familjes së koronavirusëve. Bie fjala, vdekshmëria e rasteve me SARS - CoV në vitin 2003 ka qenë 9,6% ndërsa i rasteve me MERS - CoV në vitin 2012, 34%
Pra, nga të gjithë antarët e familjes së koronavirusëve, COVID - 19 ka shkallën e vdekshmërisë më të ulët.
Sipas të dhënave të fundit, dikun 80% e të prekurve me COVID - 19 përcillen me simptomatologji të lehtë dhe të moderuar duke kaluar me sukses sëmundjen.
Në 20% të rasteve të infektuar me COVID - 19 mund të paraqesin komplikime. Më të rrezikuarit për zhvillimim e komplikimeve janë; moshat e treta (>65), pacientët të cilët vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare, nga sëmundjet kronike të mushkërive, pacientët me hipertension, diabet apo edhe ata të prekur nga karcinomat e ndryshme.
Nga ky 20 përqindësh, 5% kërkojn kujdes intensiv mjekësor. Ndërsa, nga 5 përqindëshi, 2-3% përfundojn me fatalitet.
Gjithsesi, frikë nuk duhet të kemi. Frika destabilizon mendimin e arsyshem dhe ulë aktivitetin e sistemit imunitar.

"Të rritur nga lufta, më të fortë se frika"

Së bashku do ja dalim!

Me respekt "ISHP -MERKUR -Tetovë" !

Address

29 Noemvri
Tetovo
1200

Opening Hours

Monday 08:00 - 20:00
Tuesday 08:00 - 20:00
Wednesday 08:00 - 20:00
Thursday 08:00 - 20:00
Friday 08:00 - 20:00
Saturday 09:00 - 13:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when ISHP Merkur Poliklinika posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to ISHP Merkur Poliklinika:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category