Ordinanca “Dr.Besforti”

Ordinanca “Dr.Besforti” Ordinanca për Mjekësi Përgjithshme •D-r. BESFORT• Tetovë

Cilat janë Tumoret e Zemrës?Faktorët riskues të këtyre sëmundjeve kanë filluar të shfaqen në masë edhe te të rinjtë. Çel...
02/08/2023

Cilat janë Tumoret e Zemrës?

Faktorët riskues të këtyre sëmundjeve kanë filluar të shfaqen në masë edhe te të rinjtë. Çelësi i eliminimit të këtyre sëmundjeve ka të bëjë me ndjekjen e vizitave dhe konsultave të rregullta te mjeku.

Tumoret primare

Zakonisht e kanë origjinën nga muret e zemrës apo edhe nga brendësia e dhomave të zemrës, pra mund të jenë tumore intraventrikularë apo intraatrialë. Në shumicën e rasteve janë tumore pa pasoja të rënda për pacientin. Zgjidhja me anë të operacionit, është gjithnjë në varësi të gjendjes klinike të pacientit dhe madhësisë së tumorit.

Tumoret më të shpeshta janë:

Miksoma - lokalizimi i të cilit është më së shpeshti atriumi, origjina e tyre është septumi i atriumit, afër të ashtuquajturës Fosa Ovalis. Më të rralla janë ato me origjinë nga vena pulmonale.
Më të shpeshtat janë në atriumin e majtë (75 %) dhe rreth 20 % në atriumin e djathtë.

Fibroelastoma - e gjejmë tek valvula mitrale dhe valvula aortale, rrallëherë e gjejmë në ventrikul. Ndërhyrja kirurgjikale është e domosdoshme te ky lloj tumori.
Rabdomiksoma - rradhitet tek tumoret beninje dhe e gjejmë më së shpeshti te fëmijët.

Tumoret sekondare apo malinje

Janë forma të karcinomeve, të cilët origjinën e kanë nga organet e tjera përreth zemrës, pra në 95 % të rasteve. Ndërsa rreth 5 % të tumoreve malinje e kanë origjinën direkt nga zemra. Nga ekzaminimet histologjike kemi të bëjmë me Rabdomiosarkome, Fibro-Sarkome, AngioSarkome dhe Mikso-Sarkome. Një formë më e rrallë është edhe i ashtuquajturi Kaposi-Sarkom.

Ordinanca “Dr.Besforti”

ÇFARË ËSHTË KARDIOVERTER / DEFIBRILATORI IMPLANTUES (ICD)?Aparati ICD është një lloj aparati ose baterie që vendoset në ...
30/07/2023

ÇFARË ËSHTË KARDIOVERTER / DEFIBRILATORI IMPLANTUES (ICD)?

Aparati ICD është një lloj aparati ose baterie që vendoset në zemër dhe përdoret në trajtimin e çrregullimeve të ritmit (aritmive) fatale, do të thotë aritmive që mund të shkaktojnë
vdekje te papritur. Kur përmenden aritmitë fatale bëhet fjalë në përgjithësi për 2 lloje të aritmive: takikardi ventrikulare dhe fibrilacion ventrikular. Këto aritmi kanë nisje të papritur dhe në qoftë së nuk trajtohen menjëherë, brenda minutave mund të shkaktojnë vdekje të papritur.

CILËT PACIENTA KANË NEVOJË PËR IMPLANTIM TË ICD’SE?
Janë disa sëmundje të zemrës në të cilat pacientët janë në rrezikshmëri më të lartë për të pas aritmi fatale, dhe të këta pacienta duhet të implantohet ICD’ja që në rast të paraqitjes se aritmisë të reagon pa humbur kohë brenda sekondave më një elektroshok të vogël duke e rregulluar në këtë mënyrë ritmin dhe eventualisht i’a shpëtojë jetën pacientit.
Sëmundja më e përhapur që formon mundësi të lartë për aritmi fatale është kardiomiopatia e dilatuar iskemike (MP iskemike) apo zgjerim i zemrës si pasojë e infarktit të zemrës. Me përvojë mjekësorë dhe punime të shumta shkencore dihet se rreth 25-30 % të pacientëve që kanë pasur infarkt në zemër dhe kanë zemër të zgjeruar dhe të dobësuar (FE/fraksion të ejeksionit më të ulët se 35 %) mund të pësojnë aritmi fatale brenda një viti.
Përveç KMP-së iskemike sëmundjet tjera që mund të shkaktojnë aritmi fatale janë:
Kardiomiopatia hipertrofike
Sindromi Brugada
Sindromi long QT
Displazia aritmogjenike e ventrikulit te djathte, etj

SI VENDOSET ICD-JA?
ICD-të në përgjithësi i ngjajnë pacemakerëve të thjeshtë përveç se janë më përmasa më të mëdha dhe procedura e implantimit është po ashtu e ngjashme. Bateria e ICD-së që ka madhësinë përafërsitë sa një orë dore e madhe (më përmasa rreth 64mm x 51mm x 13mm) vendoset nën indin lëkuror në zonën nën klavikul dhe elektrodat apo kabllot e ICD nëpërmes venës subklaviene dërgohen në zemër përkatësisht në barkushen dhe veshëzën e djathtë. Procedura e vendosjes së aparatit bëhet më anestezi lokale dhe zakonisht zgjate rreth 60 minuta.

Ordinanca “Dr.Besforti

Ordinanca “Dr.Besforti” ua uron Festën e Kurban Bajramit 🙂
28/06/2023

Ordinanca “Dr.Besforti” ua uron Festën e Kurban Bajramit 🙂

🤰Cfarë është Shtatzënia Ekstrauterine?Shtatzënia ekstrauterine është atëherë kur veza e fekonduar implantohet( vendoset)...
27/06/2023

🤰Cfarë është Shtatzënia Ekstrauterine?

Shtatzënia ekstrauterine është atëherë kur veza e fekonduar implantohet( vendoset) diku tjetër dhe jo në mitër (uterus). Zona ku më shpesh ndodh implantimi është në një nga tubat e Falopit, prandaj edhe shpeshherë këto shtatzëni njihen edhe si shtatzëni tubare.
Zhvillimi i shtatzënisë jashtë mitre mund të dëmtojë tubat apo strukturat ku implantohet. Kjo mund të rezultojë në humbje të shtatzënisë ose në një urgjencë mjekësore duke rrezikuar jetën e gruas shtatzënë.
Shtatzënia ekstrauterine zakonisht zbulohet midis javës së 5-të dhe të 10-të të zhvillimit.
❌Si trajtohet shtatzënia ekstrauterine?
Nëse shtatzënia ekstrauterine është diagnostikuar herët dhe nuk ka rrezik të drejtpërdrejtë për një rupturë (çarje) të tubit të Falopit, bazuar në kushtet tuaja shëndetësore dhe planet tuaja për një shtatzëni në të ardhmen, mjeku specialist do të diskutojë me ju mbi mënyrat e trajtimit.
Mënyrat e trajtimit janë:
➡️Medikamentoze
Kur shtatzënia ekstrauterine është diagnostikuar herët, nuk janë zhvilluar ende rrahjet fetale, dhe kur nivelet e hormonit të shtatzanisë b-HCG janë të ulta, rekomandohet trajtimi me medikamente (Metotreksat).
➡️Trajtimi kirurgjikal
Në rastet kur shtatzënia ekstrauterine është mbi 6-7 javë, dallohen rrahjet fetale dhe nivelet e b-HCG janë të larta, mundësia më e mirë e trajtimit është ajo kirurgjikale.
⚠️Rreziqet e shtatzënisë ekstrauterine:
Mosdiagnostikimi në kohë mund të rezultojë i rrezikshëm për jetën e gruas shtatzënë, sepse një shtatzani që zhvillohet në tub mund të çojë në rupturë të tubit të Falopit me pasojë hemorragji të madhe brenda në bark.
Nëse një grua ka patur një shtatzëni ekstrauterine, rreziku për të patur një shtatzëni të dytë ekstrauterine është 30% më i lartë.

Ordinanca “Dr.Besforti”

📌 E dini se Hipotiroidizmi përbën 90% të të gjitha çrregullimeve të tiroides dhe prek më së shumti femrat?➡️Hipotiroidiz...
19/06/2023

📌 E dini se Hipotiroidizmi përbën 90% të të gjitha çrregullimeve të tiroides dhe prek më së shumti femrat?

➡️Hipotiroidizmi (ulja e funksionit të gjendrës tiroide) ndodh atëherë kur, gjendra tiroide nuk prodhon mjaftueshëm hormone dhe Tiroiditi Hashimoto (sëmundje autoimmune), është shembulli tipik dhe më i shpeshtë i hipotiroidizmit dhe statistikat tregojnë shifra ne rritje.

➡️Simptomat fizike të Hipotiroidizmit mund të jenë të paqarta dhe mund të ngjasojnë me ato të patologjive të tjera, prandaj është e rëndësishme të njohim në kohë simptomat shoqëruese të Hipotiroidizmit.

Njihuni me disa prej simptomave në Infografin më poshtë⬇️

Ordinanca “Dr.Besforti”

Çfarë janë Dhimbjet e Shpatullës?Kur flasim për dhembjet e shpatullës kemi parasysh një sindrome i cili manifestohet me ...
14/06/2023

Çfarë janë Dhimbjet e Shpatullës?

Kur flasim për dhembjet e shpatullës kemi parasysh një sindrome i cili manifestohet me dhembje
të forta në çdo moment qetësie dhe aktiviteti, pra kemi të bëjmë me një kufizim të levizjes.

Në literaturën ortopedike njihen 5 shkaqe kryesore:

• Periartriti i shpatulles (me dhe pa kalcifikim)
• Lezionet e tendinave te manshetes rrotatore
• Sindromi i konfliktit
• Kapsuliti adesiv (frozen shoulder)
• Artropatia gleno-humerale
• Sot eshte e mundur te zgjidhen keto problem ne qendren e fizioterapise ne Spitalin Amerikan.

Karakteristike e dhembjes në këtë segment është se ajo përhapet deri në artikulacionin e brrylit. Në shumë raste intensiteti i dhembjes nuk korrespondon me të dhënat imazherike si dhe me graden e dëmtimit, që në shumë raste mund të jetë i madh por dhembja është e durueshme dhe në raste të tjera dëmtimi mund të jetë i vogël por dhembja e padurueshme. Kalcifikime të mëdha periartikulare ose dëmtime serioze të manshetës rrotatore mund të paraqiten pa dhembje.

Duke u referuar nga këto të dhëna, tregohet se rehabilitimi i shpatullës është shumë thelbësor sepse jo gjithmonë referimet radiologjike dhe dhimbja korrespondojnë me njëra-tjetrën.

Ordinanca “Dr.Besforti”

Çfarë është Hipertrofia beninje e prostatës?Hipertrofia beninje e prostatës është patologjia beninje më e zakonshme tek ...
09/06/2023

Çfarë është Hipertrofia beninje e prostatës?

Hipertrofia beninje e prostatës është patologjia beninje më e zakonshme tek meshkujt. Ajo shkakton simptoma të traktit të poshtëm urinar dhe fenomene disurike tek më shumë se 30% të meshkujve mbi 60 vjeç. Etiologjia e kësaj sëmundje është multifaktoriale dhe frekuenca e kësaj sëmundje rritet me kalimin e moshës.
Simptomat kryesore të Hipertrofisë Prostatike Beninje janë:
-Nikturia ( urinimi gjatë natës)
-Ndryshimet e rrjedhjes së urinës
-Urinim i shpeshtë
-Vështirësi në fillim të urinimit
-Ndjesi e moszbrasjes së fshikëzës
-Nevojë urgjente për urinim
Komplikacionet e Hipertrofisë Beninje të Prostatës janë :
-Retensioni urinar ( mund të lindë nevoja e vendosjes së kateterit apo ndërhyrjes kirurgjikale)
-Infeksionet urinare
-Gurët në fshikëzën e urinës
-Dëmtime të fshikëzës dhe veshkës.
Trajtimi i Hipertrofisë Beninje të prostatës ka si qëllim përmirësimin e jetës së pacientit dhe parandalimi i komplikacioneve dhe ndahet në tre faza në bazë të gjendjes klinike të pacientit.
1. Faza e parë aplikohet tek pacientët me simptoma të lehta të cilat nuk ndikojnë në kualitetin e jetës së pacientit dhe konsiston në mbajtja nën vëzhgim të këtij të fundit.
2. Faza e dytë :trajtimi medikamentoz. Trajtimi mjekësor rezervohet për ato pacientë me simptoma të moderuara të traktit të poshtëm urinar dhe konsiston në terapi me alfa1-Bllokues dhe frenues te 5-Alfa reduktazës
3. Faza e tretë: Kirurgjia Nevoja për trajtimin kirurgjikal rritet me rritjen e moshës dhe me shtimin e simptomave ne këto paciente. Indikacionet kryesore per trajtimin kirurgjikal jane: -Retensioni urinar
-Trajtimi medikamentoz jo eficient
-Infeksione rekurente të traktit urinar
Tashmë trajtimi kirugjikal i Hipertrofisë Beninje të prostatës bëhet kryesisht me teknika moderne mini invasive siç është rezeksioni transuretral i prostatës (TURP), metodë, kjo e cila rezulton më efektive dhe i siguron pacientit një rimëkëmbje më të shpejtë pas interventit.

Ordinanca “Dr.Besforti”

Simptomat e mungesës së Vitaminës D Ordinanca “Dr.Besforti”
06/06/2023

Simptomat e mungesës së Vitaminës D

Ordinanca “Dr.Besforti”

A e dini cili është dallimi mes imazheve radiografike X- Ray,MRI dhe CT? Fotot e prezentuara jane nje shembull se cfare ...
05/06/2023

A e dini cili është dallimi mes imazheve radiografike X- Ray,MRI dhe CT?

Fotot e prezentuara jane nje shembull se cfare imazhi zhvillohet nga shkrepjet permes dozave perkatese.

- Rrezet X (x-ray)dhe skanimet CT përdorin një dozë të vogël rrezatimi jonizues për të prodhuar imazhe.
- Skanimi MRI, megjithatë, nuk funksionon në këtë mënyrë. MRI përdor magnet të fuqishëm dhe radio valë për të krijuar imazhe në vend të rrezatimit jonizues. Pra, nuk jeni të ekspozuar ndaj rrezatimit kur bëni një skanim MRI, ndryshe nga një skanim CT ose nga rrezet X.

Ordinanca “Dr.Besforti”

Simptomat Fizike që shkakton AnkthiOrdinanca “Dr.Besforti”
04/06/2023

Simptomat Fizike që shkakton Ankthi

Ordinanca “Dr.Besforti”

Address

Ulica Ivo Lola Ribar Br. 107
Tetovo
1200

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ordinanca “Dr.Besforti” posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Ordinanca “Dr.Besforti”:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category