Dr. Gani Abazi

Dr. Gani Abazi Child & Adolescent Psychiatry Fellow (incoming), MPH in Health Policy from Harvard.

This page promotes mental health, health policy, medical education, and scientific research, alongside humanitarian healthcare work for the developing world & communities.

Të dashur kolegë dhe studentë të mjekësisë,Sot pata kënaqësinë dhe nderin të bashkëbisedoj me mjekët familjarë, dhe prof...
05/20/2026

Të dashur kolegë dhe studentë të mjekësisë,

Sot pata kënaqësinë dhe nderin të bashkëbisedoj me mjekët familjarë, dhe profesionistët shëndetësorë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Ferizaj, në kuadër të Fushatës së Edukimit për Shëndetin Mendor.

E falenderoj Dr. Drita Lumi që e bëri të mundshem organizimin e kesaj ligjerate.

Gjatë diskutimit tonë, ne u fokusuam në dy sfida madhore të praktikës së përditshme klinike: Çrregullimi i Gjeneralizuar i Ankthit (GAD) dhe Insomnia.

Mjekësia familjare është vija e parë e frontit dhe mburoja kryesore për Shëndetin Mendor në komunitet. Përditësimi i vazhdueshëm me protokollet terapeutike më moderne bashkëkohore është jetik për të ofruar një kujdes shëndetësor sa më cilësor dhe dinjitoz për pacientët tanë.

Me respekt,
Dr. Gani Abazi

05/20/2026

Autistic vs Dyslexic Brain. Not Deficits But Different Wiring. Studies shows that autistic and dyslexic brains are structurally and functionally unique, not simply “impaired.”

🔹 Autistic brains often show differences in large-scale connectivity, especially reduced long-range communication and altered white matter organization. This may explain deep focus, sensory sensitivity, and unique information processing styles.

🔹 Dyslexic brains show structural differences in left-hemisphere reading networks and altered connectivity in visual–language pathways, affecting how written information is processed.

🔹 Interestingly, research suggests both brains rely less on prior sensory information, but in different ways: autistic brains update information more slowly, while dyslexic brains may process it more rapidly but less stably.

📚 Reference: Qing et al., Molecular Autism (2024); Olivo et al., npj Science of Learning (2024); Manning (2024); Lieder et al., Nature Neuroscience

Të dashur kolegë dhe studentë të mjekësisë,Tranzicioni ndërmjet antipsikotikëve, veçanërisht kur përfshihet Klozapina, ë...
05/15/2026

Të dashur kolegë dhe studentë të mjekësisë,

Tranzicioni ndërmjet antipsikotikëve, veçanërisht kur përfshihet Klozapina, është një nga proceset më sfiduese në psikofarmakologjinë klinike.

Një ndryshim i pamenduar mirë mund të rezultojë në rikthim (rebound) kolinergjik, rikthim të simptomave psikotike apo në destabilizim të rëndë të pacientit.

Sot dëshiroj të ndaj me ju këtë grafikon të detajuar mbi protokollin e Cross-Tapering (tranzicionit gradual) nga Klozapina dhe Diazepami në Olanzapinë, i bazuar në udhëzuesit më të avancuar të ShBA-së (si Stahl’s Essential Psychopharmacology).

Pikat kyçe të këtij protokolli 12-javor janë:

1. Racionaliteti i Neuroplasticitetit: Tranzicioni i ngadaltë i lejon receptorëve cerebralë (sidomos atyre muskarinikë M1 dhe histaminikë H1) të adaptohen gradualisht me profilin e ri farmakologjik, duke minimizuar rrezikun e insomnisë si rikthim (rebound) dhe agjitacionit.

2. Zëvendësimi i Benzodiazepines: Olanzapina, përmes efektit të saj sedativ dhe anksiolitik, shërben si një "urë" e shkëlqyer për të reduktuar dhe eliminuar përdorimin afatgjatë të Diazepamit, duke përmirësuar keshtu aftësitë kognitive të pacientit.
3. Menaxhimi i simptomave ekstrapiramidale: Gjatë këtij procesi, përdorimi i Biperidenit (PRN) duhet të jetë i matur dhe vetëm në rast të shfaqjes së simptomave ekstrapiramidale, për të shmangur ngarkesën e panevojshme antikolinergjike.

4. Monitorimi Multidisiplinar: Siç paraqitet në grafikon, monitorimi i peshës, glukozës dhe lipideve është esencial, pasi që të dy mediamentet kanë profile metabolike që kërkojnë vëmendje klinike.

Ky material synon të shërbejë si udhëzues për mjekët e rinj dhe studentët mbi rëndësinë e mjekësisë të bazuar në evidencë dhe individualizimit të terapisë psikofarmakologjike. Ndryshimet e shpejta terapeutike në psikiatri shoqërohen me përkeqësime klinike...Tranzicioni terapeutik në psikiatri duhet të jetë gradual, dhe në këtë formë e percakton stabilitetitin klinik afatgjatë.

Ju ftoj të e studioni këtë grafikon dhe bashkarisht të diskutojmë mbi sfidat që hasen gjatë menaxhimit të pacientëve me Skizofreni në praktikën tuaj tuaj.

Me respekt,
Dr. Gani Abazi

Të dashur miq, kolegë dhe studentë të mjekësisë,Në kuadër të Fushatës së Edukimit për Shëndetin Mendor, kam kënaqësinë t...
05/13/2026

Të dashur miq, kolegë dhe studentë të mjekësisë,

Në kuadër të Fushatës së Edukimit për Shëndetin Mendor, kam kënaqësinë t'ju ftoj në ligjëratën tonë të radhës që do të mbahet në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Ferizaj.

Me këtë rast, dëshiroj të shpreh një falënderim të veçantë për kolegen Dr. Drita Lumi, Specialiste e Mjekësisë Familjare dhe Mentore Klinike në Programin e Specializimit të Mjekësisë Familjare, e cila e bëri të mundur këtë organizim.

Tema e ligjeratës do të jetë: "Çrregullimi i Ankthit të Gjeneralizuar dhe Insomnia në Mjekësinë Familjare: Nga identifikimi i hershëm deri te trajtimi efektiv."

Mjekësia familjare dhe stafi i kujdesit parësor janë vija e parë e frontit mjekësor. Kjo ligjëratë është projektuar posaçërisht për të ndërtuar ura praktike midis neuroshkencës dhe praktikës së përditshme klinike.

Ju mirëpresim të mërkurën, me 20 maj 2026, në ora 14:00, në Sallën e Ligjëratave të QKMF-së në Ferizaj.

Le të mësojmë dhe të bashkëpunojmë për një shëndet më të mirë mendor në Kosovë.

Me respekt,
Dr. Gani Abazi

Të dashur miq, kolegë dhe studentë të mjekësisë,Sot në RTV Dukagjini ndava disa pikëpamje mbi domosdoshmërinë e standard...
05/12/2026

Të dashur miq, kolegë dhe studentë të mjekësisë,

Sot në RTV Dukagjini ndava disa pikëpamje mbi domosdoshmërinë e standardizimit dhe modernizimit të shërbimeve të shëndetit mendor në Kosovë. Rrugëtimi im nga Universiteti i Prishtinës, në Universitetin e Harvardit dhe tani në specializimin në Psikiatri dhe subspecializimin në Psikiatri të Femijëve, synon ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe SHBA-ve, për të transferuar praktikat më të mira amerikane në Kosovë, dhe implementimin e shumë projektëve për spitalet tona dhe për rritjen e cilësisë së sherbimet psikiatrike për pacientet tanë.

Gjatë bisedës, u ndalëm në tri shtylla kryesore:

Për pacientët: Psikiatria bashkëkohore bazohet në parimin e neuroplasticitetit — aftësisë së lindur të trurit për të riorganizuar qarqet e tij neurale në nivel strukturor dhe fiziologjik. Kjo vërteton se patologjitë psikiatrike nuk janë gjendje statike. Synimi ynë parësor është "Shërimi Funksional/Functional Recovery", që nënkupton jo vetëm eliminimin e simptomave, por rikthimin e plotë të kapaciteteve tuaja për të operuar në sferën profesionale dhe sociale.

Për kolegët dhe studentët: Edukimi mjekësor i bazuar në dëshmitë më të fundit shkencore është mjeti ynë kryesor për të çrrënjosur stigmën që ende rrethon shëndetin mendor. Është koha të avancojmë drejt një mjekësie të bazuar në evidencë shkencore, duke integruar protokollet farmakologjike të gjeneratës së fundit që bazohen në mekanizmat neurobiologjikë të trurit.

Vizioni drejt të ardhmes: Angazhimi im në Psikiatrinë për Fëmijë dhe Adoleshentë në Universitetin e Missouri-t (me fillim nga 1 korriku), përfaqëson një përpjekje për të krijuar mundësi të reja zhvillimi për sektorin tonë shëndetësor, duke shërbyer si një urë lidhëse që integron ekspertizën e ShBA-së me nevojat klinike të popullatës sonë në Kosovë.

Stigma mposhtet me dije, ndërsa semundjet adresohen me shkencë. Ju ftoj të e ndiqni bisedën e plotë në linkun e mëposhtëm.

Intervista e plotë: https://youtu.be/3OuIDD40CcA

Me respekt,
Dr. Gani Abazi

Problemet e shëndetit mendor mes stigmës dhe trajtimit

Të dashur miq, kolegë dhe studentë,Shpeshherë dëgjojmë se "shëndeti është pasuria më e madhe"...Mirpo, shpesh harrojmë s...
05/10/2026

Të dashur miq, kolegë dhe studentë,

Shpeshherë dëgjojmë se "shëndeti është pasuria më e madhe"...Mirpo, shpesh harrojmë se kjo pasuri mbetet e pakompletuar pa ekuilibrin tonë psikologjik dhe emocional.

Si mjek dhe specializant i Psikiatrisë, dëshiroj të e ndaj me ju këtë grafik mbi Depresionin — një sëmundje që nuk zgjedh moshë, profesion apo status social, por që mbi të gjitha, është një sëmundje e trajtueshme.

Depresioni nuk është thjesht një moment shqetësimi me ndjenja trishtuese; ai është një sfidë klinike që prek funksionimin tonë të përditshëm.

Për pacientët: Mesazhi im është i qartë — mos hezitoni të kërkoni ndihmë. Shkenca sot ofron rrugë të sigurta drejt shërimit për rikthim në jetën tuaj profesionale, sociale dhe familjare.

Për kolegët dhe studentët: Duke u bazuar në literaturën më të avancuar mjekësore (si Kaplan & Sadock's Synopsis of Psychiatry, botimi i 12-të), ne duhet ta shohim depresionin si një prioritet për shëndetin publik. Identifikimi i hershëm dhe trajtimi i saktë redukton vuajtjen njerëzore dhe ulë koston e sistemit tonë shëndetësor.

Në kontekstin tonë në Kosovë, ku stresi dhe traumat e së kaluarës janë ende të pranishme, roli ynë si mjekë është që të jemi ura që lidh diagnozën me shpresën...

Nuk mund të kemi shëndet të plotë pa shëndet mendor. Depresioni si diagnozë klinike që godet 4-5% të popullësisë, duhet të konsiderohet në punën tonë profesionale si pikë kthesë, ku ndihma mjekësore mund të bëjë diferencën mes izolimit dhe jetës aktive për pacientët tonë.

Ju ftoj të e shpërndani këtë grafik, për të luftuar stigmën ndaj semundjëve mendore dhe për të hapur rrugën drejt një shoqërie më të shëndetshme.

Me respekt,
Dr. Gani Abazi

Të nderuar miq, kolegë dhe studentë të mjekësisë,Sot në mëngjes kisha kënaqësinë të isha i ftuar në KTV për një bisedë r...
05/05/2026

Të nderuar miq, kolegë dhe studentë të mjekësisë,

Sot në mëngjes kisha kënaqësinë të isha i ftuar në KTV për një bisedë rreth gjendjes së psikiatrisë në Kosovë dhe rrugëtimit tim profesional nga Fakulteti i Mjekësisë në Prishtinë, për studime të metejshme postdiplomike dhe hulumtime shkencore në Universitetin e Harvardit.

Gjatë kësaj interviste diskutuam disa pika kyçe që besoj se janë me interes për komunitetin tonë:

• Tranzicioni drejt Psikiatrisë Moderne: Nevoja për të lëvizur nga trajtimet me sedacion të rëndë drejt protokolleve që synojnë rehabilitimin funksional dhe "rizbulimin" e personalitetit të pacientit.

• Qasja në medikamentet më të reja: Sfidat e pacientëve në Kosovë për të siguruar trajtime cilësore dhe të përballueshme, si dhe rëndësia e përdorimit të medikamentëve me të reja, të bazuar në evidencën shkencore.

• Psikiatria e Fëmijëve dhe Adoleshentëve: Rëndësia e ndërhyrjes së hershme dhe rruga drejt subspecializimit tim në këtë lami në Qëndren Klinike Universitare të Missouri-t.

• Bashkëbisedimi me Pacientët: Pjesa më domethënëse ishte komunikimi i drejtpërdrejtë me telefonuesit, gjë që vërtetoi nevojën e madhe që ka shoqëria jonë për edukim shëndetësor dhe mbështetje profesionale pa stigma.

Rrugëtimi im nga Kosova në Universitetin e Harvardit dhe në Qendrat e tjera Universitare për specializim në Psikiatri në Amerikë, nuk është vetëm një arritje personale, por një dëshmi se mjekësia jonë ka potencial të jashtëzakonshëm kur kombinohet me punë, kërkim shkencor dhe përkushtim ndaj pacientit.

Ju ftoj ta ndiqni intervistën e plotë në linkun e mëposhtëm:
https://www.youtube.com/live/bc0Fm8WzaZ4

Me respekt,

Dr. Gani Abazi

| KTV© KOHA. All rights reserved.

Të dashur miq, kolegë dhe studentë të mjekësisë,Ju falënderoj për besimin dhe interesin tuaj të vazhdueshëm për shëndeti...
05/02/2026

Të dashur miq, kolegë dhe studentë të mjekësisë,

Ju falënderoj për besimin dhe interesin tuaj të vazhdueshëm për shëndetin mendor dhe edukimin mjekësor.

Me këtë rast, dëshiroj të ndaj me ju një intervistë të dhënë për RTI në Prishtinë, e moderuar nga Znj. Ganimete Bytyqi dhe Znj. Valentina Leku Gashi, ku diskutuam gjerësisht për sfidat dhe mundësitë e sistemit tonë shëndetësor. Në këtë bisedë, ndalemi në disa pika kyçe që prekin çdo mjek të ri dhe çdo pacient në Kosovë:

Edukimi shëndetësor: Si mund të përdoret literatura ndërkombëtare për të tejkaluar barrierat lokale, ashtu siç bëra gjatë studimeve të mia në Prishtinë duke u përgatitur për rrugëtimin tim në Harvard.

Psikiatria e Integruar: Pse është koha që të kalojmë nga trajtimi izolues drejt një "rehabilitimi funksional", ku pacienti kthehet si anëtar aktiv i shoqërisë.

Ura në mes të SHBA-së dhe Kosovës: Planet tona për të sjellë ekspertizën më të mirë amerikane në Psikiatri, duke përfshirë protokollet më moderne dhe mbështetjen me pajisje mjekësore.

Etika dhe Humanizmi: Reflektime mbi projektet jetëshpëtuese si "Gift of Life" dhe rëndësinë e mbajtjes së standardeve më të larta etike në mjekësi.

Shëndeti mendor nuk është thjesht mungesë e sëmundjes, por aftësia për të jetuar, punuar dhe kontribuar. Ju ftoj ta ndiqni intervistën e plotë në linkun e mëposhtëm:

🔗 Shiko intervistën këtu: https://www.youtube.com/watch?v=IJOnnlPQthI

Faleminderit që jeni pjesë e këtij rrugëtimi për një mjekësi më të mirë dhe më humane!

Me respekt,

Dr. Gani Abazi

1 like. "Dr. Gani Abazi, doktori që u hapi rrugën mjekimit të qindra fëmijëve në Amerikë | RTI"

Të dashur miq, kolegë dhe studentë,Shpeshherë dëgjojmë shprehjen "Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë"...Mirpo, në p...
05/01/2026

Të dashur miq, kolegë dhe studentë,

Shpeshherë dëgjojmë shprehjen "Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë"...Mirpo, në praktikën klinike, kjo lidhje është shumë më e thellë sesa një thënie.

Si mjek, dëshiroj të ndaj me ju këtë grafik që pasqyron rëndësinë jetike të Psikiatrisë së Konsultës dhe Ndërlidhjes (Consultation-Liaison Psychiatry).

Psikiatria nuk është një "ishull" i veçuar; ajo është ura që lidh çdo departament të spitalit.

Fakt mbresëlënës: Në SHBA, rreth 20-25% e buxhetit të shërbimeve shëndetësore i dedikohet shëndetit mendor. Kjo sepse investimi në shëndetin mendor nuk është kosto — është investim që redukton shtrimet e panevojshme në spital dhe ulë komplikacionet klinike.

Mesazhi im për kolegët në Kosovë dhe studentët e mjekësisë është ky: Nuk mund të kemi shëndet të plotë pa shëndet mendor.

Integrimi i psikiatrisë në çdo vizitë mjekësore është rruga drejt një mjekësie humane dhe moderne.

Psikiatria nuk është vetëm për "mendjen" — është për njeriun në tërësi...

Ju ftoj ta shpërndani këtë mesazh për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e kujdesit të integruar.

Me respekt,
Dr. Gani Abazi

02/13/2026

Address

Boston, MA

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Dr. Gani Abazi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Dr. Gani Abazi:

Share

Category