01/10/2026
91Life shpall Bursën "Adem Demaçi" për vajzat!
Për nder të 90-vjetorit të lindjes së veprimtarit të madh shqiptar Adem Demaçi, 91Life themelon bursën që mban emrin e tij. Kjo nismë vjen si vazhdimësi e idealit për liri dhe dije, duke u dedikuar mbështetjes së vajzave shqiptare në rrugëtimin e tyre akademik.
E RËNDËSISHME: Vlerësimi është Dinamik (First come, first served)! Edhe pse afati zyrtar është 17 shkurt, ju inkurajojmë të mos prisni ditën e fundit! Procesi i vlerësimit fillon menjëherë sapo t'i pranojmë aplikimet. Përzgjedhja mund të bëhet edhe para afatit përfundimtar nëse plotësohet numri i bursave me kandidate cilësore. Aplikoni sa më parë!
——
Detajet e Bursës
• Vlera: 1,000 Euro për çdo fituese.
• Numri i përfituesve: Do të ndahen 21 bursa.
• Prioritet gjeografik: 10 bursa janë të rezervuara për vajza nga Lugina e Preshevës.
• Programet shkencore dhe teknike do të kenë përparësi në procesin e përzgjedhjes.
Kriteret e vlerësimit
Renditja përfundimtare do të bazohet në:
• Suksesin akademik (notat).
• Statusin socio-ekonomik (33% e vlerësimit).
• Intervistën (mesatarja e dy intervistave të pavarura).
Si të aplikoni Procesi është i thjeshtuar në një hap të vetëm: Plotësoni formularin online dhe bashkëngjitni të gjitha dokumentet e kërkuara direkt në këtë link:
👉 https://forms.gle/ytNYmvngMWW6L5Bg7
Afati i fundit
17 shkurt 2026
Dokumentacioni i kërkuar
• Diplomë e shkollës së mesme
• Transkriptën e notave
• CV
• Deklaratë personale mbi të ardhurat mujore familjare
• Letër motivimi
• Tri referenca
Aplikimet jo të plota ose jashtë afatit nuk shqyrtohen.
Ftojmë të gjitha vajzat studente që plotësojnë kriteret të bëhen pjesë e kësaj thirrjeje.
Bursa “Adem Demaçi” nuk është thjesht ndihmë financiare, është vazhdim i një ideje që nuk pranoi të nënshtrohej.
📧 Për çdo pyetje shtesë na shkruani në: scholarship@91.life