Doktoresha ime

Doktoresha ime Medicine - Fun - Positivity

07/22/2025

Këtë lutje tipike shqiptare ma ka mësuar nandaja para viteve 90, kohë kur nuk lejohej feja në Shqipëri.
▫️▫️▫️👉source: FlorjanLL TikTok

Katia Washington (e bija e Denzel Washington)  & Collen Wilson janë tē martuar.Katia është biologjikisht femër dhe i ësh...
07/10/2025

Katia Washington (e bija e Denzel Washington) & Collen Wilson janë tē martuar.

Katia është biologjikisht femër dhe i është mbushur mendja që është mashkull.
Ndërsa Collen është biologjikisht mashkull por e ndjen veten femër.

Hajde merre vesh këtë punë.
Po mundohem të mos i paragjykoj, por gjithsesi është e qartë se bota po kalon një çekuilibrim të niveleve të larta.

Hardhek Shkodran nuk jam plotësisht dakort me ty. Fajin e ka populli që ka nxjerrë shprehjen:Pa gja n"dorë, te doktori m...
06/25/2025

Hardhek Shkodran nuk jam plotësisht dakort me ty. Fajin e ka populli që ka nxjerrë shprehjen:
Pa gja n"dorë, te doktori mos shko. 🙂🙂

Na të birtë e shekullit të ri,që plakun e lamë në “shejtnin” e tije çuem grushtin për me luftuendër lufta të rejadhe me ...
06/23/2025

Na të birtë e shekullit të ri,
që plakun e lamë në “shejtnin” e tij
e çuem grushtin për me luftue
ndër lufta të reja
dhe me fitue…

Na të birtë e shekullit të ri,
filizat e një t**e së rimun me lot,
ku djersë e ballit u dikonte kot –
se dheu ynë qe kafshatë e huej
dhe në marrzi duhej shum shtrejtë t’u paguhej.

Na të birtë e shekullit të ri,
vllazën të lindun e të rritun në zi,
kur tinglloi çast’ i ynë i mbramë
edhe fatlumë
ditëm me thanë:

S’duem me humbë
në lojë të përgjaktë të historis njerzore,
jo! jo! s’i duem humbjet prore
duem ngadhnim!
ngadhnim, ndërgjegje dhe mendimi të lirë!

S’duem, për hir
të kalbsinave të vjetra, që kërkojnë “shejtnim”,
të zhytemi prap në pellgun e mjerimit
që të vajtojmë prap kangën e trishtimit,
kangën monotone, pa shpirt, të skllavnis'
të jem’ një thumb i ngulun ndër trutë e njerzis.

Na të birtë e shekullit të ri,
me hovin ton e të ndezun peshë,
ndër lufta të reja kemi m’u ndeshë
dhe për fitore kem’ me ra fli.

▫️▫️▫️ i pa përsëritshëm Migjeni 💥

Shuhet mjeku Ndue Cara. Puka humb një prej mjekeve të shquar, ish kryebashkiakun historik e drejtuesin fisnik.Puka sot p...
06/20/2025

Shuhet mjeku Ndue Cara.
Puka humb një prej mjekeve të shquar, ish kryebashkiakun historik e drejtuesin fisnik.

Puka sot përjeton një ndër ditët e dhimbshme. Njëri prej fanarëve ndriçues të kësaj krahine, u shua duke lënë pas dhimbjen dhe mungesën e portretit të një burri plot mirësi, dashuri dhe vullnet për t’iu gjendur kujtdo.

Doktor Ndue Cara, sot i trishtoi të gjithë, teksa rrufeshëm u lajmërua vdekja e tij. Doktori në zë i këtyre anëve, mjeku i dashur, drejtuesi i pashoq dhe kryebashkiaku shembull, për të parën herë lëndoi fort të gjithë ata të cilëve u shërbeu, të gjithë ata që patën fatin ta njohin nga afër.

Në raste humbjesh të njerëzve të mëdhenj, dhimbja i kalon kufijtë e familjes. Kështu ka ndodhur sot në Pukë! Doktori iu durëzua vdekjes, edhe pse prej ditësh inkurajonte të gjithë ato qindra njerëz, që mes dhimbjes e shpresës shkuan dhe e vizituan në dhomat e spitalit.

I qetësonte ata duke u thënë: “ Edhe kësaj radhe do t´ia dal me ndihmën e Zotit.
Sëmundja është agresive. Deri në korrik do jetë dinamikë sulmi por… “ e pastaj rrudhte supet mes buzëqeshjes që s´i mungoi kurrë.

Doktori për të parën herë s´e mbajti fjalën. Iku duke na lënë pas kujtimet dhe portretin e një burri që do i mungojë jo vetëm Pukës, por dhe Shqipërisë.
Ai ishte ndër ata pak kryebashkiakë të Pukës që drejtoi në kohë të vështira, në kohë krizash, por që diti të vendosë balanca e të ruajë ekuilibra edhe atëherë kur situata dukej e pamundur.
Ishte kryebashkiaku që der më derë mblodhi armët e municionet që mbanin a*o kohe pukjanët në banesa që prej vitit famkeq 97.

Si drejtues i Shërbimit Shëndetësor Ndue Cara ofroi modele që as nuk mendoheshin për kohën , ndërsa si kryetar komune ai i dha jetë Gjegjanit, duke ia prekur çdo detaje duke i dhënë ngjyrat e qytetrimit të munguar, nga një ndër fshatrat pa infrastrukturën më minimale për kohën.

Portreti i tij ishte i skalitur ndër bashkëvendasit, por dhe qindra bashkëpuntorë në mbarë Shqipërinë, si njeriu që nuk dinte të pushonte, nuk dinte të thoshte “Jo”, por veç të ofrohej me sa e si mundte.

Edhe pse në pension, ndryshe prej shumë kolegëve nuk zgjodhi klinikat, refuzoi emërimet e luksit dhe kërkoi të shërbente atje,në skajin më të largët, siç ishte Fierza, ku u përkushtua deri sa sëmundja ia bëri të pamundur më bashkëjetesën me banorët e thellësive të Veriut, për të cilët ai aq shumë përkujdesej.

Në takimin e fundit, në një prej dhomave te kirurgjisë po e ngacmoja, “Mos rri gjatë, se në Fierzë të presin!”.
Me Zellin qe s´i mungonte e me zërin që shpoi fort në muret e asaj dhome më tha: “Ilaçet j’ua kam çuar e, dhe këtë muaj nuk besoj se do kenë problem.

Por, unë sot mendoj se ata tashmë do kenë gjithnjë problem, sepse ashtu si më parë, kur atje nuk ishte mjek Ndue Cara, dhe sot e tutje do vuajnë për shërbimet më minimale e ambientet e krijuara me aq kujdes prej tij. Po, do i kthehen harresës prej së cilës ai i nxori teksa vetë vuante në kontenierine kthyer shtëpi , vetëm që t´u shërbente halleshumëve të atyre anëve.

Pak kush e di, që për të mos thënë jo qindra herë u gjobit nga inspektorët për lëshimin e barnave me rimbursim dhe atëherë kur nuk rimbursoheshin. Si më the herën e fundit kur po e flisnim për këtë. “Aiii, ndashtë bre, ma mirë unë pesëdhjetëmijë gjobë se sa të sëmurët pa ilaçe”

Humbjet nuk janë kurrë të lehta, por kur shuhet njerëz të mëdhenj, pesha e dhimbjes rëndon fort, e kur shuhen shembuj të një komuniteti, ajo lë gjurmë që s’fshihen lehtë.

Këtij qyteti, do i mungojnë hapat e tua të lehtë e vendimtarë, teksa ktheheshe në fundjavë prej Fierzës së largët. Ne, bashkëqytetarëve do na mungojnë këshillat e tua të vyera miqësore. Kësaj krahine do i mungojë burri i ekuilibruar , i cili diti me fal veç mirësi e harmoni politike, fetare e krahinore.

Lamtumirë Doktor Ndue Cara!
Lamtumirë o mik i mirë i të gjithëve!
Faleminderit për kontributin që dhe e mbi të gjitha për shembullin e një burri që nuk lodhej kurrë prej shërbimit ndaj të tjerëve!

▫️▫️👉Source: Armir Mehaj

🔹️ Rrugëtimi i Aspirinës 🔹️Historia e zbulimit të aspirinës ashtu si dhe e shumë barnave të tjera e ka zanafillën tek bi...
06/16/2025

🔹️ Rrugëtimi i Aspirinës 🔹️

Historia e zbulimit të aspirinës ashtu si dhe e shumë barnave të tjera e ka zanafillën tek bimët dhe produktet natyrore.

Që në vitin 1763 etnobotanisti anglez Eduard Stoun vure re vetitë e lëvores së shelgut të bardhë Salix alba në simptomat e dhimbjes & etheve dhe duke parë edhe vetitë e hidhura të tij u mendua për trajtimin e malarjes.

Pas shumë viteve në 1825 farmacisti veronez Francesko Fontana izoloi nga po kjo klasë e shelgjeve një substancë të quajtur salicinë.

Vetëm 3 vite më vonë 1828 Johann Buchner e fitoi atë në formë kristalesh të pastra, pa erë, me shije të hidhur dhe ngjyrë të bardhë.

Në 1829 Pierre Leurox e përmirsoi metodën e nxjerrjes dhe e fitoi atë shumë të pastër. Mqs e nxori nga shelgu Salix e emërtoi atë salicin, që është një glikozid me aglikonin fenolik saligenine e lidhur me lidhje betagligozidike me beta D glukopiranozidin.

Në vitin 1838 kimisti italian Rafaelo Piria fitoi acidin salicilik, por ashtu si bashkë-atdhetari i tij me salicin, nuk e nxori atë shumë të pastër.

Në 1853 kimisti francez Charles Gerhard duke përzier klorurin e acetilit me salicilat natriumi fitoi një substancë të thartë, por duke qenë se teoritë kimike të stukturës dhe metodat spektroskopike nuk ishin zhvilluar akoma, nuk i percaktoi strukturën kimike plotësisht.

Në vitin 1859 Shreder dhe Kraut e fituan në gjendje më të pastër. Në 1860 Helmon Kolbe krijoi sintezën e tij, e cila mori emrin "sinteza e Kolbe" dhe kjo e përmirësoi dukshëm mënyrën e përfitimit.

Përfundimisht në 1899 kimisti i kompanisë Bayer Felix Hoffman e sintetizoi atë duke u nisur nga acidi salicilik me agjent acetilues si acidi acetik ose ahidridi acetik dhe fitoi acidin acetil salicilik që kompania e pagëzoi me emrin magjik 🔹️ASPIRIN🔹️ (nga A - grupi acetil, SPIR - emri i vjetër i acidit salicilik, acidi spireik dhe IN efekti fiziologjik i barnave të kohës)

Lidhur me efektet dhe veprimin farmakologjik të saj mjafton të themi që Sir John Vane farmakolog anglez mori çmimin Nobel në mjekësi në vitin 1982 mbi mekanizmin e veprimit të aspirinës. Veprimi i saj frenon prodhimin e prostaglandinave dhe tromboxanit me anë të inaktivimit irreversibël
të ciklooksigenazes dhe si rrjedhojë arritjen e efektit anti-agregant.
Përfitimi i saj në kohën e sotme lë vend për studime më të thelluara, por gjithmonë pa e hyjnizuar atë.

Ne si kimistë/farmacistë na përket përftimi dhe sinteza e substancave dhe u takon mjekëve/klinicistë përcaktimi i dobisë së përdorimit të tyre.

Sot aspirina dhe coca cola janë ndër produktet më të sh*tura në botë dhe unë gëzohem dhe ndihem krenar që të dyja janë zbuluar nga kimistët/farmacistë.

▫️▫️▫️👉 një përshkrim shumë interesant i Farmacistit brilant Robert Rapi 💥

Kirurgu operoi në kohë reale pacientin e tij në Beijing të Kinës, duke qenë 8000 km larg tij.▫️▫️▫️Nuk është një film fa...
06/05/2025

Kirurgu operoi në kohë reale pacientin e tij në Beijing të Kinës, duke qenë 8000 km larg tij.
▫️▫️▫️
Nuk është një film fantastiko-shkencor, por ngjarje reale e ndodhur së fundmi.

Dr. Zhang Xu ishte në Romë, ndërsa pacienti i tij me CA që do operohej ndodhej në një spital në Bejiing të Kinës, afersisht 8000 km larg.

Operacioni u krye me anë të një roboti të paisur me teknologjinë 5G, i cili komandohej nga kirurgu kinez edhe pse ishin në një distancë prej mijëra km nga njëri-tjetri.

Koha e reagimit të robotit nga dhënja e komandës deri në veprimin e tij ishte vetëm 135 milisekonda (që është e barabartë me një përplasje qepallash)

Ky operacion vendosi një standart të ri botëror ku aftësia profesionale e një kirurgu behet bashkë me inxhinierinë robotike dhe shpejtësinë e lartë 5G të lidhjes.

06/01/2025

Prej Kuksi or bush 💥
Kur vendlindja të thërret ❤🇦🇱

Babë e BirKush jeton afër zonës së " Brrylit" me siguri i ka parë çdo mëngjes, ose çdo pasdite teksa ecin bashkë. I biri...
03/31/2025

Babë e Bir

Kush jeton afër zonës së " Brrylit" me siguri i ka parë çdo mëngjes, ose çdo pasdite teksa ecin bashkë. I biri ecën i përqafuar me trupin e babës në çdo hap. Edhe në qëlloftë që baba duhet të bëjë pazar, qesen e pazarit e mban në dorën që nuk përqafon të birin.
Janë gjithmonë bashkë. Janë gjithmonë një shfaqje e një dashurie pa kushte, që vetëm një prind mund t'ia japë fëmijës që nuk është njësoj si fëmijët e tjerë.

Nëse do të kisha mundësi, do të vendosja një skulpturë në qendër të qytetit, me tiparet skajshmërisht fisnike të babës dhe shikimin lutës të të birit teksa ndien krahun e babës mbi sup. Skulptura do të quhej " Babë e bir"

Kjo skulpturë do të shërbente për të na kujtuar se sa e zhurmshme dhe vocërrake është qënia njerëzore në të përditshmen e saj dhe sa e heshtur dhe e madhe është në përmasën e dashurisë dhe të dhimbjes.

Post Scriptum- Sa herë që e shoh këtë pamje
" Babë e bir" shoh botën të gjunjëzuar para një burri fisnik, i cili ndoshta nuk e di, por në çdo hap që hedh është një leksion i pashembullt force dhe dinjiteti për sytë e çdo kalimtari.

Source: Elona Caslli
Fb link :
https://www.facebook.com/share/18svfqUHRy/

Për pak hapën dyert e mortit në shtëpitë e tyre⚠️Tre djem tentuan të vënë në lojë Marius Dervishin, (producent filmash p...
03/10/2025

Për pak hapën dyert e mortit në shtëpitë e tyre⚠️

Tre djem tentuan të vënë në lojë Marius Dervishin, (producent filmash por dhe oficer policie), duke inskenuar me anë të një kamere të fshehtë, një rrëmbim real të tij.

Ata për disa çaste u ndodhën përpara një situate dramatike ku Mariusi u drejtoi pistoletën për tu vetëmbrojtur.

▫️Vlen për tu theksuar se oficeri tregoi një pjekuri dhe maturi të admirueshme duke shmangur kështu ndonjë fatalitet të mundshëm me këta djem të cilët mund të ishin duke luajtur shakanë e fundit të jetës së tyre.

Address

Manhattan, NY

Telephone

+355682076808

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Doktoresha ime posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Doktoresha ime:

Share