Doktoresha ime

Doktoresha ime Medicine - Fun - Positivity

Permanently closed.
🇦🇱 Të njohim heronjtë tanë 🇦🇱 ▫️Yllka Domi ka lindur në Gjakovë më 17 Qershor 1982. Ajo u bë pjesëtare e Brigadës 137 "G...
05/11/2026

🇦🇱 Të njohim heronjtë tanë 🇦🇱

▫️Yllka Domi ka lindur në Gjakovë më 17 Qershor 1982. Ajo u bë pjesëtare e Brigadës 137 "Gjakova" të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Yllka humbi jetën më 7 maj 1999 gjatë betejës së Çabratit, e cila po zhvillohej në mes të forcave të UÇK-së dhe ushtrisë serbe. Dy ditë para vdekjes, Yllka, 17 vjecare, shkroi vargjet e saj të fundit:

"Amanet ju le nëse nuk pritoni,
Të ma shkruani emrin në rërën e detit,
Dhe dy vargje mi shkruani me shkrimin e saj,
Në krahët e valëve të ketë epope të pambaruar,
Dhe arena e kafazit të jetë e hapur.
Përmendore nuk dua…!
Nëse në kurrizin e qytetit gjeni një shkop,
Vendosni afër kokës sime."

Ushtarakët serbë trupin e Yllkës bashkë me trupat e tjerë të vrarë në betejë i dërguan në një varrezë masive në Batajnicë (Serbi).
Pas identifikimit të eshtrave nga ekspertët e mjekësisë ligjore, Yllka Domi u rivarros me 23 dhjetor 2003, në kodrën e Çabratit në Gjakovë.
Yllka Domi është shpallur dëshmore e Kombit 🇦🇱

05/11/2026

… edhe ti që mendoje për
Gjermaninë e dixhitalizuar 🇩🇪

05/04/2026

Kjo këngë është një dhuratë zemre e Shqipërisë (e kriijuar nga artisti Naim Gjoshi), për gjithë ata bij shqipesh që nuk kursyen asgjë për çlirimin e Kosovës.
▫️Lavdi DESHMORËVE & HERONJVE të KOMBIT tonë 🇦🇱🇦🇱

05/03/2026

Për gjithë ata gjakprishur që vetëquhen “shqiptarë” dhe hedhin baltë mbi ata që sakrifikuan gjithçka për vatanin
- shikojeni mirë këtë video.
▫️Liria për Kosovën tonë shqiptare, erdhi me kosto të jashtzakonshme.

Shikojeni zonjën Luljeta Sharani, e cila humbi dy djemtë dhe bashkëshortin e saj gjatë kësaj lufte (i kërkoj 100 herë ndjesë për publikimin e kësaj video shumë të ndjerë)

Lavdi Dëshmorëve të luftës së Kosovës, por edhe atyre heronjve të gjallë që i kemi akoma mes nesh. 🇦🇱🇦🇱🇦🇱

Urime martesën Luan Shkëlzen HARADINAJ 💥▫️Kurrë mos i mungofshin dasmat & gëzimet FAMILJES heroike të Haradinajve 🇦🇱
05/02/2026

Urime martesën Luan Shkëlzen HARADINAJ 💥
▫️Kurrë mos i mungofshin dasmat & gëzimet FAMILJES heroike të Haradinajve 🇦🇱

Sot me Dt.01/05/2026, në Santa Susanna të Spanjës, u zhvillua Kampionati Europian i Bodybuilding, ku Dion Haxhiaj, mori ...
05/01/2026

Sot me Dt.01/05/2026, në Santa Susanna të Spanjës, u zhvillua Kampionati Europian i Bodybuilding, ku Dion Haxhiaj, mori pjesë pas një përgatitjeje intensive 6-mujore, të ndjekur me disiplinë të lartë dhe përkushtim maksimal nën drejtimin e trajnerit të tij, z. Seldian Cani.

Me një performancë dinjitoze dhe nivel të lartë profesional, ai arriti të shpallet kampion, duke fituar vendin e parë dhe medaljen e artë. Si rezultat i këtij suksesi të merituar, u ekzekutua edhe Himni Kombëtar Shqiptar, duke nderuar Shqipërinë në arenën europiane.

Ky sukses bëhet edhe më i veçantë pasi, brenda vetëm dy muajsh, Dion Haxhiaj është shpallur Kampion i Shqipërisë, Kampion i Ballkanit dhe sot Kampion i Europës – një arritje e rrallë që dëshmon përkushtimin, disiplinën dhe talentin e tij.

Urime të përzemërta Dionit, djalit të kolegut tonë të respektuar Ermir Haxhiaj
për këtë arritje të jashtëzakonshme dhe suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tij sportiv ! 🙏🇦🇱

04/30/2026

Ka me t’përplasë jeta …

Lajmi i një ngjarje të kobshme, që ndodhi në mbrëmjen e 25 Prillit 2026 në Lezhë, na ka tronditur të gjithëve.Gjysma e n...
04/26/2026

Lajmi i një ngjarje të kobshme, që ndodhi në mbrëmjen e 25 Prillit 2026 në Lezhë, na ka tronditur të gjithëve.

Gjysma e një familje prej 4 antarësh, shuhet në një aksident të tmerrshëm automobilistik.

Doktor Anton Keçi dhe e bija Bora (studente ekselente e mjekësisë) po udhëtonin së bashku në makinë pa e ditur që ky do ishte fundi i rrugëtimit të tyre tokësor për tu prehur përjetësisht së bashku në Parajsën e Zotit.

Gjej rastin të ngushëlloj bashkëshorten e Antonit dhe nënen e Borës, doktoreshë Kozetën, e cila ishte në krye të detyrës duke shpëtuar të tjera jetë në Urgjencën e Tiranës, si dhe djalin e vogël të familjes.

Ngushëllimet më të thella gjithë familjarëve, kolegëve dhe dashamirëve.

R.I.P Dr Antoni & Dr. Bora Keçi 🙏

04/18/2026

Aeroportet …

E ku ma bukur se n’Lezhë ❤️▫️Sot për katolikët asht Dita e Bukës së Bekueme.Me këto kartolina vlerash e mirësie të nanav...
04/04/2026

E ku ma bukur se n’Lezhë ❤️

▫️Sot për katolikët asht Dita e Bukës së Bekueme.

Me këto kartolina vlerash e mirësie të nanave tona, ju ftoj me marrë pjesë në këtë atmosferë të veçantë.

Në këtë ditë, besimtarët çojnë bukën në KISHË për me u beku, e mandej e ndajnë me familjen, me kojsh*të e sidomos me ata në nevojë.
Asht shenjë mirësie dhe falënderimi për begatinë e sofrës mbas Kreshmëve.

Buka e bekueme ruhet si mbrojtëse e shpisë dhe besohet se sjell paqe, shëndet e mbarësi gjatë gjithë vitit.

Një traditë e bukur që e ban bukën, elementin ma bazik të jetës, mjet bashkimi e solidariteti mes njerëzve.
✝️🥚

▫️▫️▫️👉🏻source: A-marini 💥

Para ekzistencës së antibiotikëve, neurosifilizi ishte një dënim me vdekje. Pasi infeksioni përhapej në tru, shkaktonte ...
04/04/2026

Para ekzistencës së antibiotikëve, neurosifilizi ishte një dënim me vdekje. Pasi infeksioni përhapej në tru, shkaktonte paralizë, psikozë dhe në fund vdekje.

Mjekët nuk kishin asnjë mënyrë për ta ndalur, derisa një mjek austriak propozoi një nga idetë më radikale në historinë e mjekësisë.

Në vitin 1917, Julius Wagner-Jauregg sugjeroi që pacientët me sifiliz të infektoheshin qëllimisht me malarie.

Arsyetimi i tij ishte çuditërisht logjik: malaria shkakton ethe të forta dhe të përsëritura, dhe temperaturat e larta janë armiqësore për bakterin e sifilizit.
Nëse ethet nuk e eliminonin plotësisht infeksionin, ato mund ta dobësonin mjaftueshëm sa t’i jepnin pacientit një mundësi për të mbijetuar.
▫️Dhe, çka është thelbësore, mjekët tashmë dinin si ta trajtonin malarien me kininë — kështu që plani kishte një rrugëdalje.

Trajtimi, i njohur si malarioterapi, funksionoi. Pacientët infektoheshin qëllimisht me parazitin e malaries, kalonin disa cikle etheje intensive dhe më pas merrnin kininë për të eliminuar malarien.

Shumë prej atyre që mendohej se do vdisnin, treguan përmirësime të mëdha. Ishte i rrezikshëm, i dhimbshëm dhe thellësisht jo konvencional — por shpëtoi mijëra jetë dhe u bë terapia standarde për neurosifilizin për disa dekada.

Në vitin 1927, Julius Wagner-Jauregg që ishte psikiatër & patolog, mori Çmimin Nobel për Fiziologji dhe Mjekësi për këtë zbulim — dhe mbetet edhe sot i vetmi psikiatër që ka marrë këtë çmim në shekullin XX.

Gjithçka ndryshoi në vitet ’40 me ardhjen e penicilinës. Ajo ishte në gjendje ta kuronte sifilizin në mënyrë të sigurt dhe të plotë, pa rreziqet e infektimit të qëllimshëm me malarie.

Malarioterapia shpejt u bë një kapitull i së kaluarës në historinë e mjekësisë.
Është një kapitull i çuditshëm i mjekësisë — të kurosh një sëmundje vdekjeprurëse duke u infektuar me një tjetër — por tregon se: në momente dëshpërimi, mund të lindin ide që, kundër çdo parashikimi, funksionojnë vërtet.

▫️▫️▫️👉🏻source: Dr. Orion Kulo 💥

Address

New York, NY
10017

Telephone

+355682076808

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Doktoresha ime posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Doktoresha ime:

Featured

Share