24/02/2026
NJOFTIM PËR PACIENTËT QË AGJËROJNË GJATË MUAJIT TË RAMAZANIT
Të nderuar pacientë,
gjatë muajit të Ramazanit, analizat që kërkojnë të bëhen esëll (para ushqimit) mund të realizohen edhe gjatë agjërimit.
Analizat që kërkojnë 8–12 orë esëll:
▪️ Glukoza (Sheqeri në gjak)
▪️ Profili lipidik (Kolesteroli total, HDL, LDL, Trigliceridet)
▪️ Insulina
▪️ OGTT
▪️ Disa analiza hormonale dhe metabolike
Këto analiza mund të kryhen 8 orë pas syfyrit, duke vazhduar agjërimin normalisht.
Shembull: Nëse syfyri është në ora 04:00, analizat mund të bëhen pas orës 12:00.
UDHËZIME PËR PACIENTËT QË PËRDORIN TERAPI
1. Letrox ,Levotiroksina, Euthyrox, T4 (për gjendrën tiroide)
▪️ Duhet të merret në stomak bosh, me ujë.
▪️ Gjatë Ramazanit rekomandohet:
✔️ Të merret në syfyr, 30–60 minuta para ushqimit, ose
✔️ Pas iftarit, por minimumi 3–4 orë pas ushqimit.
Mos e merrni bashkë me suplemente hekuri, kalciumi ose multivitamina.
2. Terapia për diabet
▪️ Pacientët me insulinë ose terapi orale duhet të konsultohen me mjekun për rregullim të dozës gjatë agjërimit.
▪️ Mos e ndërprisni terapinë pa këshillë mjekësore.
3. Terapia për tension (antihipertensivë)
▪️ Zakonisht mund të merren në iftar ose syfyr sipas skemës së rekomanduar nga mjeku.
▪️ Kujdes me barnat që mund të ulin tensionin gjatë dehidratimit.
4. Antibiotikët
▪️ Nëse kërkojnë dozë çdo 8 orë, agjërimi mund të mos jetë i përshtatshëm.
▪️ Konsultohuni me mjekun për skemë alternative.
Nëse jeni në terapi kronike dhe planifikoni analiza laboratorike, informoni gjithmonë personelin për barnat që përdorni.
Në Laboratori DINA ju ofrojmë këshillim profesional për përgatitjen para analizave.
Ju urojmë agjërim të lehtë dhe shëndet të plotë!