Poliklinika Shendi 1

Poliklinika Shendi 1 Na kontaktoni në numrat;
+38344875197 -Dr.Majlinda Gjocaj
+38345111159 -Dr.Curr Gjocaj

06/05/2025

🌍 Dita Botërore e Astmës – 6 Maj 2025
🫁Astma është një sëmundje që prek miliona njerëz në botë por është e menaxhueshme, nëse pacientët kanë qasje në barnat që u duhen!
🌍Tema e këtij viti nga Global Initiative for Asthma (GINA) është:
➡️ “Barnat me inhalator shpëtojnë jetë – le t’i bëjmë të qasshme për të gjithë!”
🎯 Qëllimi: Të sigurohet që çdo person me astmë të ketë qasje në barnat me inhalator, që janë thelbësore për:
🔹 Kontrollin afatgjatë të sëmundjes
🔹 Ndërprerjen e krizave të astmës
🌍 Askush nuk duhet të mbetet pa trajtim për shkak të mungesës së qasjes!
🌍Historia e Ditës Botërore të Astmës
Dita u themelua më 1998 nga Global Initiative for Asthma (GINA) për të ngritur ndërgjegjësimin rreth një sëmundjeje që prekte mbi 14% të fëmijëve në mbarë botën dhe u vendos e marta e pare e muajit maj. Në vitin 2016, OBSH e shpalli Astmën si një problem të madh të shëndetit publik me rreth 340 milionë të prekur dhe mbi 400,000 vdekje në vit.
Shkaktarët janë të shumtë: ndotja, alergjenët, kimikatet e mjedisit dhe stresi psikologjik – veçanërisht te popullatat me të ardhura të ulëta dhe minoritetet.
Rrjedha historike e Ditës Botërore të Astmës
• 400 p.e.s. – Hipokrati përshkruan simptomat e astmës si të lidhura me mjedisin.
• 1778 – Shpikja e inhalatorit të parë nga John Mudge në Angli.
• 1864 – Shpikja e nebulizatorit me avull në Gjermani.
• 1993 – Themelimi i GINA.
• 1998 – Shenimi per here te parë i Ditës Botërore të Astmës.
📌 Kjo ditë synon të ngrejë ndërgjegjësimin, të përmirësojë kujdesin dhe të ofrojë mbështetje për të gjithë ata që jetojnë me astmë.
🔹 Astma nuk është ngjitëse!
🔹 Nuk kufizon jetën aktive – sporti është i mundur me kujdesin e duhur!
🔹 Nuk prek vetëm fëmijët – mund të shfaqet në çdo moshë!
🔹 Shkaktarët përfshijnë ndotjen, alergjenët dhe stresin!
🔹 Astma mund të kontrollohet – zakonisht me steroide me dozë të ulët që merren me anë të inhalatorëve.
📲
🔗 Linku: ginasthma.org/wad-2025

Send a message to learn more

02/02/2025

Ne Ambulancen Specialistike Shendi 1, ofrohen shërbimet gjinekologjike - obstetrike si vijon :

-Percjellja e shtatezenise prej koncepsionit e deri ne fund;
-Vizita me ECHO /Ultrazeri 3D/4D ;
-Vizita Gjinekologjike;
-Vleresimi dhe ofrimi i rekomandimeve me mjekim per analizat;
-Kontrolle mjeksore dhe rekomandime mjeksore profesionale ne rastet e infertilitetit;
-Percjellje e menopauzes ;
-Marrja e strishove vaginale dhe cervikale;
-Marrja e HPV testit;
-Marrja e PAPA testit;
-Behet vendosja dhe largimi i Spirales;
-Behet trajtimi , lidhja dhe ofrimi i mjekimit te plageve post operatore;
-Behet heqja e penjëve te plageve ;
-Dhënia e terapisë intramuskulare , sub cutane dhe intravenoze;

Per termine kontaktoni ne numrat : +383 45 111 159 dhe +383 44 875 197;
Orari i punes: Hene -Premte 16.30-19.30 dhe e Shtune 15.00-17.00;

Diferencimet sipas lokalizimit të dhimbjes tek abdomeni akut (dhimbja e barkut-si njihet në popull).
26/01/2025

Diferencimet sipas lokalizimit të dhimbjes tek abdomeni akut (dhimbja e barkut-si njihet në popull).

Parandalimi është i mundur!
26/01/2025

Parandalimi është i mundur!

Dhuna,  kërcënime dhe shtatazhet ndaj personave zyrtare mantibardhëve janë tërësisht të papranueshme.
06/01/2025

Dhuna, kërcënime dhe shtatazhet ndaj personave zyrtare mantibardhëve janë tërësisht të papranueshme.

“SKANDAL NË SPITAL: KËRCËNOHET ME JETË UROLOGU I GJAKOVËS, KËRKOJMË DREJTËSI TË ASHPËR!”

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Spitalin Rajonal të Gjakovës, ku një urolog është përballur me një kërcënim të rëndë që ka vënë në rrezik jetën e tij dhe të familjes së tij. Sipas burimeve, një pacient ose familjar i tij ka kërcënuar mjekun duke deklaruar: “Kom me ta zhduke familjen”, një akt që kalon çdo kufi të arsyes dhe moralit.

Mjekët në Kosovë nën kërcënim të përhershëm

Ky rast nuk është i pari që tregon për dhunën dhe presionin ndaj mjekëve, të cilët janë të angazhuar për të shpëtuar jetë. Ngjarja ka shkaktuar indinjatë të madhe në komunitetin mjekësor, i cili kërkon masa urgjente dhe të ashpra ndaj kërcënuesve.

Mjekët në Kosovë shpesh përballen me kushte të vështira pune, mungesë pajisjesh dhe orare të zgjatura, dhe mbi të gjitha, me pacientë ose familjarë që në vend se të bashkëpunojnë, zgjedhin dhunën dhe kërcënimet. Rasti në fjalë përbën një alarm të qartë për nevojën e mbrojtjes ligjore dhe institucionale të personelit mjekësor.

Ligjet e Kosovës: Kërcënuesi mund të përfundojë pas hekurave

Sipas Kodit Penal të Kosovës:

Neni 185 parasheh deri në 3 vite burgim për kërcënim që përfshin dëm ndaj personit ose familjes së tij.

Nëse kërcënimi përfshin jetën ose integritetin fizik, dënimi mund të jetë edhe më i rëndë.

Neni 402 që trajton sulmet ndaj personave zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës, përfshin dënime deri në 5 vite burgim, duke qenë se mjekët konsiderohen persona zyrtarë gjatë ushtrimit të detyrës.

Kërkojmë nga organet kompetente të drejtësisë që ky rast të trajtohet me përparësi absolute dhe të vendoset një standard ndëshkimi që do të shërbejë si mësim për çdo individ tjetër që mendon të përdorë dhunën ndaj profesionistëve të shëndetit publik.

Oda e Mjekëve dhe shteti duhet të reagojnë fuqishëm

Oda e Mjekëve të Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë duhet të ndërhyjnë menjëherë. Siguria e mjekëve duhet të jetë prioritet kombëtar. Nuk mund të presim që profesionistët shëndetësorë të kryejnë detyrat e tyre nëse nuk ndihen të mbrojtur.

A ka drejtësi për mjekët?

Përballë një kërcënimi të tillë, i cili ka tronditur gjithë komunitetin mjekësor, pyetja që ngrihet është: A do të mbrohen mjekët tanë, apo do të lihen vetëm në mëshirën e dhunës dhe kërcënimeve?
Nëse shteti dështon të sigurojë drejtësi për këtë urolog, mesazhi që do t’u dërgohet profesionistëve shëndetësorë është i qartë: askush nuk është i sigurt.

Apel për mbrojtje dhe ndëshkim maksimal

Ne i bëjmë thirrje institucioneve të drejtësisë, Policisë së Kosovës dhe Odës së Mjekëve të reagojnë me masa konkrete për të mbrojtur jo vetëm këtë mjek, por të gjithë profesionistët shëndetësorë. Kërcënuesit duhet të përballen me dënime maksimale për të garantuar që raste të tilla të mos përsëriten kurrë më.

Mjekët janë shpëtimtarët tanë. Ata meritojnë respektin dhe mbrojtjen më të madhe. Kjo nuk është thjesht një çështje individuale, por një test për të gjithë shoqërinë tonë dhe për shtetin e së drejtës në Kosovë.

16/09/2024

Llojet e Ndryshme të Kollës!

Kolla klasifikohet në disa kategori, kryesisht në bazë të shkakut dhe jo çdo kollë trajtohet njësoj.
Kolla nuk na ndahet, sa herë që ftohet koha dhe vijnë virozat.
Ajo mund të jetë acaruese dhe drobitëse, shpesh e dhimbshme duke ngjallur edhe frikë për shëndetin.
Kolla klasifikohet në disa kategori, kryesisht në bazë të shkakut dhe jo çdo kollë trajtohet njësoj.

Kolla e Thatë
Kolla e thatë shfaqet pas gripit dhe të ftohurës.
Në shumicën e rasteve kjo kollë largohet vetë, megjithatë ajo mund të bëhet kronike nëse personi vuan nga:
Astma
Urthi,
Kanceri i mushkërive.
Kjo kollë largohet me shurup.

Kolla Me Sekrecione
Kjo kollë shoqërohet me sekrecione dhe zakonisht shfaqet pas një infeksioni por edhe gripi dhe e ftohura.
Në disa raste, sekrecionet kanë njolla gjaku, por ju duhet të shqetësoheni vetëm nëse njollat janë të një ngjyre të errët dhe sekrecionet përmbajnë copa ushqimesh.
Hidratimi është i rëndësishëm por ai duhet shoqëruar me medikamente si: shurup kolle, medikamente kundër dhimbjes dhe pomada për kraharorin.

Kolla e Fortë
Kjo kollë ndodh si pasojë e një infeksioni bakterial që shpërndahet lehte.
Ajo shoqërohet me simptoma si të të ftohurës apo gripit dhe zakonisht është shumë e fortë, a thua se do të të shkulen organet nga trupi.
Një infeksion i tillë mund të shpërndahet tek njerëzit brenda dy javësh që nga shfaqja e kollës.
Mënyra më e mirë e mbrojtjes nga kjo kollë është vaksinimi dhe në mungesë të tij, kolla mund të trajtohet me antibiotikë.

Kolla Kronike
Kolla mund të bëhet kronike nëse zgjat mbi 8 javë.
Ajo sinjalizon një sëmundje të fshehur.
Shkaqet e kollës kronike janë:

Infeksion i patrajtuar në rrugët e frymëmarrjes,
Alergjitë,
Duhani,
Ekspozimi ndaj mykut dhe pluhurat,
Sëmundje të mushkërive,
Probleme me gëlltitjen.

Kur Duhet Të Shkoni Tek Mjeku?
Në shumicën e rasteve, kolla nuk përbën një problem serioz.
Megjithatë, ju duhet të shqetesoheni dhe te shkoni tek mjeku në rastet kur;
Kolla vështirëson frymëmarrjen,
Kolla zgjat disa javë,
Kolla nuk largohet edhe pas trajtimit
Kolla nxjerr sekrecione me njolla gjaku

A e dini se??Mushkonjat preferojnë të kafshojnë njerëzit me grupin e gjakut O sesa ata me grupin A ose B.Ato gjithashtu ...
27/08/2024

A e dini se??

Mushkonjat preferojnë të kafshojnë njerëzit me grupin e gjakut O sesa ata me grupin A ose B.
Ato gjithashtu tërhiqen nga dioksidi i karbonit që njerëzit clirojne , dhe njerëzit më të mëdhenj kanë tendencë të lëshojnë më shumë dioksid karboni, duke i bërë ata më të ndjeshëm ndaj pickimit të mushkonjave.
Pirja e alkoolit dhe stërvitja rrit normën metabolike, duke i bërë individët më tërheqës për mushkonjat.
Gratë shtatzëna tërheqin më shumë mushkonja për shkak të temperaturave më të larta të trupit dhe nxjerrjes së më shumë dioksidit të karbonit.
Mushkonjat i shohin individët që djersiten më tërheqës pasi acidi laktik në djersë është një nga ushqimet e tyre të preferuara. Mushkonjat tërhiqen nga era unike e trupit të shkaktuar nga një përzierje e mikrobeve dhe kimikateve që prodhojnë njerëzit. Mushkonja të ndryshme kanë zakone të ndryshme kafshimi dhe mund te terhiqen nga shume aroma qe leshon trupi si psh era e kembeve !!!
Veshjet me ngjyrë të errët tërheqin më shumë mushkonjat sesa ngjyrat e lehta.
Hulumtimet sugjerojnë se gjenetika mund të luajë një rol nëse dikush tërheq ose largon mushkonjat. Disa njerëz prodhojnë natyrshëm pergjigjie aromatike kundër mushkonjave për shkak të përpunimit efikas të trupit të tyre të steroideve dhe kolesterolit.

☆Bill Clinton -    42nd president of the United States!Mirënjohës përjetësisht 🇺🇸!Urime ditëlindjen President, mik i kom...
19/08/2024

☆Bill Clinton -
42nd president of the United States!

Mirënjohës përjetësisht 🇺🇸!
Urime ditëlindjen President, mik i kombit Shqiptar z.Bill Clinton 🇺🇸 🙏🏻 🇺🇸 !!

Miti apo fakti : A është fat i keq të blesh rroba për fëmijë perpara lindjes se tyre?Shtatzënia, një kohë pritjesh dhe s...
19/08/2024

Miti apo fakti : A është fat i keq të blesh rroba për fëmijë perpara lindjes se tyre?

Shtatzënia, një kohë pritjesh dhe shprese të gëzueshme, shpesh vjen me një shumellojshmeri besimesh kulturore dhe bestytnish. Një mit intrigues që i kapërcen kufijtë dhe kulturat është besimi se blerja e rrobavedhe gjesendeve për fëmijën gjatë shtatzënisë është fat i keq. Sa prej jush keni dëgjuar- Mos blini asnjë rrobë për fëmijën në shtatzëni, është fat i keq!!!! Por a ka ndonjë bazë shkencore për këtë besim, apo është thjesht produkt i traditës dhe bestytnive? Pershembull ne disa vende si Turqia , India , Itali apo Kine qe njihen si vende te pasura me tradita dhe zakone të ndryshme, besimi se blerja e rrobave për fëmijë gjatë shtatzënisë mund të sjellë fat të keq ekziston ende . Kjo bestytni i ka rrënjët në idenë e largimit të "syrit të keq" ose energjive negative që mund të dëmtojnë nënën dhe fëmijën e palindur. Për të mbrojtur nënën e ardhshme dhe foshnjën e saj, familjet shpesh presin deri pas ardhjes së foshnjës për të blerë rroba dhe gjëra të tjera të domosdoshme. Është zakon që prindërit të presin deri në lindjen e fëmijës përpara se të blejnë veshje dhe sende për çerdhe. Kjo praktikë përputhet me nocionin se "syri i keq" mund të sjellë dëm për ata që festojnë para kohe ose përgatiten për ngjarjet e ardhshme.Është e rëndësishme të theksohet se disa vende si SHBA nuk besojnë në këto mite.
Është një fakt i njohur që në shumë vende prindërit festojnë festa të zbulimit të gjinisë dhe shijojnë blerjet për ardhjen e foshnjës!
Ekzaminimi i bazës shkencore:
Ndërsa këto besime janë të rrënjosura thellë në kultura të caktuara, është thelbësore të ndash bestytnitë nga realiteti shkencor. Nga një këndvështrim shkencor, nuk ka asnjë provë për të mbështetur idenë se blerja e rrobave për fëmijë gjatë shtatzënisë sjell fat të keq per nenen dhe foshnjen e saj .Në vend të kësaj, le të shqyrtojmë arsyet pse mund të jetë krejtësisht e sigurt dhe madje e dobishme përgatitja për ardhjen e fëmijës tuaj gjatë shtatzënisë.
1. Lidhja emocionale dhe reduktimi i stresit: Zgjedhja e rrobave për fëmijë dhe përgatitja për ardhjen e fëmijës suaj gjatë shtatzënisë mund të jetë një përvojë thellësisht emocionale. Kjo i lejon prindërit e ardhshëm të lidhen me fëmijën e tyre të palindur dhe mund të zvogëlojë stresin dhe ankthin. Pritja e ardhjes së fëmijës suaj është një pjesë e natyrshme dhe e bukur e shtatzënisë.
2. Prakticiteti dhe gatishmëria: Prakticiteti luan një rol të rëndësishëm në përgatitjen për një fëmijë të ri. Të kesh gati paraprakisht sendet thelbësore për bebe, duke përfshirë veshjet, pelenat dhe një hapësirë të sigurt gjumi, mund të zvogëlojë stresin për prindërit në pritje. Përgatitja siguron që prindërit janë gati të mirëpresin fëmijën e tyre në shtëpi dhe ofron një ndjenjë sigurie.
3. Instinkti i folesë: Shumë nëna në pritje përjetojnë atë që shpesh quhet "instinkti i folesë" gjatë shtatzënisë. Kjo është një kërkesë e madhe për të përgatitur dhe organizuar shtëpinë para lindjes. Nga pikëpamja biologjike, ky instinkt mund të ketë evoluar si një mënyrë për nënat e ardhshme për të krijuar një mjedis të sigurt dhe edukues për të porsalindurit e tyre.
4. Praktikat moderne të kujdesit shëndetësor: Në botën e sotme, kujdesi shëndetësor prenatal ka avancuar ndjeshëm. Kontrollet rutinë para lindjes dhe skanimet me ultratinguj lejojnë profesionistët e kujdesit shëndetësor të monitorojnë shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës. Kjo mbikëqyrje mjekësore u siguron prindërve në pritje më shumë besim në përgatitjen për ardhjen e fëmijës së tyre.
5. “Shijimi i udhëtimit”: Shtatzënia është një udhëtim unik dhe transformues. Festimi i kësaj kohe të veçantë në jetën tuaj duke u përgatitur për fëmijën tuaj mund të jetë një burim gëzimi dhe emocioni. Ai u lejon prindërve të përfytyrojnë të ardhmen dhe të ndërmarrin hapa pozitivë drejt ndërtimit të një mjedisi të dashur dhe mikpritës për fëmijën e tyre.
Si përfundim: Ndërsa besimet kulturore rreth blerjes së rrobave për fëmijë gjatë shtatzënisë mund të vazhdojnë, është thelbësore të mbani mend se këto zakone janë të rrënjosura në traditë dhe bestytni dhe jo në prova shkencore. Në fund të fundit, vendimi për të blerë sende për fëmijë gjatë shtatzënisë është një vendim personal i bazuar në vlerat dhe besimet që rezonojnë më shumë me ju.

Mbeshtetesi me i madh gjate shtatezenise eshte bashkeshorti/partneri juaj!
19/08/2024

Mbeshtetesi me i madh gjate shtatezenise eshte bashkeshorti/partneri juaj!

Të dashuri familjar, miq, shokë, kolegë,  dashamirë dhe gjithë ju miq besimtarë të  besimit islam:Gëzuar festa e Kurban ...
16/06/2024

Të dashuri familjar, miq, shokë, kolegë, dashamirë dhe gjithë ju miq besimtarë të besimit islam:
Gëzuar festa e Kurban Bajramit!
Festofshi të gëzuar gjithmonë në familjet tuaja!

A e dini se ??  Grupi i vezëve (të quajtura ovocite) që një grua do të ketë gjatë gjithë jetës së saj formohet në të vër...
07/06/2024

A e dini se ?? Grupi i vezëve (të quajtura ovocite) që një grua do të ketë gjatë gjithë jetës së saj formohet në të vërtetë gjatë zhvillimit të fetusit. Kjo ndodh rreth muajit të 4-rt të shtatzënisë, ndërsa vetë gruaja është ende një fetus brenda nënës së saj. Pra, ne fillojmë jetën qelizore brenda gjyshes sonë.

Address

Fushë-Kosova

Opening Hours

Monday 16:30 - 20:00
Tuesday 16:30 - 20:00
Wednesday 16:30 - 20:00
Thursday 16:30 - 20:00
Friday 16:30 - 20:00
Saturday 12:00 - 17:00

Telephone

+38344875197

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Poliklinika Shendi 1 posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Poliklinika Shendi 1:

Share

Category

Ne sherbim te pacienteve tane, kudo dhe kurdo qe kane nevoje!

Ne Polikliniken “Shendi-1” do te gjeni mjekun specialist Obsteter -Gjinekolog, mjekun specialist te Interno-Semundje te Mushkerive /Pulmolog, mjekun specialist Pediater , mjekun specialist nga Mjeksia Familjare dhe sherbimin mjeksor ne shtepi dhe familje. Nje staf te perkushtuar , profesional dhe ne sherbim te pacienteve kudo dhe kurdo qe kane nevoje.

Ju urojme jete te shendetshme gjithmone , por nese semureni dhe nuk ndjeheni mire , ne kliniken tone do te gjeni trajtimin dhe sherimin e duhur dhe profesional!