Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare Gjilan QKMF

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare Gjilan  QKMF Qendra kryesore e mjekësisë familjare në Gjilan ofron shërbimet të kujdesit primare

15/04/2026
Pensionohet Dr. Jashar Ramadani.Sot, në prezencë të profesionistëve të Shëndetësisë së nivelit primar dhe sekondar, Drej...
14/04/2026

Pensionohet Dr. Jashar Ramadani.

Sot, në prezencë të profesionistëve të Shëndetësisë së nivelit primar dhe sekondar, Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, menaxhmentit të QKMF-së,
dhe Familjes Ramadani, është pensionuar
Dr. Jashar Ramadani.

Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes në Zhegër, gjimnazin drejtimi “Matematikor“ në Gjilan.
Mbaroi fakultetin e Mjekësisë së Përgjithshme në Universitetin e Beogradit, më pas në po të njëjtin Universitet, vijoi specializimin në Pediatri dhe magjistraturën, për të vazhduar pas luftës të punojë në repartin e Neonatologjisë në Spitalin Regjional të Gjilanit.
Specializimin e Mjekësisë Familjare e mbaroi në Universitetin e Prishtinës.

Gjatë një karriere të gjatë dhe me peshë të veçantë institucionale, Dr. Jashar Ramadani ka ushtruar funksione të larta drejtuese dhe profesionale në sektorin publik dhe atë shëndetësor, duke mbajtur ndër të tjera detyrën e Drejtorit të Drejtoratit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, për dy mandate, ku me donacione të huaja, arriti të ndërtojë 16-të objekte shëndetësore kryesisht QMF, duke udhëhequr Shërbimin e Vaksinimit, Anëtar i Akademisë Amerikane të Mjekëve Familjarë, Menaxher i Trajnimeve për Shëndetësi në kuadër të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Trajner dhe Vlerësues në procese të vlerësimit të provimit specialistik të Mjekësisë Familjare në kuadër të QZHMFK dhe British Medical Royal College, si dhe Shef i Kabinetit në Ministrinë e Mbrojtjes për dy mandate, në kuadër të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Kontributi i tij nuk është kufizuar vetëm në kohë paqeje, gjatë periudhave më të vështira për vendin, ai ka dhënë një angazhim të çmuar edhe në rrethana lufte, duke vënë dijen, përkushtimin dhe profesionalizmin e tij në shërbim të mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të qytetarëve.

Gjatë viteve të tij të punës, Dr. Ramadani ka qenë shembull i profesionalizmit, integritetit dhe përkushtimit. Me një etikë të lartë pune dhe një ndjenjë të fortë përgjegjësie, ai ka ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe në ndërtimin e besimit të qytetarëve ndaj institucioneve tona. Një mentor dhe udhërrëfyes për shumë profesionistë të rinj, duke ndarë përvojën dhe dijen me përkushtim e fisnikëri. Trashëgimia e tij profesionale dhe njerëzore do të mbetet një standard i lartë për brezat që vijnë.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Gjilan si dhe i gjithë komuniteti i Shëndetësisë së Komunës së Gjilanit, i shpreh mirënjohjen dhe respektin më të thellë për kontributin e çmuar të Dr. Jashar Ramadanit.
I urojmë shëndet të plotë, qetësi dhe shumë momente të bukura në këtë fazë të re të jetës.

07/04/2026

Sot u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Shoqatës për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë, me qëllim të themelimit të Këshillit të Pacientëve në Komunën e Gjilanit.

Ky bashkëpunim parasheh një sërë aktivitetesh të rëndësishme, duke përfshirë hartimin e dokumentacionit për funksionalizimin e Këshillit, përzgjedhjen e anëtarëve, monitorimin e punës së tij, si dhe organizimin e aktiviteteve që synojnë adresimin e nevojave dhe shqetësimeve të pacientëve.

Përmes këtij memorandumi synohet fuqizimi i rolit të pacientëve, përmirësimi i cilësisë së shërbimeve shëndetësore, si dhe rritja e transparencës dhe llogaridhënies në sistemin shëndetësor.

Themelimi i Këshillit të Pacientëve është një hap i rëndësishëm drejt përfshirjes aktive të qytetarëve dhe mbrojtjes së të drejtave të tyre.

31/03/2026

Njoftim për publikun

Zgjerimi i vaksinimit kundër HPV-hap i rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit publik

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton qytetarët se Ministria e Shëndetësisë ka aprovuar rekomandimin e Komitetit Profesional Këshillues për Imunizim (KPKI), për zgjerimin e grup-moshave për vaksinim kundër Human Papilloma Virusit (HPV).

Ky vendim është në përputhje me evidencën më të fundit shkencore dhe rekomandimet ndërkombëtare, dhe synon rritjen e mbrojtjes së popullatës ndaj infeksioneve me HPV, parandalimin e kancerit të qafës së mitrës, si dhe uljen e rrezikut nga kanceret e tjera të lidhura me HPV tek të dy gjinitë.

• Vaksinimi kundër HPV do të ofrohet në mënyrë vullnetare tek të rinjtë deri në moshën 26 vjeç, të cilët nuk janë vaksinuar më parë.
• Personat e moshës 26–45 vjeç mund të vaksinohen vetëm me rekomandim të klinicistit, bazuar në vlerësimin individual të rrezikut dhe përfitimit.
• Vaksinimi rutinë për fëmijët 11–12 vjeç (nxënësit e klasës së gjashtë) vazhdon sipas kalendarit të rregullt të imunizimit.


Pse është i rëndësishëm vaksinimi kundër HPV?
HPV është një ndër shkaktarët kryesorë të kancerit të qafës së mitrës dhe disa sëmundjeve të tjera serioze.
Vaksina:
• mbron nga tipet më të rrezikshëm të virusit;
• redukton ndjeshëm rrezikun për zhvillimin e lezioneve para-kanceroze dhe kancerit;
• është e sigurt dhe shumë efektive sidomos kur merret para ekspozimit ndaj virusit.


Përfitimet për shëndetin
Zgjerimi i vaksinimit pritet të sjellë:
• ulje të rasteve të kancerit të qafës së mitrës dhe kancereve tjera të lidhura me virusin;
• mbrojtje më të gjerë për të rinjtë;
• reduktim të kostove të trajtimit në të ardhmen;
• përmirësim të përgjithshëm të shëndetit të popullatës.

Vaksina për grupmoshat e përfshira do të jetë e disponueshme në të gjitha Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) dhe në Qendrat Rajonale të Shëndetësisë Publike në të gjithë vendin.

IKShPK inkurajon të gjithë prindërit, të rinjtë dhe qytetarët që të informohen dhe të konsultohen me profesionistët shëndetësorë për vaksinimin kundër HPV.

Vaksinimi është një nga mënyrat më efektive për të parandaluar sëmundje serioze dhe për të mbrojtur shëndetin individual dhe atë të komunitetit.

Mirënjohje për 43 vite shërbim: Pensionohet infermierja Sebahate RukovciPas një karriere të gjatë në shërbim të pacientë...
26/03/2026

Mirënjohje për 43 vite shërbim: Pensionohet infermierja Sebahate Rukovci

Pas një karriere të gjatë në shërbim të pacientëve, është pensionuar infermierja gjilanase Sebahate Rukovci.

Ajo e nisi rrugëtimin profesional në vitin 1983 në ish-Shtëpinë e Shëndetit në Gjilan, sot QKMF “Dr. Nagip Rexhepi”, ku për dekada me radhë shërbeu me profesionalizëm, përkushtim dhe humanizëm të lartë. Për 15 vite me radhë, deri në pensionim, ajo ushtroi detyrën e kryeinfermieres në QMF Dardani, duke dhënë kontribut të veçantë në organizimin dhe menaxhimin e shërbimeve infermierore.

E njohur për qasjen e saj të ngrohtë dhe kujdesin ndaj pacientëve, ajo ka lënë gjurmë të veçanta në institucion dhe komunitet.

Në mars 2026, ajo u pensionua, duke u përcjellë me mirënjohje nga kolegët dhe familjarët.

Në emër të menaxhmentit të QKMF-së, shprehim falënderimin për 43 vitet e kontributit të saj të çmuar dhe i urojmë shëndet dhe mirëqenie në vazhdim.

24 Marsi – Dita Botërore e TuberkulozitNë kuadër të shënimit të 24 Marsit – Ditës Botërore të Tuberkulozit, Qendra Kryes...
24/03/2026

24 Marsi – Dita Botërore e Tuberkulozit

Në kuadër të shënimit të 24 Marsit – Ditës Botërore të Tuberkulozit, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan, në bashkëpunim me Institutin Rajonal të Shëndetit Publik në Gjilan dhe Kryqin e Kuq – dega Gjilan, organizoi dhe realizoi një aktivitet vetëdijesues me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve për parandalimin dhe kontrollin e tuberkulozit.

Aktiviteti u zhvillua në hapësirën publike para Teatrit të Qytetit në Gjilan, ku profesionistët shëndetësorë informuan qytetarët dhe kalimtarët e rastit lidhur me natyrën e sëmundjes, mënyrat e transmetimit, shenjat dhe simptomat, si dhe rëndësinë e diagnostikimit dhe trajtimit të hershëm.

Gjatë aktivitetit, u shpërndanë materiale edukative (fletëpalosje) dhe u ofruan këshilla të drejtpërdrejta nga punëtorët shëndetësorë, duke synuar promovimin e sjelljeve parandaluese dhe mbrojtjen e shëndetit publik.

Ky aktivitet përfaqëson një angazhim të përbashkët institucional në funksion të edukimit shëndetësor dhe forcimit të masave parandaluese në komunitet, në përputhje me prioritetet e shëndetit publik për luftën kundër tuberkulozit.

Moto: “PO! T’i japim fund tuberkulozit

12/03/2026
Pas më shumë se 17 vitesh shërbim dhe përkushtim ndaj pacientëve, është pensionuar mjekja gjilanase, specialiste e Mjekë...
10/03/2026

Pas më shumë se 17 vitesh shërbim dhe përkushtim ndaj pacientëve, është pensionuar mjekja gjilanase, specialiste e Mjekësisë Familjare, Dr. Shemsije Hajrizi.

Që nga viti 2009, ajo ka ushtruar profesionin e saj në QKMF “Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan, duke ofruar shërbime shëndetësore me profesionalizëm, përkushtim dhe humanizëm.

Dr. Shemsije Hajrizi u pensionua më 06.03.2025, ndërsa kolegët e saj e falënderuan për kontributin e çmuar dhe punën e palodhshme ndër vite.

Menaxhmenti i QKMF-së shpreh mirënjohje për angazhimin e saj shumëvjeçar në shërbim të shëndetit të qytetarëve dhe i uron shëndet e mirë në vazhdim të jetës.

23/02/2026

Njoftim për Trajnim për EVP për Infermierë në QKMF “Dr. Nagip Rexhepi”

Ju njoftojmë se trajnimi për EVP për infermierë do të fillojë më 24.02.2026, në ambientet e QKMF “Dr. Nagip Rexhepi”, nga ora 11:00 deri në 13:00.

Trajnimi do të zhvillohet në formë dyjavore, duke filluar me grupin e parë, dhe do të vazhdojë me grupe të radhës sipas orarit të përcaktuar. Programi i trajnimit do të zgjasë deri në muajin dhjetor, me grupe në vazhdim.

Koordinatorja: M. Maliqi

DHOMA PËR PROMOVIM DHE EDUKIM SHËNDETËSORNë Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare Dr. Nagip Rexhepi" në Gjilan funksio...
20/02/2026

DHOMA PËR PROMOVIM DHE EDUKIM SHËNDETËSOR

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare Dr. Nagip Rexhepi" në Gjilan funksionon Dhoma për Promovim dhe Edukim Shëndetësor, e dedikuar për pacientët me sëmundje kronike si diabeti, astma dhe hipertensioni.

Ftojmë të gjithë pacientët që jetojnë me këto sëmundje të paraqiten çdo ditë pune nga ora 07:00 – 14:00, për të përfituar shërbime profesionale që ndihmojnë në menaxhimin sa më të mirë të gjendjes së tyre shëndetësore dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës.

Në kuadër të kësaj dhome ofrohen:
• Këshillim profesional për menaxhimin e diabetit, hipertensionit dhe astmës
• Edukim mbi mënyrën e jetesës së shëndetshme dhe aktivitetin fizik
• Udhëzime për përdorimin korrekt të terapisë dhe monitorimin e rregullt të shëndetit
• Plane individuale ushqimore sipas kategorisë së sëmundjes
• Mbështetje për parandalimin e komplikimeve

19/11/2025

Në QKMF Gjilan tashmë janë vendosur QR-kodet.
Videoja shpjegon mënyrën se si skanohet QR-kodi dhe si plotësohet pyetësori elektronik, në kuadër të projektit të përbashkët të IKSHPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë për matjen e kënaqshmërisë së pacientëve.

Address

Gnjilane

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare Gjilan QKMF posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category