Genc Rexhepi - Fizioterapi

Genc Rexhepi - Fizioterapi .

💡A e keni ditur ?
12/02/2024

💡A e keni ditur ?

đŸ€” Mendoni se i dini tĂ« gjitha pĂ«rfitimet e ushtrimeve? Mendohu perseri!đŸ‹ïžâ€â™‚ïž BĂ«huni gati pĂ«r tĂ« zbuluar disa pĂ«rfitime b...
12/02/2024

đŸ€” Mendoni se i dini tĂ« gjitha pĂ«rfitimet e ushtrimeve? Mendohu perseri!
đŸ‹ïžâ€â™‚ïž BĂ«huni gati pĂ«r tĂ« zbuluar disa pĂ«rfitime befasuese tĂ« ushtrimeve qĂ« shkojnĂ« pĂ«rtej tĂ« dukshmes.
🧠 Nga nxitjet mendore te pĂ«rfitimet e papritura, le tĂ« zhytemi dhe tĂ« eksplorojmĂ« mrekullitĂ« e tĂ« qĂ«ndruarit aktiv!
đŸ‘šâ€âš•ïž đ˜Žđ˜Šđ˜Żđ˜€ 𝘙𝘩đ˜čđ˜©đ˜Šđ˜±đ˜Ș - 𝘍đ˜Șđ˜»đ˜Șđ˜°đ˜”đ˜Šđ˜łđ˜ąđ˜±đ˜Șđ˜Žđ˜”
⠀
______________________
⠀

đŸ€” ËndĂ«rroni tĂ« qĂ«ndroni nĂ« pozitĂ« tĂ« drejtĂ«?🧍 UdhĂ«timi juaj i qĂ«ndrimit drejt fillon kĂ«tu!đŸ‹ïž Forconi muskujt core dhe rr...
31/01/2024

đŸ€” ËndĂ«rroni tĂ« qĂ«ndroni nĂ« pozitĂ« tĂ« drejtĂ«?
🧍 UdhĂ«timi juaj i qĂ«ndrimit drejt fillon kĂ«tu!
đŸ‹ïž Forconi muskujt core dhe rregulloni shtyllĂ«n kurrizore me kĂ«to 7 ushtrime tĂ« pĂ«rsosura pĂ«r qĂ«ndrim tĂ« drejtĂ«. TĂ« qĂ«ndrojmĂ« tĂ« fortĂ« sĂ« bashku!
đŸ‘šâ€âš•ïž đ˜Žđ˜Šđ˜Żđ˜€ 𝘙𝘩đ˜čđ˜©đ˜Šđ˜±đ˜Ș - 𝘍đ˜Șđ˜»đ˜Șđ˜°đ˜”đ˜Šđ˜łđ˜ąđ˜±đ˜Șđ˜Žđ˜”
⠀
______________________
⠀

đŸ€” A keni menduar ndonjĂ«herĂ« pĂ«r pĂ«rfitimet e pabesueshme qĂ« mund tĂ« sjellĂ« fizioterapia nĂ« jetĂ«n tuaj?đŸ€ż Le tĂ« zhytemi nĂ«...
31/01/2024

đŸ€” A keni menduar ndonjĂ«herĂ« pĂ«r pĂ«rfitimet e pabesueshme qĂ« mund tĂ« sjellĂ« fizioterapia nĂ« jetĂ«n tuaj?
đŸ€ż Le tĂ« zhytemi nĂ« botĂ«n transformuese tĂ« fizioterapisĂ« dhe tĂ« zbulojmĂ« se si shkon pĂ«rtej vetĂ«m shĂ«rimit tĂ« lĂ«ndimeve.
© đ˜Žđ˜Šđ˜Żđ˜€ 𝘙𝘩đ˜čđ˜©đ˜Šđ˜±đ˜Ș - 𝘍đ˜Șđ˜»đ˜Șđ˜°đ˜”đ˜Šđ˜łđ˜ąđ˜±đ˜Șđ˜Žđ˜”.

———————————————-

11/07/2019

DHIMBJET E SHPINËS - Hernia Diskale

NjĂ« prej shkaktarĂ«ve mĂ« tĂ« shpeshtĂ« tĂ« dhimbjeve tĂ« shpinĂ«s Ă«shtĂ« hernia diskale. Secila unazĂ« Ă«shtĂ« lidhur me njĂ«ra-tjetrĂ«n me diskun ndĂ«runazor.Roli i diskut Ă«shtĂ« t’i mundĂ«soj boshtit kurrizor tĂ« njeriut lĂ«vizje nĂ« gjitha drejtimet.
Si pasojë lëvizjeve të ndryshme që bën njeriu gjatë punës dhe aktiviteteve të veta jetësore, vjen deri te degjenerimi i diskut duke kaluar nga një masë e butë në një masë më të fortë.Si pasojë e këtyre degjenerimeve, por edhe e ndonjë ngritjeje peshe apo ndonjë lëndimi, vie deri te rrëshqitja e diskut që në gjuhën mjekësore quhet herni diskale.

Simptomat më të shpeshta të hernies diskale lumbale mund të jenë dhembja përgjatë këmbës si dhe humbje të ndjeshmërisë përgjatë këmbës; varësisht prej nivelit ku ka ndodhë hernia vjen deri te ndryshimi senzitiv i zonës nga nervi i komprimuar. Po ashtu, ndrydhja e rrënjës nervore mund të shkaktoj rënie të forcës muskulore duke shkaktuar edhe dobësim të forcës muskulore të shputës dhe tërë këmbës.

Trajtimi fillestar për herni diskale (rrëshqitja e diskut të unazave) zakonisht është jo-kirurgjik.
Mjeku mund të rekomandojë terapi fizikale përmes një trajtimi të projektuar posaçërisht për pacientët me herni diskale. Terapia mund të përfshijë masazh të lehtë, terapi me akull dhe nxehtësi, ultratinguj, stimulim elektrik të muskujve dhe ushtrime të tërheqjes. Edhe medikamentet e dhimbjes dhe relaksuesit e muskujve mund të jenë të dobishme në lidhje me terapinë fizike.
Ndërhyrja kirurgjike rekomandohet nëse opsionet si terapia fizikale dhe medikamentet, nuk e zvogëlojnë ose i japin fund dhimbjes tërësisht.

Ordinanca për Fizioterapi
"PhysioMedical - GJILAN "
044/780-814

Nëse keni dhembje të vazhdueshme të qafës, krahëve, shpatullave, duarve, e nganjëherë edhe kokës, ju mund të identifikoh...
17/06/2019

NĂ«se keni dhembje tĂ« vazhdueshme tĂ« qafĂ«s, krahĂ«ve, shpatullave, duarve, e nganjĂ«herĂ« edhe kokĂ«s, ju mund tĂ« identifikoheni me “SpondilozĂ«n Cervikale”.
Spodiloza paraqitet me dhembje të vazhdueshme të qafës, krahëve, shpatullave, duarve, e nganjëherë edhe kokës. Shpesh këto probleme bëhen të padurueshme sidomos kur shoqërohen me mpirje të krahëve, duarve e gishtërinjve, shtangim dhe kufizim të lëvizjes së qafës. Për më tepër, tek sppondilozat e avancuara ju shpeshtohen gjithnjë e më shumë marramendjet dhe çorientimet në hapësirë (sidomos kur e ulni apo e ngritni kokën).
NĂ«se e gjeni veten nĂ« mesin e kĂ«tyre simptomave, ju jeni njĂ« kandidat/serioz/ pĂ«r t’u diagnostikuar me “SpondilozĂ«n Cervikale” famĂ«keqe.
Metoda më e mirë që pasi të jeni diagnostikuar me Spondilozë Cervikale është që të fillohet me kombinimin e trajtimit medikamentoz, terapi fizikale dhe edukim për menaxhim individual të kësaj gjendjeje.
- Terapia medikamentoze kryesisht pĂ«rbĂ«het nga analgjetikĂ«t dhe miorelaksantĂ«t, qĂ« sĂ« bashku, kanĂ« pĂ«r qĂ«llim zvogĂ«limin e dhembjeve dhe lirimin e muskulaturĂ«s sĂ« tendosur dhe tĂ« dobĂ«suar. NĂ« ndĂ«rkohĂ« fillohet edhe me terapi fizikale, me ç’rast synohet qĂ« tĂ« lirohet spazmi dhe tendosjet muskulore, tĂ« rikthehet amplituda e lĂ«vizjes, tĂ« rikthehen hapĂ«sirat intervertebrale (aq sa Ă«shtĂ« e mundshme, duke parandaluar komprimimin e rrĂ«njĂ«ve nervore apo enĂ«ve tĂ« gjakut) si dhe tĂ« rikthehet funksionaliteti i nervave, bashkĂ« me forcĂ«n dhe fuqinĂ« e muskujve.
Në kuadër të fizioterapisë përdoret:
■ Ultrasonoterapia (ultratingulli apo ultrazĂ«ri), me ç’rast shkaktohet njĂ« mikromasazh indor qĂ« ndihmon nĂ« pĂ«rmirĂ«sim tĂ« pĂ«rçueshmĂ«risĂ« sĂ« nervave, pĂ«rmirĂ«sim tĂ« vaskularizimit, zvogĂ«lim tĂ« dhembjes, rritje tĂ« nxehtĂ«sisĂ«, etj.
■ Elektrostimulimi me TENS (Transcutaneus Electrical Nerve Stimulation) ,qĂ« ka pĂ«r qĂ«llim zvogĂ«limin deri nĂ« eliminim tĂ« dhembjes, pĂ«rmirĂ«sim tĂ« pĂ«rçueshmĂ«risĂ« sĂ« nervave, relaksin e muskujve, etj.
■ Termoterapia (aplikimi i tĂ« nxehtit me qĂ«llim tĂ« shĂ«rimit). Efekti i tĂ« nxehtit nĂ« qafĂ« Ă«shtĂ« mjaft i mirĂ« pasi qĂ« relakson muskulaturĂ«n e tendosur dhe zvogĂ«lon spazmin eventual.
■ Pas termoterapisĂ« gjithmonĂ« duhet tĂ« vijĂ« kineziterapia. NĂ« praktikĂ« hasim mjaft raste ku njĂ« renditje e tillĂ« nuk respektohet, gjĂ« qĂ« bĂ«n qĂ« edhe efektet qĂ« pritet tĂ« arrihen tĂ« mos jenĂ« ato tĂ« duhurat. Kineziterapia duhet medoemos tĂ« fillohet menjĂ«herĂ« pas trajtimit me procedura tĂ« tĂ« nxehtit, pasi qĂ«, vetĂ«m atĂ«herĂ« muskujt janĂ« mĂ« tĂ« relaksuar dhe Ă«shtĂ« mĂ« e lehtĂ« tĂ« manipulohet me regjionin e dĂ«mtuar.
■ Masazha - Teknikat e masazhit janĂ« tĂ« dobishme nĂ« tĂ« gjitha rastet kur qafa dhe shpatullat kanĂ« ngrirĂ«, qoftĂ« pse keni qĂ«ndruar nĂ« njĂ« pozicion tĂ« papĂ«rshtatshĂ«m, pĂ«r shkak tĂ« artrozĂ«s, pĂ«r njĂ« qĂ«ndrim tĂ« gjatĂ« nĂ« tĂ« njĂ«jtin pozicion.
■Akupuntura - Ă«shtĂ« shumĂ« e dobishme nĂ« rastet kur dhimbja e qafĂ«s Ă«shtĂ« shkaktuar nga kontraktimet muskulore si ato tĂ« shkaktuara nga sĂ«mundja e artrozĂ«s.

Genc Rexhepi, Fizioterapeut.
044 /780-814
GJILAN

Jetojmë në një botë të lidhur me internet vazhdimisht, ku njerëzit komunikojnë mes vete në çdo kohë permes telefonave të...
29/05/2019

Jetojmë në një botë të lidhur me internet vazhdimisht, ku njerëzit komunikojnë mes vete në çdo kohë permes telefonave të menqur dhe paisjeve tjera teknologjike. Përdorimi i gjatë i paisjeve të tilla mund të shkaktojë dhimbje në qafë dhe shpinë.
Kirurgët spinal po vërejnë një rritje të pacientëve me dhimbje në qafë dhe pjesës së sipërme të shpinës, që ka të ngjarë të lidhet me qëndrimin joadekuat gjatë përdorimit të celularit. Disa pacientë, sidomos pacientë të rinj të cilët nuk duhet të kenë ende probleme me shpinë dhe qafë, raportojnë herni diskale dhe problem me qëndrim drejtë.
Ju keni parë njerëz duke qëndruar me supet e përkulura përpara, qafa e tensionuar në një kënd të pakëndshëm, duke hedhur syrin në ekran, duke shkruar gjatë tërë kohës.
ËshtĂ« njĂ« sjellje e lidhur mĂ« shpesh me celularĂ«t tanĂ«, dhe duket se shumica e njerĂ«zve – qĂ« nga mĂ« tĂ« vegjlit deri tek moshat e shtyera – janĂ« shĂ«ndrruar nĂ« pĂ«rdorues tĂ« rregullt tĂ« tyre. Por kjo Ă«shtĂ« shprehi e gabuar dhe mund tĂ« çojĂ« nĂ« dhimbje nĂ« qafĂ«, shpinĂ« por edhe probleme tjera shĂ«ndetĂ«sore dhe psikologjike.
Pra, çfarë mund të bëni?
‱ Shikoni larg nga ekrani çdo 5 minuta ose mĂ« shumĂ«.
‱ Mbani telefonin mobil nĂ« nivelin e syve.
‱ BĂ«ni disa ushtrime tĂ« lehta pĂ«r qafĂ« cdo ditĂ«.
‱ Aktivitetet sportive si ecja, vrapimi, fitnesi do tĂ« ju ndihmojnĂ« akoma mĂ« shumĂ« pĂ«r evitimin e problemeve me qafĂ« dhe shpinĂ«.
NĂ«se vĂ«reni ndonjĂ« nga problemet si dhimbje dhe qĂ«ndrim i pĂ«rkulur, Ă«shtĂ« mirĂ« tĂ« vizitoheni sa mĂ« parĂ« tek mjeku apo fizioterapeuti. NĂ« ordinancĂ«n PhysioMedical, ofrojme trajtime cilĂ«esore me metodat mĂ« bashkohore fizioterapeutike.. PĂ«r mĂ« shumĂ« informacione apo caktim tĂ« terminit, na kontaktoni nĂ« numrin 044/780-814. Genc Rexhepi – Fizioterapeut.

FIZIOTERAPIA TEK PROTEZA E GJURITProteza e gjurit apo ndryshe e quajtur artroplastika totale e gjurit është intervenim k...
22/05/2019

FIZIOTERAPIA TEK PROTEZA E GJURIT

Proteza e gjurit apo ndryshe e quajtur artroplastika totale e gjurit është intervenim kirurgjik për zëvendësimin e pjesës së dëmtuar të kockës me nyje artificiale (protezë) që përbëhet nga pjesë plastike dhe metalike.
Gjuri përbëhet nga tri kocka të mbështjellura me kërce kockore. Kërci i shëndoshë është ai që mundëson lëvizjen e gjurit pa dhimbje dhe funksionimin e tij në gjendje normale. Në rastet kur kërci dëmtohet, atëherë dëmtohet edhe mbrojtja e kockave gjë që shkakton që sipërfaqet e nyjës mos të jenë të lëmuara si më parë. Kjo shkakton dhembje në gju dhe përcillet me vështirësi në lëvizje të gjurit.
Disa nga simptomat se pacienti ka nevojë për intervenim janë:
- dhembje të forta në gjunjë dhe në tërë këmbën që nuk qetësohen me metodat konservative
- paaftësi në kryerjen e aktiviteteve të përditshme
- jostabiliteti i gjurit
- ënjtja e gjurit dhe mbushja e tij me lëng nyjor deri në deformim të dukjes së tij.
Pas operacionit për zëvendësimin e gjurit, për shërim adekuat është e domosdoshme terapia fizikale. Shkalla e suksesit te endoproteza e gjurit varet nga periudha e rehabilitimit pas operacionit. Patericat ose shëtitorja është e nevojshme për disa ditë deri në disa javë, ashtu siç rekomandohet nga kirurgu ose fizioterapeuti. Një ndër problemet kryesore pas ndërhyrjes kirurgjike është kufizimi i amplitudës së lëvizjes së gjurit dhe humbja e forcës muskulare. Prandaj edhe programi fizioterapeutik fokusohet në këto dy komponenta. Si komplikim mund të jetë edhe tromboza e venave të thella, prandaj aktivizimi i hershëm me ushtrime pengon komplikimet e tilla.
Na kontaktoni : 044/780-814 ; Genc Rexhepi - Fizioterapeut

Artroza e kockave te legenit (coxarthrosis)Artroza është një sëmundje e cila prek artikulacionet dhe shkaktohet nga dëmt...
31/03/2019

Artroza e kockave te legenit (coxarthrosis)

Artroza është një sëmundje e cila prek artikulacionet dhe shkaktohet nga dëmtimi i indit kërcor artikular që gjendet ndërmjet dy kockave. Humbja e këtij indi kërcor bën që kockat të fërkohen me njëra-tjetrën dhe të shtypen duke çuar në dhimbje, inflamacion dhe deformime të përhershme të artikulacionit.
Artroza zakonisht paraqitet në artikulacionet që kryejnë më shumë lëvizje, si për shembull artikulacioni i shpatullës, në pjesën cervikale të kolonës vertebrale (pengon në lëvizjen e kokës dhe mund të jetë e pranishme dhe marramendja) dhe në artikulacionin e legenit, gjunjëve dhe ato të duarve.
Artroza e kockave të legenit (artikulacioni koksofemoral)
Artroza e artikulacionit që lidh femurin me kockat e legenit çon në ngurtësimin dhe inflamacionin e kësaj nyjeje, çka çon në dhimbje e cila ndonjëherë nuk qetësohet as nga pushimi. Dhimbja provokohet nga dëmtimi i kërcit artikular duke shkaktuar fërkimin e kockave midis tyre. Në një pjesë të rasteve, në buzët e artikulacionit dalin osteofite (zgjatime kockore). Ju mund të humbisni aftësinë për të rrotulluar, mbledhur apo shtrirë artikulacionin koksofemoral.
Shpesh, për të lehtësuar dhimbjen, individët nuk ruajnë një ritëm aktiv dhe muskujt të cilët kontrollojnë artikulacionin dobësohen. Kjo mund të çojë në çalim.
Simptoma e parë e artrozës mund të jetë një farë parehatie apo ngurtësim në rrëzë të kofshës, në vithe apo në kofshë kur zgjoheni në mëngjes. Dhimbja rritet gjatë aktivitetit fizik dhe lehtësohet në qetësi. Në rast se nuk e kuroni këtë gjëndje patologjike, atëherë ajo do të shkojë drejt përkeqësimit deri sa të arrijë në pikën ku do të jetë shumë e vështirë të ketë momente pa dhimbje, qoftë edhe në qetësi.
Pavarësisht se efektet e artrozës nuk janë të rikthyeshme, trajtimi i hershëm i saj mund të të ndihmojë në shmangien e dhimbjes dhe në ngadalësim të përparimit të sëmundjes. Në rast se jeni në etapat e para të zhvillimit të artrozës së artikulacionit koksofemoral, atëherë alternativat tuaja për trajtim mund të përfshijnë:
1. Shmangia e përdorimit të tepërt të artikulacionit koksofemoral.
2. Një program fizioterapie me ushtrime të lehta, të rregullta, si për shembull ushtrime aerobike në ujë, not, biçikletë në mënyrë që të ruhet funksioni i artikulacioni dhe të rritet forca dhe amplituda e lëvizjes.
3. Përdorimi i medikamenteve antiinflamatore për dhimbjen të tilla si ibuprofeni.
4. Fjetje e mjaftueshme gjatë natës.
NĂ« rast se gjendja juaj tashmĂ« Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«, atĂ«herĂ« mund t’iu vijĂ« nĂ« ndihmĂ« kirurgjia. Artikulacioni koksofemoral Ă«shtĂ« njĂ« mekanizĂ«m i pĂ«rbĂ«rĂ« nga njĂ« sferĂ« dhe njĂ« kavitet. Sfera ndodhet nĂ« pjesĂ«n e sipĂ«rme tĂ« kockĂ«s sĂ« kofshĂ«s (femur). Kirurgjia me zĂ«vendĂ«sim tĂ« plotĂ« tĂ« artikulacionit koksofemoral zĂ«vendĂ«son pjesĂ«n sferike tĂ« dĂ«mtuar tĂ« kockĂ«s me njĂ« sferĂ« metalike. Kaviteti i artikulacionit zĂ«vendĂ«sohet me njĂ« kornizĂ« metalike me veshje plastike.
Fizioterapia
Fizioterapia është e rëndësishme që ta kontrolloni gjendjen tek artroza e legenit. Rolin kryesor e luajnë ushtrimet, të cilat fokusohen në rikthimin e amplitudës normale të lëvizjes, forcimin muscular, qëndrueshmërinë muskulare, trajnimi i balancit të cilat mundësojnë që pesha që bie në nyje të jetë më e vogël, me çrast edhe simptomat zvogëlohen apo eleminohen.Kërci i shëndetshëm përthith impaktin e tronditjeve të ndryshme mbi artikulacionin koksofemoral. Realizimi i ushtrimeve të rregullta mund të ndihmojë në kontrollin e simptomave të artritit koksofemoral.

Genc Rexhepi , Fizioterapeut
044/780-814

DHIMBJET E QAFËS DHE SHPINËSDhimbja e qafĂ«s dhe ajo e shpinĂ«s janĂ« tĂ« zakonshme te tĂ« gjithĂ« njerĂ«zit nĂ« mbarĂ« botĂ«n. Ka...
31/03/2019

DHIMBJET E QAFËS DHE SHPINËS

Dhimbja e qafës dhe ajo e shpinës janë të zakonshme te të gjithë njerëzit në mbarë botën. Ka shumë faktorë që shkaktojnë këto dy dhimbje, të cilët lidhen kryesisht me dhimbjen e muskujve, rruazat e dobëta ose nga ndonjë lëndim.
Mosha, ngarkesat e rënda,puna në kompjuter, qëndrimi i gjatë në telefon, pagjumësia, leximi në krevat janë poashtu faktorë të tjerë ndikues.
Dhimbja e qafës lidhet me ndonjë lëndim ose me shqetësime të shpatullave, që mund të jetë si rezultat i nyjeve të paqëndrueshme. Tendosja e muskujve është një tjetër faktor që shkakton dhimbje qafe.
Më poshtë keni disa udhëzine shumë të vlefshme që lehtësojnë dhimbjet e shpinës:Blini një dyshek të ri, sepse kjo mund të jetë një nga arsyet e dhimbjes së shpinës.Bëni ecje ose vrap, sepse ju ndihmojnë së tepërmi.Nëse vuani nga dhimbja e shpinës, nuk rekomandohet të flini me bark.Shmangni ngritjen e gjërave të rënda, sepse mund të dëmtojë nyjet ose shpinën dhe të shkaktojë dëmtime.
Terapia fizikale
Pos terapisë medikamentoze, pacienti udhëzohet për fizioterapi, në kuadër të së cilës aplikohet programi specifik te ushtrimeve i cili behet nga fizioterapeutI, i cili harton nje plan rehabilitimi me qëllim përmiresimin e të semurit dhe parandalimin e dëmtimeve të përsëritura .
Kjo procedure zakonisht përfshin ushtrime fizike që ndihmojnë në korrigjimin e problemeve të shkaktuara psh nga trauma dhe për forcimin e muskujve për të arritur nje fleksibilitet më të mirë të trupit duke zvogëluar dhembjet, larguar mpirjet dhe duke parandaluar përsëritjet e dhimbjeve të kohëpaskohshme.

Genc Rexhepi, FIZIOTERAPEUT
044/780-814

DHIMBJA E SHPINËS ME PREJARDHJE NGA NERVI ISHIATIK Ngacmimi i nervit ishiatik shkakton dhimbje, ndjesi djegie, ndjesi mp...
18/03/2019

DHIMBJA E SHPINËS ME PREJARDHJE NGA NERVI ISHIATIK

Ngacmimi i nervit ishiatik shkakton dhimbje, ndjesi djegie, ndjesi mpirje dhe ndjesi si shpim gjilpërash në pjesën e pasme të poshtme të kurrizit,e cila mund të kaloj edhe në zonën e vitheve dhe zbret poshtë nga pjesa e prapme e kofshës deri te shputa.
Dhimbja e nervit ishiatik është në te shumtën e rasteve si rezultat i një hernie diskale në zonën lumbale e cila bënë në mënyrë direkte presion në fijet nervore duke sjellë irritim dhe inflamacion të nervit ishiatik për të dhënë simptomat e dhimbjeve të ishiatikut .
Ndonjëherë dhimbjet e nervit ishiatik mund të ndodhin edhe për shkak të acarimit të ketij nervi gjatë shtatzënisë si shkak i pozites jo të drejtë të trupit dhe muskujve të dobët.
Terapia fizikale
Pos terapisë medikamentoze, pacienti udhëzohet për fizioterapi, në kuadër të së cilës aplikohet programi specifik te ushtrimeve i cili behet nga fizioterapeutI, i cili harton nje plan rehabilitimi me qëllim përmiresimin e të semurit dhe parandalimin e dëmtimeve të përsëritura .
Kjo procedure zakonisht përfshin ushtrime fizike që ndihmojnë në korrigjimin e problemeve të shkaktuara psh nga trauma dhe për forcimin e muskujve për të arritur nje fleksibilitet më të mirë të trupit duke zvogëluar dhembjet, larguar mpirjet dhe duke parandaluar përsëritjet e dhimbjeve të kohëpaskohshme.

Genc Rexhepi
FIZIOTERAPEUT 044/780-814

Si të shërojmë spondilozat e qafës- Nëse keni dhembje të vazhdueshme të qafës, krahëve, shpatullave, duarve, e nganjëher...
19/02/2019

Si të shërojmë spondilozat e qafës

- NĂ«se keni dhembje tĂ« vazhdueshme tĂ« qafĂ«s, krahĂ«ve, shpatullave, duarve, e nganjĂ«herĂ« edhe kokĂ«s, ju mund tĂ« identifikoheni me “SpondilozĂ«n Cervikale”.
- A jeni lodhur nga dhembjet e vazhdueshme të qafës, krahëve, shpatullave, duarve, e nganjëherë edhe kokës?! A janë bërë tashmë të padurueshme këto dhembje, sidomos kur shoqërohen me mpirje të krahëve, duarve e gishtërinjve, shtangim dhe kufizim të lëvizjes së qafës. Për më tepër, a po ju shpeshtohen gjithnjë e më shumë marramendjet dhe çorientimet në hapësirë (sidomos kur e ulni apo e ngritni kokën)?!
NĂ«se e gjeni veten nĂ« mesin e kĂ«tyre simptomave, ju jeni njĂ« kandidat/serioz/ pĂ«r t’u diagnostikuar me “SpondilozĂ«n Cervikale” famĂ«keqe.

-Në këtë rast, lajmi i mirë është se këto gjendje nuk paraqesin rrezik serioz, drejtpërsëdrejti kërcënues për jetën tuaj, por lajmi i keq është se pasojat e këtyre gjendjeve mund të jenë shumë më të këqija se sa duken. Për atë që se ka provuar kurrë, e gjithë kjo tingëllon si një makth i pabesueshëm, apo thjesht një ekzagjerim nga një imagjinatë shumë e zhvilluar e disave! Por fatkeqësisht, dhembjet e qafës janë gjithmonë sfilitëse e dërrmuese, që jo rrallë mund të qojnë deri në shfaqjen e elementeve depresive te personi që vuan. E të mos flasim për paaftësitë për jetë e punë të pavarur që i shkaktojnë njeriut.
- Njëri prej gabimeve më të mëdha që e bëjnë shumica e mjekëve është trajtimi i Spondilozave cervikale vetëm me terapi simptomatike. Por sa është zgjidhje kjo, mund ti pyesni të gjithë ata që e kanë provuar një gjë të tillë! Disa orë deri në disa ditë do të ndiheni më mirë, ndërsa më vonë prapë do të kthehen dhembjet dhe shenjat e njëjta.
Apo edhe mĂ« keq, ka raste kur spondilozat dinĂ« tĂ« japin dhembje koke tĂ« vazhdueshme, duke bĂ«rĂ« qĂ« mjeku t’ju dĂ«rgojĂ« pĂ«r ekzaminime tĂ« metalizuara tĂ« trurit dhe pasi gjithçka del mirĂ«, atĂ«herĂ« kur s’di ç’farĂ« diagnoze tjetĂ«r tĂ« japĂ«, tĂ« emĂ«rtojĂ« sĂ«mundjen si migrenĂ«. Por pĂ«rvoja na mĂ«son qĂ«, jo çdo dhembje e kokĂ«s Ă«shtĂ« migrenĂ«.
- Pra, çfarë të bëjmë?! Për të mos hyrë në përshkrim të sëmundjes, vlen të theksohet që ky problem është sëmundje që nuk shërohet një herë e mirë, por që mund të zvogëlohet deri në maksimum, në shkallë të tillë që të mos shkaktojë probleme në të ardhmen, ose të paktën problemet e shfaqura të jenë gati se të pavërejtshme.
Metoda më e mirë që pasi të jeni diagnostikuar me Spondilozë Cervikale është që të fillohet me kombinimin e trajtimit medikamentoz, terapi fizikale dhe edukim për menaxhim individual të kësaj gjendjeje.
- Terapia medikamentoze kryesisht pĂ«rbĂ«het nga analgjetikĂ«t dhe miorelaksantĂ«t, qĂ« sĂ« bashku, kanĂ« pĂ«r qĂ«llim zvogĂ«limin e dhembjeve dhe lirimin e muskulaturĂ«s sĂ« tendosur dhe tĂ« dobĂ«suar. NĂ« ndĂ«rkohĂ« fillohet edhe me terapi fizikale, me ç’rast synohet qĂ« tĂ« lirohet spazmi dhe tendosjet muskulore, tĂ« rikthehet amplituda e lĂ«vizjes, tĂ« rikthehen hapĂ«sirat intervertebrale (aq sa Ă«shtĂ« e mundshme, duke parandaluar komprimimin e rrĂ«njĂ«ve nervore apo enĂ«ve tĂ« gjakut) si dhe tĂ« rikthehet funksionaliteti i nervave, bashkĂ« me forcĂ«n dhe fuqinĂ« e muskujve.
Në kuadër të fizioterapisë përdoret:
■ Ultrasonoterapia (ultratingulli apo ultrazĂ«ri), me ç’rast shkaktohet njĂ« mikromasazh indor qĂ« ndihmon nĂ« pĂ«rmirĂ«sim tĂ« pĂ«rçueshmĂ«risĂ« sĂ« nervave, pĂ«rmirĂ«sim tĂ« vaskularizimit, zvogĂ«lim tĂ« dhembjes, rritje tĂ« nxehtĂ«sisĂ«, etj.
■ Elektrostimulimi me TENS (Transcutaneus Electrical Nerve Stimulation) ,qĂ« ka pĂ«r qĂ«llim zvogĂ«limin deri nĂ« eliminim tĂ« dhembjes, pĂ«rmirĂ«sim tĂ« pĂ«rçueshmĂ«risĂ« sĂ« nervave, relaksin e muskujve, etj.
■ Termoterapia (aplikimi i tĂ« nxehtit me qĂ«llim tĂ« shĂ«rimit). Efekti i tĂ« nxehtit nĂ« qafĂ« Ă«shtĂ« mjaft i mirĂ« pasi qĂ« relakson muskulaturĂ«n e tendosur dhe zvogĂ«lon spazmin eventual.
■ Pas termoterapisĂ« gjithmonĂ« duhet tĂ« vijĂ« kineziterapia. NĂ« praktikĂ« hasim mjaft raste ku njĂ« renditje e tillĂ« nuk respektohet, gjĂ« qĂ« bĂ«n qĂ« edhe efektet qĂ« pritet tĂ« arrihen tĂ« mos jenĂ« ato tĂ« duhurat. Kineziterapia duhet medoemos tĂ« fillohet menjĂ«herĂ« pas trajtimit me procedura tĂ« tĂ« nxehtit, pasi qĂ«, vetĂ«m atĂ«herĂ« muskujt janĂ« mĂ« tĂ« relaksuar dhe Ă«shtĂ« mĂ« e lehtĂ« tĂ« manipulohet me regjionin e dĂ«mtuar.
■ Masazha - Teknikat e masazhit janĂ« tĂ« dobishme nĂ« tĂ« gjitha rastet kur qafa dhe shpatullat kanĂ« ngrirĂ«, qoftĂ« pse keni qĂ«ndruar nĂ« njĂ« pozicion tĂ« papĂ«rshtatshĂ«m, pĂ«r shkak tĂ« artrozĂ«s, pĂ«r njĂ« qĂ«ndrim tĂ« gjatĂ« nĂ« tĂ« njĂ«jtin pozicion.
■Akupuntura - Ă«shtĂ« shumĂ« e dobishme nĂ« rastet kur dhimbja e qafĂ«s Ă«shtĂ« shkaktuar nga kontraktimet muskulore si ato tĂ« shkaktuara nga sĂ«mundja e artrozĂ«s.

Genc Rexhepi, Fizioterapeut.
044 /780-814
GJILAN

Address

Gnjilane

Opening Hours

Monday 09:00 - 18:00
Tuesday 09:00 - 18:00
Wednesday 09:00 - 18:00
Thursday 09:00 - 18:00
Friday 09:00 - 18:00
Saturday 09:00 - 18:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Genc Rexhepi - Fizioterapi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Genc Rexhepi - Fizioterapi:

Share