26/02/2025
Metalet e rënda dhe sistemi nervor. Roli i metaleve të rënda në çrregullimin e spektrit të Autizmit.
Dëshmit gjithmonë e në rritje mbështesin rolin e kimikateve industriale si kontribues në zhvillimin e çrregullimeve neuro-sjellëse, duke përfshirë çrregullimet e spektrit të autizmit, prevalenca e të cilave është rritur në mënyrë progresive vitet e fundit.
Metalet e rënda, njihen si toksina neurozhvillimore pasi ato mund të jenë përgjegjëse për dëmtimet e fetusit që çojnë në defekte neurologjike, vonesa zhvillimore, paaftësi në të mësuar dhe anomali të sjelljes. Shumica e studimeve të rishikuara raportojnë një lidhje midis ekspozimit ndaj metaleve gjatë periudhave perinatale dhe të hershme të fëmijërisë dhe rritjes së rrezikut për autizëm.Për më tepër, efektet që rezultojnë nga bashkëekspozimi ndaj metaleve të shumta nuk duhet të nënvlerësohen, veçanërisht në vlerësimin e fëmijëve që jetojnë në vendet në zhvillim ose pranë zonave shumë të kontaminuara.
Çrregullimet neurozhvillimore si autizmi, çrregullimi i deficitit të vëmendjes, prapambetja mendore dhe paraliza cerebrale prekin nga 400,000 deri në 600,000 fëmijë të lindur në SHBA çdo vit (Landrigan et al. 2012). Kështu, është vlerësuar se një në çdo gjashtë fëmijë ka një paaftësi zhvillimore dhe në shumicën e rasteve, sistemi nervor përfaqëson objektivin kryesor (Bloom et al. 2010).
Fatkeqësisht, çrregullimet neuro-zhvillimore shpesh janë të patrajtueshme dhe shkaktojnë dëmtime të përhershme të trurit (Grandjean dhe Landrigan 2014). Dëmtimi i aftësive njohëse rezulton në humbjen e pikëve të IQ-së, në uljen e arritjeve akademike të fëmijëve dhe më në fund në kosto të konsiderueshme për shoqëritë (Gould 2009). Gjatë dekadave të fundit, ka pasur një provë në rritje ndaj kimikateve industriale si kontribues në sëmundjet neuro-sjellëse (Grandjean dhe Landrigan 2006).
Vetëm faktorët gjenetikë përbëjnë jo më shumë se 30-40% të të gjitha rasteve të çrregullimeve neuro-zhvillimore. Këshilli Kombëtar i Kërkimit i SHBA vlerësoi se 3% e paaftësisë zhvillimore janë rezultat i drejtpërdrejtë i ekspozimit ndaj toksinave mjedisore, ndërsa 25% e tjerë janë rezultat i një ndërveprimi midis faktorëve mjedisorë dhe ndjeshmërive(potencialeve për crregullime) të trashëguara (National Research Council 2000a; Landrigan et al. 2012).
Ndotja me metale të rënda është një nga kërcënimet më të rënda për mjedisin. Që nga mesi i shekullit të nëntëmbëdhjetë, përdorimi industrial i metaleve të rënda u rrit me emetimin pasues në mjedis. Vetëm në fund të shekullit të njëzetë, këto emetime filluan të zvogëlohen në shumicën e vendeve të zhvilluara (Nriagu et al. 1996), dhe në ditët e sotme, përjashtime përfaqësohen nga zona shumë të industrializuara me teknologji të vjetruara. Emetimi i metaleve të rënda në mjedis ndodh nëpërmjet një game të gjerë procesesh dhe rrugësh që ndikojnë në cilësinë e ajrit, ujit sipërfaqësor dhe tokës. Për shkak të burimeve të shumta të ekspozimit, metalet e rënda përfaqësojnë gjithashtu një nga kërcënimet më serioze për shëndetin e njeriut (Arita dhe Costa 2009; Dufault et al. 2009; Szewczyk 2013)
Ka prova bindëse që metalet e rënda ndikojnë negativisht në zhvillimin neurologjik dhe rrisin rrezikun e çrregullimeve të spektrit të autizmit (ASD) (DeSoto dhe Hitlan 2010; Abdullah et al.(2012)