17/04/2026
Sot, QKMF-Istog ka pranuar një donacion nga UNICEF i cili përfshin pajisje të nevojshme për realizimin e vizitave shtëpiake për nënat dhe fëmijët.
Programi i vizitave shtëpiake për nënat dhe fëmijët synon të ofrojë kujdes të vazhdueshëm dhe mbështetje profesionale që nga periudha e shtatzënisë deri në vitet e para të jetës së fëmijës. Përmes këtij programi, stafi shëndetësor ofron këshilla për ushqyerjen, zhvillimin e fëmijës, kujdesin pas lindjes dhe parandalimin e sëmundjeve.
Falënderojmë UNICEF dhe AMC për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin në shëndetin dhe mirëqenien e komunitetit tonë.
Unicef Kosovo Programme