01/02/2026
Ndalimi i aplikimit të hixhamës në trekëndëshin karotid
Aplikimi i hixhamës në regjionin e qafës kërkon kujdes të veçantë, veçanërisht në zonën e trekëndësh*t karotid (trigonum caroticum). Kjo zonë përmban struktura jetike si arteria karotide communis dhe degët e saj (arteria karotide interne dhe eksterne), vena jugulare interne, si dhe sinusin karotid, i cili luan rol kyç në rregullimin e tensionit arterial dhe ritmit kardiak.
Stimulimi ose presioni i drejtpërdrejtë mbi sinusin karotid mund të shkaktojë refleks vagal, duke çuar në bradikardi, hipotension, marramendje apo edhe sinkopë. Për më tepër, dëmtimi i enëve të mëdha të gjakut në këtë zonë paraqet rrezik për hemorragji serioze, trombozë ose emboli.
Për shkak të afërsisë së këtyre strukturave vitale dhe mungesës së sigurisë anatomike për aplikim terapeutik invaziv, hixhama në trekëndëshin karotid konsiderohet e ndaluar nga pikëpamja mjekësore. Ky ndalim bazohet në parimin e ruajtjes së jetës dhe shmangies së dëmit, i cili përputhet edhe me parimin islam “la darar ue la dirar” (nuk lejohet dëmtimi i vetes dhe as i të tjerëve).
Rregull mjekësor: Nëse nuk mund të ndihmosh, mos dëmto!
Bsc e Fizioterapisë;terapeute e Hixhamas; estetiste
Luljeta Rexha