31/01/2026
Pas një përvoje të jashtëzakonshme 45 vjeçare në QKMF, pensionohet kolegia jonë e nderuar dhe kryeinfermierja për 20 vite radhazi, Nafije Ajvazi.
Me përkushtim, profesionalizëm dhe zemer të madhe ajo ka lënë gjurmë të pashlyeshme në shërbimin shëndetësor dhe në secilin prej nesh. Ka qenë udhërrëfyese, mbështetëse dhe shembull i vërtetë i përkushtimit ndaj pacientit dhe ekipit.
Në emër të QKMF-së dhe gjithë stafit e falenderojmë për punën dhe angazhimin e saj ndër vite dhe i urojmë shëndet, mirëqenie dhe një pension të qetë e të merituar.
Me respekt,
Stafi i QKMF-së