Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare "Shaban Geci" Kamenicë

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare "Shaban Geci" Kamenicë QKMF Kamenicë është institucion që i përket Kujdesit Parësor Shëndetësor.

Sot, me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Riza Hoda i cili për vite të tëra, deri në pensionim...
03/02/2025

Sot, me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Riza Hoda i cili për vite të tëra, deri në pensionimin e tij, punoi në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kamenicë.

Duke vlerësuar lart kontributin e tij, në këto momente të vështira për familjen Hoda, për të afërmit dhe gjithë atyre që e njohën, u qëndrojmë pranë për të ndarë dhimbjen dhe njëkohësisht i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta.

Në emër të gjithë stafit të QKMF-së në Kamenicë, Drejtori Dr. Latif Sylaj.

14/10/2024

Tetori muaji i ndërgjegjësimit ndaj sëmundjes së Kancerit të Gjirit.

Bëni Mamografinë, parandaloni sëmundjen.

FTESËFtojmë të gjithë qytetarët të cilë gëzojnë shëndet të mirë që të paraqiten në Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare...
02/10/2024

FTESË

Ftojmë të gjithë qytetarët të cilë gëzojnë shëndet të mirë që të paraqiten në Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare "Shaban Geci" Kamenicë për dhënien vullnetare të gjakut, dedikuar të sëmurëve dhe të lënduarve që shërohen në spitalet tona.

02/10/2024

Tetori - Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit BËJ MAMOGRAFINË! Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kamenicë, ky shërbim ofrohet falas. Duaje trupin tënd, Duaje jetën tënde! See less
Tetori - Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit
BËJ MAMOGRAFINË!
Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kamenicë, ky shërbim ofrohet falas.
Duaje trupin tënd, Duaje jetën tënde!

Me rastin e fillimit të muajit Tetor- Muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mi...
02/10/2024

Me rastin e fillimit të muajit Tetor- Muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Kamenicës, ka realizuar një aktivitet për të shënuar fillimin e këtij muaji.

Drejtoresha e kësaj Drejtorie, Greta Kryeziu së bashku me Drejtorin e QKMF-së, Latif Sylaj, zyrtarë nga Drejtoria dhe ekipa mjekësore e QKMF-së, kanë bërë shpërndarjen e broshurave tek qytetarët, duke i informuar për ndërmarrjen e hapave konkret drejt parandalimit dhe luftimit të kancerit.

Në kuadër të muajit "Rozë" do të ketë edhe aktivitete të tjera.
KANCERIN E GJIRIT E MPOSHTIM SË BASHKU!
-----------------------------------
Povodom početka oktobra meseca – meseca borbe protiv raka dojke, Uprava za zdravstvo i socijalnu zaštitu opštine Kamenica sprovela je akciju obeležavanja početka ovog meseca.

Direktorka ove direkcije, Greta Krieziu, zajedno sa direktorom KKMF-a, Latifom Silajem, zvaničnicima Uprave i medicinskim timom KKMF-a, podelila je brošure građanima u kojima ih obaveštava o preduzimanju konkretnih koraka ka prevenciji i borbi protiv raka. .

U okviru „Pinkovog“ meseca biće i druge aktivnosti.

Me rastin e Ditës Botërore të Zemrës është organizuar aktivitet nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare "Shaban Geci" ...
30/09/2024

Me rastin e Ditës Botërore të Zemrës është organizuar aktivitet nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare "Shaban Geci" Kamenicë me qëllim të vetëdijësimit dhe informimit të qytetarëve për sëmundjet e zemrës, është shpërndar material vetëdijësues dhe këshillime nga stafi mjekësor në bashkëpunim me Qendrën Regjionale të Shëndetit Publik Gjilan.

NJOFTIM PËR VAKSINIM KUNDËR GRIPIT SEZONAL🏥 Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare "Shaban Geci" Kamenicë" ju njofton se ...
30/09/2024

NJOFTIM PËR VAKSINIM KUNDËR GRIPIT SEZONAL

🏥 Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare "Shaban Geci" Kamenicë" ju njofton se nga data 01.10.2024 (e martë) do të fillojmë me vaksinimin kundër gripit sezonal.
💉 Vaksinimi do të bëhet për:
🔸 personelin shëndetësor,
🔸 personat e moshës mbi 65 vjeç,
🔸 personat me sëmundje kronike (pavarsisht moshës),
🔸gratë shtatzëna dhe
🔸fëmijët me indikacione.

💉 Vaksinimi bëhet në:
📍 QKMF Kamenicë,
📍 QMF Roganë dhe
📍 QMF Hogosht.

🕣 Orari i vaksinimit: 08:00h – 14:00h.

P.S. Personat që duan të vaksinohet duhet të kenë me vete leternjoftimin.

NJOFTIM PËR VAKSINIM KUNDËR GRIPIT SEZONALQendra Kryesore e Mjekësisë Familjare "Shaban Geci" Kamenicë" ju njofton se ng...
27/09/2024

NJOFTIM PËR VAKSINIM KUNDËR GRIPIT SEZONAL

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare "Shaban Geci" Kamenicë" ju njofton se nga data 01.10.2024 (E martë) do të fillojmë me vaksinimin kundër gripit sezonal.
Vaksinimi do të bëhet për personelin shëndetësor, personat e moshës mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike (pavarsisht moshës) dhe gratë shtatzëna.
Vaksinimi bëhet në QKMF Kamenicë, QMF Roganë dhe QMF Hogosht.
Orari i vaksinimit: 08:00h – 14:00h

Sesionet e mbajtura në muajin Shtator tek shoqata e pensionerëve ne Kamenicë dhe Roganë me temën: Hipertensioni
27/09/2024

Sesionet e mbajtura në muajin Shtator tek shoqata e pensionerëve ne Kamenicë dhe Roganë me temën: Hipertensioni

Aktivitete dhe sesione të mbajtura në muajin Prill në QKMF Kamenicë dhe në shmlm Roganë, me temat: Hipertensioni dhe Dia...
27/09/2024

Aktivitete dhe sesione të mbajtura në muajin Prill në QKMF Kamenicë dhe në shmlm Roganë, me temat: Hipertensioni dhe Diabeti

Aktivitete dhe sesione të mbajtura në muajin Mars në shmlm në Roganë. Tema: Turbekulozi shërohet. Lajmrohuni te mjeku ju...
27/09/2024

Aktivitete dhe sesione të mbajtura në muajin Mars në shmlm në Roganë. Tema: Turbekulozi shërohet. Lajmrohuni te mjeku juaj.

Këshilla për t’u mbrojtur nga temperaturat e larta dhe nxehtësiaℹ️ Parashikimet e meterologëve janë që gjatë kësaj jave ...
15/08/2024

Këshilla për t’u mbrojtur nga temperaturat e larta dhe nxehtësia

ℹ️ Parashikimet e meterologëve janë që gjatë kësaj jave temperaturat do të jenë sërish të larta dhe ato mund të ndikojnë negativisht në shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve, sidomos të grupeve të cenueshme.

ℹ️ Gjatë temperaturave të larta, për shkak të vështirësive të trupit për të rregulluar temperaturën e brendshme dhe për të eliminuar nxehtësinë e grumbulluar, rritet rreziku i rraskapitjes nga nxehtësia dhe goditja. Si rezultat, nxehtësia ekstreme mund të përkeqësojnë gjendjen shëndetësore të personave që kanë sëmundje kronike (kardiovaskulare, mendore, respiratore dhe sëmundje të lidhura me diabetin).

➡️Me qëllim të parandalimit dhe mbrojtjes, IKSHPK ju risjell në vëmendje disa këshillat dhe ndërhyrje praktike që mund t’i bëni për t’u mbrojtur nga nxehtësia:

Qëndroni larg të nxehtit!

➡️Shmangni të dilni jashtë dhe të bëni aktivitete të rënda gjatë kohës më të nxehtë të ditës ☀️
➡️Qëndroni në hije 🌳. Mos harroni se temperaturat e perceptuara në diell mund të jenë 10-15 ˚C më të larta.
➡️Kaloni 2-3 orë gjatë ditës në një vend të freskët 🌳.
➡️Jini të vetëdijshëm për rrezikun 🥵 .
➡️Qëndroni të informuar për paralajmërimet zyrtare rreth temperaturave të larta📢.

Mbajeni shtëpinë të freskët!

➡️Përdorni ajrin e natës për të ftohur shtëpinë tuaj duke hapur dritaret në mbrëmje kur temperatura e jashtme është më e ulët se ajo e brendshme 🏠❄️.
➡️Gjatë ditës kur temperaturat e jashtme janë më të larta se ato të brendshme, mbyllni dritaret dhe mbulojini ato me perde apo materiale që pengojnë rrezet e diellit të hyjnë drejtpërdrejt brenda 🪟.
➡️Fikni sa më shumë pajisje elektrike 🔌❌ .
➡️Përdorni ventilatorë elektrikë vetëm kur temperaturat janë nën 40 ˚C ❄️🌬️.
➡️Nëse përdorni ajër të kondicionuar, vendosni termostatin në 27 ˚C dhe ndizni një ventilator elektrik - kjo do ta bëjë dhomën të ndjehet 4 ˚C më e ftohtë . Gjithashtu mund të kursejë deri në 70% në faturën tuaj të energjisë elektrike për ftohje.🌡️.
➡️Mos harroni se mund të jetë më freskët jashtë në hije.

Mbajeni trupin tuaj të freskët dhe të hidratuar

➡️Përdorni veshje të lehta dhe të lirshme, kryesisht nga pambuku..
➡️Bëni dush ose banjë të freskëta 👕👗🩳🩴.
➡️Lagni lëkurën tuaj duke përdorur një leckë të lagur, spërkatje ose veshje të lehta të lagura.
➡️Pini ujë rregullisht 🥤(1 gotë ujë në orë dhe të paktën 2-3 litra në ditë).
➡️Kontaktoni rregullisht me njerëzit e pambrojtur në rrethin tuaj – veçanërisht njerëzit mbi 65 vjeç dhe ata me sëmundje të zemrës, mushkërive ose veshkave, me paaftësi dhe që jetojnë vetëm🧓📞.

Mbroni foshnjat dhe fëmijët!

➡️Asnjëherë mos i lini fëmijët ose kafshët në automjete të parkuara për asnjë kohë, pasi temperaturat mund të rriten shpejt në mënyrë të rrezikshme.
➡️Shmangni ekspozimin e drejtpërdrejtë në diell gjatë orëve të pikut (11:00-17:00), duke kërkuar hije ose duke qëndruar brenda.
➡️Hija 🌳 mund të zvogëlojë nxehtësinë që ndjeni me më shumë se 10 °C.
➡️Mos e mbuloni kurrë një karrocë / karrocë fëmijësh me pëlhurë të thatë – kjo e bën atë më të nxehtë brenda karrocës. Në vend të kësaj, përdorni një leckë të lagur, të hollë dhe lagni sërish sipas nevojës për të ulur temperaturën.
➡️Vishni fëmijët me veshje të lehta e të lirshme 👕👗🩳 që mbulojnë lëkurën e tyre dhe përdorni kapele me buzë të gjera 👒, syze dielli 👶🕶️ dhe krem mbrojtës 🧴💧 për t'i mbrojtur ata nga rrezet e diellit.
➡️Ndiqni udhëzimet për ta mbajtur shtëpinë tuaj të freskët për të mbajtur një temperaturë të sigurt të brendshme.


Address

Kamenica

Telephone

+383280371783

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare "Shaban Geci" Kamenicë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare "Shaban Geci" Kamenicë:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category