25/05/2025
Një shembull që tregon se kur secili profesionist bën punën e tij në mënyrën më të mirë, rezultati është rikthimi i funksionit dhe cilësisë së jetës për pacientin.
Kjo vajzë e re, që në moshë të vogël u diagnostikua me nekrozë avaskulare të kokës së femurit, në moshën 22 -vjeçare iu nënshtrua vendosjes së protezës totale të nyjës koksofemorale, për shkak të dhimbjes dhe kufizimeve në lëvizje.
🎥Në video shfaqet gjendja menjëherë pas operacionit dhe më pas përmirësimi i dukshëm i ecjes dhe lëvizjes falë një programi të strukturuar fizioterapeutik.
Largimi i patericave dhe rikthimi në ecje të lirë dëshmojnë se ndërhyrja e suksesshme kirurgjikale dhe trajtimi i kujdesshëm fizioterapeutik janë çelësi për rikuperimin e plotë.
Sepse kur çdo hallkë e sistemit funksionon si duhet, pacienti përfiton më së shumti.
Bashkëpunimi ndërprofesional, rikthen cilësinë e jetës!
🩼🩻 Fizioterapia "Kabashi"
☎️044 223 715 | 049 234 193
📍Rruga Dëshmorët e Kombit p.n., Klinë