02/04/2026
Njoftim Zyrtar – Rifillimi i Shërbimit të Radiologjisë më Specialist të Radiologjisë në QKMF “Nënë Tereza” Klinë
Sot, pas 20 vitesh mungesë, në QKMF “Nënë Tereza” në Klinë rifilloi puna e shërbimit të Radiologut duke sjellë një epokë të re në kujdesin shëndetësor për qytetarët tanë.
Në këtë ngjarje të rëndësishme morën pjesë:
• Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, me bashkëpunëtorë,
• Drejtori i DSHMS, Agron Bacaj,
• Drejtori i QKMF-së, Prof. Ass. Dr. Gazmend Bojaj, Dr Haxhi Ibishi të cilët së bashku promovuan hapjen e shërbimit dhe uruan Dr. Hetem Tafilaj, specialist i radiologjisë dhe mjekësisë familjare, për fillimin e ri profesional.
🩻 Shërbimet që do të ofrohen:
• Ultrazëri për gjithë trupin
• Mamografia
• Rentgenografia
• Shumë shërbime të tjera diagnostike
Kryetari i komunës garantoi mbështetje për pajisje të reja moderne si ultrazë, monitorë, EKG dhe aparate oksigjeni, duke forcuar angazhimin për një shëndetësi më cilësore.
🦷 Shërbimi i Stomatologjisë
Nga janari 2026 deri më sot, mbi 1000 pacientë kanë marrë shërbime stomatologjike në QKMF. Vetëm gjatë muajit mars:
• 317 vizita u kryen,
• 199 dhëmbë u bllombuan,
• 63 ekstraksione u realizuan,
• 20 ndërhyrje tjera u kryen me sukses.
Të dy shërbimet sot janë të domosdoshmë për qytetarët e Komunës tonë.
🌟 Fjalë Falënderimi
Drejtori i QKMF-së, Prof. Ass. Dr. Gazmend Bojaj, falënderoi të gjithë të pranishmit për mbështetjen e vazhdueshme dhe theksoi se ky rifillim i radiologjisë më Specialistin e Radiologjisë është një moment historik që simbolizon përkushtimin e institucioneve tona për shëndetin e qytetarëve.
Me respekt,
Drejtoria e QKMF “ Nënë Tëreza “ në Klinë