Lira Psikologe

Lira Psikologe Lirije Haziraj

10/02/2026

Ndonjëherë nuk është e lehtë të kuptosh pse lodhesh, pse irritohesh, pse ndihesh bosh edhe kur ke bërë gjithçka “si duhet”. Shpesh përgjigjja është e thjeshtë:
ke qenë shumë gjatë pa kufij.

Ky reel nuk të thot për t’u larguar nga njerëzit, por për t’u afruar me veten.
Kufijtë nuk janë mure.
Janë udhëzime se si të trajtohemi.

Kur fillon ta respektosh veten, marrëdhëniet ose bëhen më të shëndetshme, ose largohen vetë. Dhe të dyja janë në rregull

06/02/2026
03/02/2026

Disa dhimbje kthehen vazhdimisht sepse nuk janë vetëm fizike. Ato lidhen me stresin e grumbulluar, emocionet e pashprehura, lodhjen mendore dhe presionin që i bëjmë vetes çdo ditë. Trupi mban mend gjithçka që ne përpiqemi ta injorojmë dhe dhimbja bëhet mënyra e tij për të folur.

Nëse merremi vetëm me simptomën, lehtësimi është i përkohshëm. Për ta ndërprerë këtë cikël, është e rëndësishme të ndalemi dhe ta dëgjojmë veten. Pyete veten çfarë po të rëndon, ku po e tepron me veten dhe çfarë emocionesh po i mban brenda. Jepi vetes pushim të vërtetë, jo vetëm fizik por edhe mendor. Mëso të shprehësh atë që ndjen, të vendosësh kufij dhe të ulësh pritshmëritë e tepruara ndaj vetes.

Kur fillojmë të kujdesemi për shëndetin mendor, trupi nuk ka më nevojë të na dërgojë të njëjtin sinjal vazhdimisht.

Koha nuk na e merr dhimbjen nga duart.Ajo që bën, është se na mëson si ta mbajmë.Në fillim dhimbja përfshinë mendjen dhe...
26/01/2026

Koha nuk na e merr dhimbjen nga duart.
Ajo që bën, është se na mëson si ta mbajmë.

Në fillim dhimbja përfshinë mendjen dhe trupin
Me kohën, ne rritemi rreth saj.
Mësojmë si të jetojmë, të punojmë, të duam, edhe kur ajo është e pranishme.

Bashkëjetesa me dhimbjen nuk do të thotë pajtim me vuajtjen.
Do të thotë rregullim i brendshëm.
Pranim real i asaj që nuk ndryshohet dhe kujdes për veten

Koha na mëson këtë proces.
Ngadalë, pa zhurmë.
Dhe aty fillon një formë e re e stabilitetit emocional.

22/01/2026

Shpesh njerëzit vijnë me një shqetësim
të qartë analizat janë në rregull
ekzaminimet nuk tregojnë asgjë shqetësuese
por ndjesia e të qenit keq vazhdon

nga këndvështrimi psikologjik kjo lidhet shpesh me mbingarkesën e sistemit nervor
stresi kronik
ankthi i pashprehur
emocionet e shtypura për një kohë të gjatë
mund të shfaqen në trup si simptoma fizike reale

trupi dhe mendja nuk funksionojnë të ndara
kur mendja është në gjendje alarmi
për një kohë të gjatë trupi fillon të reagojë
edhe pa një shkak organik të dukshëm

kjo nuk do të thotë që simptomat
janë të imagjinuara
përkundrazi
ato janë sinjale që kërkojnë vëmendje
dëgjim
dhe trajtim në nivel emocional dhe nervor

qasja e duhur nuk është vetëm kërkimi
i një diagnoze të re
por edhe ndalja
reflektimi
dhe puna me veten për të kuptuar se çfarë po përpiqet të tregojë trupi

kur i japim hapësirë këtij mesazhi
shpesh fillon edhe lehtësimi

19/01/2026

Shumë njerëz shtyjnë vendime, biseda apo ndryshime edhe kur e dinë qartë që po
i dëmtojnë. Kjo nuk lidhet me mungesë vullneti apo me dembelizëm. Është mënyra si mendja dhe sistemi nervor përpiqen
të ruajnë ndjenjën e sigurisë.

Mendja jonë është e ndërtuar të zgjedhë atë që është e njohur. Edhe një situatë
e vështirë, nëse është e përsëritur, perceptohet si më e sigurt sesa një hap
i ri.
Për këtë arsye, njerëzit shpesh qëndrojnë në marrëdhënie, zakone apo situata
që nuk u bëjnë mirë, sepse ato janë
të parashikueshme.

Kur një sjellje përsëritet vazhdimisht, krijohet një rreth vicioz. Sa më shumë
që e përsërisim, aq më e fortë bëhet lidhja mes mendimit, ndjenjës dhe veprimit.
Me kalimin e kohës, ky model funksionon në mënyrë automatike, pa u vënë re.

Frika zakonisht nuk është nga vetë hapi
që duhet bërë, por nga e panjohura.
Mendja pyet: çfarë ndodh nëse ndryshoj, nëse humbas kontrollin, nëse nuk ia dal.
Për të shmangur këtë pasiguri, zgjedh
të njëjtën rrugë, edhe kur ajo na lodh.

Ndryshimi nuk ndodh me presion dhe as me kritika ndaj vetes. Fillon me vetëdije.
Me momentin kur e vërejmë modelin tonë pa u gjykuar. Prej aty, hap pas hapi, mund
të ndërtojmë rutina dhe zgjedhje që na mbështesin emocionalisht, jo që na mbajnë të bllokuar.

15/01/2026

Në shumë familje ekziston një person
që mban peshën emocionale të të gjithëve.
Ai që dëgjon, qetëson, ndërmjetëson
dhe shpesh harron veten. Ky rol zakonisht formohet herët dhe me kalimin e kohës bëhet mënyrë jetese.

Lodhja që shfaqet më vonë nuk është shenjë dobësie, por pasojë e mbajtjes
së vazhdueshme të emocioneve që nuk kanë qenë të tuat. Shërimi nuk nënkupton largim nga familja, por rikthim te vetja. Vendosje kufijsh, ndarje përgjegjësish emocionale dhe lejim i vetes për të mos qenë gjithmonë i fortë.

Kujdesi për veten është pjesë e shëndetit emocional, jo mungesë dashurie
për të tjerët. Vetëm kur ndalesh së mbajturi gjithçka vetëm, krijohet hapësirë e qetë
dhe e sigurtë për veten.

17/12/2025

Shumë njerëz ndihen të bllokuar dhe nuk e kuptojnë pse. Në punën time terapeutike
e shoh shpesh që pengesa nuk është mungesa e aftësive apo e vullnetit, por frika e pashprehur, konfliktet e brendshme dhe përvojat e papërpunuara emocionale. Kur këto mbeten të pavetëdijshme, njeriu ndalon së ecuri përpara, edhe pse nga jasht duket sikur gjithçka është në rregull.

Ky reel është një reflektim mbi këtë ndalesë të brendshme. Nëse e ndjen veten në këtë gjendje, kjo nuk do të thotë se je i/e dobët. Do të thotë se ka diçka që kërkon vëmendje, kuptim dhe mbështetje profesionale. Puna terapeutike ndihmon pikërisht këtu, me i dhënë emër asaj
që të mban : të kuptosh, ta njohësh, ta pranosh pastaj ta ndryshosh dhe të ecësh përpara

03/12/2025

Njeriu shpesh mendon se refuzimi është formë mbrojtjeje, një mur që e mban të sigurt. Por ndonjëherë, duke mbyllur derën për dikë, pa e kuptuar, po ia mbyll vetes mundësinë për të parë më thellë. Çdo person që hyn në jetën tonë sjell një mësim të vogël, një reflektim të brendshëm. Disa na shfaqin mirësinë që e kemi harruar, disa prekin plagë të vjetra dhe na tregojnë ku ende kemi punë me veten. Ka njerëz që na duken të vështirë, jo sepse janë të tillë, por sepse prekin një pjesë tonën që nuk duam ta pranojmë.

Të tjerët janë si pasqyra. Në ta shohim reagimet tona, limitet, dëshirat, plagët e pashëruara. E kur i refuzojmë vetëm pse na trazojnë, shpesh po shmangim një të vërtetë që pret të njihet. Pranimi nuk do të thotë të lejosh gjithçka – por ta shikosh me kuriozitet çfarë të ngjall e tjetra anë. Sepse takimet njerëzore nuk janë rastësi, janë ftesa për t’u zgjeruar.

Në fund, rritja fillon në momentin kur nuk i shmangësh pasqyrat, por i sheh si udhërrëfyes drejt vetes

21/11/2025

Kur dikush është i lënduar emocionalisht, është normale të ndjejë trishtim, frikë apo zhgënjim. Nuk ka nevojë të shtyhet
të ‘është i fortë’ ose të fshehë ndjenjat. Mbështetja, pranimi i emocioneve dhe hapësira për të marrë frymë janë hapat e parë drejt përmirësimit.
Kujdesi i vazhdueshëm për vetveten
dhe ndarja e ndjenjave me dikë
të besueshëm ndihmon mendjen dhe trupin të rimarrin harmonizimin

18/11/2025

Kur mendja mbushet me zhurmë, trupi e ndjen i pari. Kur e lëshon pak hapësirë,
ai të tregon qartë çfarë po ndodh me ty.

Kthimi tek trupi ndihmon të ulesh ritmin,
ta kuptosh tensionin, lodhjen ose qetësinë që ke brenda. Ky fokus të rikthen
në momentin e tanishëm, të qetëson
dhe të lidh me veten në mënyrë
më të shëndetshme.
Është një mënyrë e thjeshtë për tu ndalë dhe për ta dëgjuar veten pa presion

Address

Vital Diagnostika Rr. Nënë Terezë
Pejë
30000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lira Psikologe posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Lira Psikologe:

Share

Category