07/06/2024
UNItears 🟢💧
Përbërja: Hipromeloza 5mg në 1ml tretje.
Substancat ndihmëse: Deksapentanol, klorur natriumi, natrium edetat, ujë për injeksion.
Indikacionet: UNI tears përdoret në mjekimin e sindromes së syrit të thatë (keratoconjuctivitis sicca), pastaj në sindromen Sjorgen sipas udhëzimeve të mjekut. Përdoret për mjekimin e erozioneve të vogla të kornesë, në rënien e grimcave të vogla në qesen konjuktivale ose pas operacionit. Ndihmon në zbutjen e dhimbjes si pasojë e irritimeve nga era, pluhuri, tymi, atmosfera e ndotur, ndotjen e thjerrëzave nga kontakti si dhe zvogëlimin e lodhjes së syve gjatë leximit të gjatë, vozitjes etj. Ky preparat mund të përdoret te të rriturit dhe fëmijët.
Dozimi: Dozimi është individual, 1-2 pika në qesën konjuktivale, 2-3 herë në ditë. Sipas nevojës mund të përdoret 1-2 pika në orë.
PHARMA FRIEND® është përfaqësuesi i UNIMED PHARMA® për Kosovë.
Distributor të produkteve të PHARMA FRIEND® janë SANTEFARM dhe A-Life.
Së bashku me klientēt tonë përpiqemi të përmbushim nevojat dhe pritshmëritë e tregut.
👀