Holistika - Qendra Psikosociale dhe Terapeutike

Holistika - Qendra Psikosociale dhe Terapeutike Qendra Psikosociale dhe Terapeutike “ Holistika”, ofron shërbime multidiciplinare në mbështetje të fëmijëve me nevoja të veçanta dhe vështirësi në të nxënë.

Qendra Psikosociale dhe Terapeutike
“ Holistika”, ofron shërbime multidiciplinare në mbështetje të fëmijëve me nevoja të veçanta dhe vështirësi në të nxënë. Vizioni i “Holistikës” është që të gjithë fëmijët, në nevojë për shërbime të specializuara, të përfitojnë nga kujdesi dhe trajtimi gjatë fëmijërisë së hershme dhe nga programet në mbështetje të edukimit gjithëpërfshirës duke mundësuar krijimin e një baze për sukses në shkollë, punë dhe marrëdhënie shoqërore. Shërbimet që ofrohen në “Holistika”:
• Terapi zhvillimi
• Këshillim psikosocial
• Mbështetje në mësimnxënie

Stafi i “Holistikës ” përfshinë: psikolog, këshillues psikosocial, logoped, ergoterapist, mësimdhënës dhe edukator. Na vizitoni! Qendra Psikosociale dhe Terapeutike “Holistika” gjendet me adresë në Rr. Esad Mekuli Nr. 67,përballë shkollës teknike ,,Rifat Gjota''Pejë. Na kontaktoni :

Tel:+383 (0) 49 467 969
Email: qpt.holistika@gmail.com

Të nderuar,Në emër të qendrës sonë Holistika, ju urojmë festat e fundvitit! Kjo është një kohë reflektimi dhe mirënjohje...
24/12/2024

Të nderuar,

Në emër të qendrës sonë Holistika, ju urojmë festat e fundvitit! Kjo është një kohë reflektimi dhe mirënjohjeje, dhe ne dëshirojmë të shprehim falënderimet tona për besimin dhe mbështetjen tuaj.

Shpresojmë që këto ditë të jenë të mbushura me ngrohtësi, dashuri dhe momente të veçanta me ata që ju rrethojnë. Le të jetë kjo periudhë një mundësi për të filluar vitin e ri me energji pozitive dhe shpresë.

Me respekt,
Ekipi i Holistikës

3 Dhjetori – Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara ARSIMI GJITHËPËRSHIRËS ËSHTË NJË E DREJTË THEMELORE P...
03/12/2024

3 Dhjetori – Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara

ARSIMI GJITHËPËRSHIRËS ËSHTË NJË E DREJTË THEMELORE PËR ÇDO FËMIJË!

Suksesi i një shoqërie është i lidhur ngushtë me përfshirjen e të gjithëve, dhe një arsim cilësor është themeli i një të ardhmeje më të drejtë dhe të barabartë.

Në këtë ditë, e cila është një mundësi për të reflektuar, kujdesur dhe për të treguar mbështetje për fëmijët dhe individët me aftësi të kufizuara, ne theksojmë rëndësinë e një arsimi gjithëpërfshirës dhe cilësor për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore.

Arsimi është një e drejtë themelore për çdo fëmijë, dhe çdo fëmijë, pavarësisht aftësive të tij, meriton mundësinë për të mësuar dhe për t’u zhvilluar në një mjedis të barabartë dhe mbështetës.

Arsimi gjithëpërfshirës nuk është thjeshtë një koncept, por një angazhim për të krijuar mundësi që i ofrojnë çdo fëmije, përfshirë ata me aftësi të kufizuara, mundësinë të arrijnë potencialin e tyre të plotë.

Fëmijët me nevoja të veçanta arsimore kanë të drejta të barabarta për t’u edukuar dhe për të përfituar nga mundësi të njëjta.

Është detyra jonë që të sigurojmë që çdo fëmijë të ketë mundësinë të mësojë dhe të zhvillohet në një ambient që e mbështet dhe e respekton atë për atë që është.

Le të angazhohemi për të krijuar një të ardhme më të mirë, ku arsimi gjithëpërfshirës është një realitet për të gjithë fëmijët, dhe të bashkohemi për t’i dhënë mundësinë çdo fëmije të shkëlqejë dhe të ndihet i pranuar në shoqërinë dhe shkollën që ndan me të tjerët.

Urime 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit! Sot festojmë krenarinë tonë kombëtare dhe vlerat që na bashkojnë. Le të jemi gjithm...
28/11/2024

Urime 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit! Sot festojmë krenarinë tonë kombëtare dhe vlerat që na bashkojnë. Le të jemi gjithmonë të bashkuar në dashurinë për atdheun tonë dhe të punojmë së bashku për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë.

AKTIVITETE LOGOPEDIKE Ushtrimet bukofaciale në logopedi janë ushtrime të krijuara për të forcuar muskujt e fytyrës, buzë...
15/11/2024

AKTIVITETE LOGOPEDIKE

Ushtrimet bukofaciale në logopedi janë ushtrime të krijuara për të forcuar muskujt e fytyrës, buzëve, gjuhës dhe nofullës, që janë të rëndësishme për zhvillimin e të folurit dhe të komunikimit. Këto ushtrime përdoren për fëmijë që kanë vështirësi të ndryshme në komunikim, si p.sh.:
1. Vonese në të folur – për fëmijë që fillojnë të flasin më vonë se mosha mesatare.
2. Çrregullime të artikulimit – për fëmijë që kanë vështirësi në shqiptimin e tingujve të caktuar.
3. Apraxia e të folurit – për fëmijë që e kanë të vështirë koordinimin e muskujve për të prodhuar tingujt e të folurit.
4. Çrregullime të gëlltitjes dhe përtypjes – për fëmijë që kanë vështirësi në procesin e gëlltitjes, që mund të ndikojë edhe në të folur.

Këto ushtrime ndihmojnë fëmijët në përmirësimin e:
• Forcës muskulore – ndihmon në krijimin e tingujve të qartë dhe të saktë.
• Koordinimit motorik – për të kontrolluar më mirë gjuhën, buzët dhe nofullën gjatë të folurit.
• Fokusit dhe vëmendjes në komunikim – për të pasur një përqendrim më të mirë në zhvillimin e aftësive komunikuese.
• Vetëbesimit – për t’u ndier më të sigurt në komunikim dhe shprehje.

Të nderuar prindër, nëse jeni të interesuar për një program gjithëpërfshirës që lehtëson mësimnxënien e fëmijës tuaj – A...
11/11/2024

Të nderuar prindër, nëse jeni të interesuar për një program gjithëpërfshirës që lehtëson mësimnxënien e fëmijës tuaj – Atëherë na vizitoni në Holistika!

Programi ynë i shërbimeve të mësimnxënies e ndihmon fëmijën tuaj të zhbllokojë potencialin e pashfrytëzuar për rritje dhe arritje në mësim.
Stafi ynë profesional është i angazhuar për të krijuar një ambient të sigurt dhe inkurajues, ku çdo nxënës ndjehet i motivuar të mësojë dhe të zhvillohet. Ata punojnë (mësues, psikolog, logoped) ngushtë me nxënësit, përmes takimeve/punës individuale dhe grupore për të identifikuar nevojat e tyre specifike dhe për ti ndihmuar ata që të arrijnë potencialin e tyre maksimal dhe të përmirësojnë njohuritë e tyre në lëndë të ndryshme.
Ne gjithashtu ofrojmë mbështetje për përgatitjen e provimeve dhe ndihmë në detyrat e shtëpisë.

Holistika beson se çdo nxënës ka potencialin për sukses, dhe ne jemi këtu për t'i ndihmuar ata ta arrijnë atë.

05/11/2024

DHOMAT MULTISENSORIKE – IMPAKTI I TYRE NË ZHVILLIMIN E FËMIJËS

Dhomat senzorike ofrojnë një ambient të sigurt dhe stimuluese për fëmijët, ku ata mund të eksplorojnë dhe përjetojnë ndjesi të ndryshme. Këto ambiente janë të dizajnuara për të ndihmuar në zhvillimin e aftësive motorike, përmirësimin e fokusit dhe reduktimin e ankthit tek fëmijët me aftësi të kufizuara dhe me nevoja të veçanta arsimore.

Në qendrën tonë, ne ofrojmë një dhomë senzorike të pajisur me elemente të ndryshme, si drita, tinguj, dhe objekte interaktive që inkurajojnë fëmijët të angazhohen dhe të shprehin kreativitetin e tyre.

Koha e kaluar në një mjedis shumë-ndijor ndihmon fëmijët me aftësi të kufizuara dhe me nevoja të veçanta arsimore të përjetojnë një atmosferë relaksuese dhe terapeutike, duke kontribuar në mirëqenien e tyre emocionale dhe sociale. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të ndihmuar fëmijët të zhvillojnë tutje aftësitë dhe shkathtësitë e tyre dhe të krijojnë lidhje pozitive me ambientin përreth.

AKTIVITETE GJITHËPËRFSHIRËSE ZHVILLIMOREJu përcjellim disa nga aktivitetet gjithëpërfshirëse me fëmijët, të cilat synojn...
21/10/2024

AKTIVITETE GJITHËPËRFSHIRËSE ZHVILLIMORE

Ju përcjellim disa nga aktivitetet gjithëpërfshirëse me fëmijët, të cilat synojnë nxitjen e sjelljes pozitive, përmirësimin e aftësive komunikuese dhe fuqizimin emocional. Përmes metodave inovative dhe lojërave interaktive, fëmijët janë ndihmuar të shprehin emocionet e tyre në mënyrë të shëndetshme dhe të zhvillojnë aftësi efektive ndërpersonale. Këto aktivitete jo vetëm që i mbështetin fëmijët në ndërtimin e vetëbesimit, mësimnxënies, por edhe promovojnë një mjedis pozitiv ku bashkëpunimi dhe ndërveprimi janë në qendër të vëmendjes. Përmes këtij programi, Holistika kontribon në krijimin e një baze të fortë për zhvillimin e fëmijëve si individë të përkushtuar dhe të ekuilibruar emicionalisht.

Mbështetja e fëmijëve në zhvillimin e tyre - Qasje holistikeZhvillimi holistik i referohet rritjes së përgjithshme të nj...
09/10/2024

Mbështetja e fëmijëve në zhvillimin e tyre - Qasje holistike

Zhvillimi holistik i referohet rritjes së përgjithshme të një individi në dimensione të shumta - njohëse, emocionale, fizike dhe sociale. Një person/individ është më shumë se vetëm arritjet e tij akademike, dhe se zhvillimi personal dhe emocional luan një rol po aq të rëndësishëm në formësimin e së ardhmes së dikujt.
Vonesat në zhvillim tek fëmijët
Kur flasim për zhvillimin e fëmijës, gjëja e parë që na vjen në mendje mund të jetë rritja fizike. Megjithatë, zhvillimi i fëmijës përfshin aftësitë njohëse, gjuhësore dhe zhvillimin socio-emocional.
Nëse fëmija juaj ngec në një ose disa etapa zhvillimi në krahasim me moshatarët e tij, duke ju shqetësuar dhe duke ju bërë të ndiheni të shqetësuar, marrja e një diagnoze dhe terapie të përshtatshme dhe në kohë, mund të përmirësojë vonesën/at në zhvillim.

Llojet e vonesave në zhvillim
Aftësitë njohëse: Fëmija juaj ka vështirësi të kuptojë informacionin, si ndjekja e udhëzimeve ose zgjidhja e problemeve.
Aftësitë sociale dhe emocionale: Fëmija juaj lufton me shprehjen e ndjenjave, nuk mund të kuptojë shenjat verbale dhe joverbale ose nuk mund të përballojë ndryshimet e papritura.
Aftësitë e të folurit dhe gjuhës: Fëmija juaj ka vështirësi të flasë një fjalë ose të kuptojë një bisedë.
Aftësitë motorike: Fëmija juaj ka vështirësi të rrokulliset, të ulet, të ecë, të mbajë një send ose të shkruaj.

Një fëmijë mund të ketë një ose më shumë fusha të vonesave zhvillimore.
Prandaj, për tu siguruar që fëmija merr shërbim multidiciplinar që ndihmon zhvillimin e tij holistik, na vizitoni në “Holistika”.
Ekipi i shërbimeve terapeutike dhe psikosociale në qendrën “Holistika”, përfshin psikolog, ergoterapist dhe logoped, të cilët janë të angazhuar për të ofruar mbështetje profesionale për fëmijët që përballen me ndonjëren nga fushat e lartcekura (për intervenim dhe mbështetje).

Mbështetje profesionale për fëmijët me vështirësi në të nxënë!Të gjithë fëmijët kanë nevojë për dashuri, inkurajim dhe m...
08/10/2024

Mbështetje profesionale për fëmijët me vështirësi në të nxënë!
Të gjithë fëmijët kanë nevojë për dashuri, inkurajim dhe mbështetje, dhe për fëmijët me vështirësi në të mësuar, një përforcim i tillë pozitiv mund të ndihmojë që ata të shfaqen me një ndjenjë të fortë të vetëvlerësimit, besimit dhe vendosmërisë për të vazhduar tutje edhe kur gjërat janë të vështira.
Mësimi plotësues është një proces edukativ që ofron mbështetje dhe ndihmë për nxënësit që kanë nevojë për përmirësim të performances në lëndët shkollore. Ai organizohet në grupe të vogla ose në mënyrë individuale, duke u fokusuar në nevojat specifike të secilit nxënës. Benefitet e tij përfshijnë rritjen e vetëbesimit, përmirësimin e rezultateve akademike dhe zhvillimin e aftësive të reja.
Në qendrën "Holistika", çdo nxënës që vlerësohet se ka nevojë për ndihmë shtesë mund të përfitojë nga ky shërbim. Ne ofrojmë një ambient të ngrohtë dhe mbështetës, ku nxënësit mund të ndihen të lirë për të shprehur pyetjet e tyre dhe për të mësuar në një mënyrë që i përshtatet stilit të tyre të të mësuarit. Kështu, ne ndihmojmë në krijimin e një baze të fortë për suksesin e tyre të ardhshëm.
Ekipi arsimor në “Holistika” përfshinë mësueset, psikologët (me pervojë në mbështetje të fëmijëve me vështirësi në të nxënë) dhe logopeden.

Gëzuar fundjavën nga ekipi ynë! Të keni një fundjavë të mrekullueshme dhe të relaksuar!
20/09/2024

Gëzuar fundjavën nga ekipi ynë! Të keni një fundjavë të mrekullueshme dhe të relaksuar!

Ergoterapia, e njohur edhe si terapia okupacionale, është një fushë e rehabilitimit që ndihmon individët të përmirësojnë...
17/09/2024

Ergoterapia, e njohur edhe si terapia okupacionale, është një fushë e rehabilitimit që ndihmon individët të përmirësojnë aftësitë e tyre funksionale dhe të arrijnë pavarësi në detyrat e përditshme. Është e përshtatshme për të gjitha grupmoshat dhe mund të ndihmojë ata që kanë probleme fizike, neurologjike, psikologjike ose zhvillimore.

•Teknikat kryesore të intervenimit të ergoterapistit përfshijnë:

•Zhvillimin e aftësive për aktivitete të përditshme•
Ergoterapistët ndihmojnë klientët të mësojnë ose ripërtërijnë aftësitë për aktivitete bazike si ushqyerja, larja, veshja, etj.

•Modifikimi i mjedisit•
Ergoterapistët ofrojnë sugjerime për modifikimin e mjedisit të punës ose shtëpisë për të ndihmuar klientët të jenë më të pavarur, duke përfshirë pajisje ndihmëse si karroca, mbështetëse, ose pajisje ergonomike.

•Trupi dhe lëvizja•
Teknikat për përmirësimin e forcës, qëndrueshmërisë, dhe koordinimit të lëvizjeve, duke përfshirë ushtrime dhe aktivitete specifike që ndihmojnë në përmirësimin e funksionit fizik.

•Menaxhimi i dhimbjes dhe lodhjes•
Përdoren metoda për të menaxhuar dhimbjen dhe lodhjen, duke përfshirë teknikat e relaksimit dhe strategjitë për kursimin e energjisë.

•Zhvillimi i aftësive sociale dhe mendore•
Për individët me vështirësi mendore ose emocionale, ergoterapistët përdorin teknika që ndihmojnë në zhvillimin e aftësive të ndërveprimit social, përqendrimit dhe zgjidhjes së problemeve.

•Pajisjet ndihmëse dhe teknologjia asistuese•
Ergoterapistët mund të sugjerojnë përdorimin e pajisjeve ose teknologjive që ndihmojnë individët të përmbushin aktivitetet e përditshme në mënyrë më të lehtë dhe efikase.

Holistika ofron një program të strukturuar për shërbimet e ergoterapisë. Na kontaktoni për konsulta dhe seanca me ergoterapistin e qendrës sonë.

Më 16 Shtator, 2024 në Qendrën "Holistika", fillojmë ofrimin e shërbimeve multidisiplinare nga një staf i kualifikuar dh...
13/09/2024

Më 16 Shtator, 2024 në Qendrën "Holistika", fillojmë ofrimin e shërbimeve multidisiplinare nga një staf i kualifikuar dhe me përvojë të gjatë në mbështetje të fëmijëve me nevoja të veqanta dhe veshtirësi në të nxënë. Jemi të përkushtuar të ofrojmë mbështetje profesionale dhe cilësore për të gjithë klientët tanë. Ju ftojmë të njiheni me ambientet tona bashkëkohore dhe hapësirat e punës, të dizajnuara për të krijuar një mjedis të përshtatshëm për mbështetje individuale , trajtime të personalizuara dhe grupore.

Ju mirëpresim!

Address

Esad Mekuli 67
Pejë
30000

Opening Hours

Monday 08:00 - 20:00
Tuesday 08:00 - 20:00
Wednesday 08:00 - 20:00
Thursday 08:00 - 20:00
Friday 08:00 - 20:00
Saturday 08:00 - 18:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Holistika - Qendra Psikosociale dhe Terapeutike posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram