Fizio Plus

Fizio Plus Fizio Plus është ordinance ku ofrohen shërbime të fizioterapisë dhe rehabilitimit profesional.

Tek Fizio Plus ofrojmë Fizioterapi dhe Rehabilitim për shumë probleme shëndetësore siç janë problemet me shtyllen kurrizore, pastaj problemet e shumta me nyjet, tek rastet ortopedike si para dhe pas operimeve, tek lendimet e ndryshme sportive, problemet reumatologjike, neurologjike, pediatrike etj.

Çfarë është Tendiniti?Tendiniti ose si njihet ndryshe me termin “Tendonitis” është një inflamacion i tendinave të cilat ...
12/02/2023

Çfarë është Tendiniti?

Tendiniti ose si njihet ndryshe me termin “Tendonitis” është një inflamacion i tendinave të cilat bëjnë lidhjen mes muskujve dhe eshtrave.

Me përdorimin e vazhdueshëm dhe të tepruar të peshave apo ndonje ngritje e shpejtë e peshave atëhere mund të vie deri tek "qarje të vogla" të cilat pastaj shfaqen me enjtje, dhimbje vështirësi në lëvizjen e nyjes.

Simptomat:

• Dhimbje rreth nyjeve e cila është lokalizuar, dobësi, enjtje, skuqje.

Shkaqet:

• Lëvizjet e përsëritura gjatë aktiviteteve në punë apo sporte të ndryshme.

• Por gjithashtu mund të ndodhë shpesh edhe nga një tendosje e papritur.

• Tendiniti afatgjatë gjithashtu mund të jetë shkak i moshës ose sëmundjeve të tilla si artriti i cili dëmton tendinat dhe indet e tjera.

Diagnostikimi

• Me anë të ekzaminimit fizik, palpimit në vendin e dhimbjes dhe disa testeve fizike në shumicën e rasteve vie deri tek përcaktimi i diagnozes, por në disa raste nevojiten edhe teste gjaku ose teste imazherie si rrezet X ose MRI, skaner ose ultrasound.

Trajtimi i hershëm

Sa më shpejt të filloni, aq më mirë do të funksionojë. Kur trajtohet herët tendiniti zakonisht zhduket lehtësisht por për disa njerëz mund të bëhet kronike ose një problem i zgjatur në kohë.

Nëse veprimet e përsëritura kanë çuar në tendinit atëherë këto sjellje duhet të reduktohen në mënyrë që risku të zvogëlohet.

Procedurat fizioterapeutike në trajtimin e tendinitit përfshinë:

✔️ Termoterapinë
✔️ Aplikimi i ultrazërit terapeutik
✔️ Rritja e fleksibilitetit të nyjes
✔️ Zgjatje muskulore
✔️ Forcim specifik muskulor etj.

FIZIO PLUS Ekzaminim, diagnostikim dhe trajtim fizioterapeutik tek problemet me ◾️shtyllen kurrizore, ▪️lëndimet sportiv...
24/01/2023

FIZIO PLUS

Ekzaminim, diagnostikim dhe trajtim fizioterapeutik tek problemet me
◾️shtyllen kurrizore,
▪️lëndimet sportive,
▪️pas ndërhyrjeve ortopedike,
▪️problemeve neurologjike
▪️problemeve reumatologjike.

Për termin kontaktoni:

📞+383 48 220 928
📞+383 44 220 928

📧 fiziopluspeje@gmail.com
🌐 www.fizioplus.com

📍Nëna Terezë, nr.92, 30000, Pejë, Kosovë

, ,

Fizioterapia tek lëndimet e nyjeve apo strukturave tjera.Vetëm atëherë kur muskujt tuaj janë mjaftueshëm të fortë, ata m...
21/01/2023

Fizioterapia tek lëndimet e nyjeve apo strukturave tjera.

Vetëm atëherë kur muskujt tuaj janë mjaftueshëm të fortë, ata mund të mbrojnë kartilagjet e nyjeve, ligamentet dhe meniskuset po ashtu ndihmojnë në ruajtjen e stabilitetit të nyjeve dhe lëvizjet normale të gjymtyrëve.

Prandaj, është shumë e rëndësishme të filloni sa më herët me fizioterapi për të rikthyer forcen e muskujve sa më shpejt të jetë e mundur dhe këtë menjëherë pas ndonjë dëmtimi ose intervenimi ortopedik në nyje.

18/01/2023
Me stilin e jetesës, lodhjen e përditshme në punë, qëndrimin në kompjuter e telefon, dhimbja e shpinës është bërë shumë ...
09/01/2023

Me stilin e jetesës, lodhjen e përditshme në punë, qëndrimin në kompjuter e telefon, dhimbja e shpinës është bërë shumë e zakonshme.

Dhimbjet mund të jenë të ndryshme dhe mund të shkaktohen nga struktura të ndryshme.

✔️ Prandaj së pari ju duhet një ekzaminim dhe diagnostikim profesional për të zbuluar shkakun e këtyre dhimbjeve.

❌ Trajtimi i këtyre dhimbjeve nuk zgjidhet me përdorimin e tabletave dhe pa një diagnostikim të saktë!

✔️ Në shumicën e rasteve trajtimi fizioterapeutik është zgjidhje e duhur për dhimbjet e shpinës.

Fizio Plus - Ordinanca për Fizioterapi dhe Rehabilitim

Për termin kontaktoni:

📞+383 48 220 928
📞+383 44 220 928

📧 fiziopluspeje@gmail.com
🌐 www.fizioplus.com

📍Nëna Terezë, nr.92, 30000, Pejë, Kosovë

, ,

Sindroma e dhimbjes së qafës (sindroma e zyres)Sindroma e dhimbjes së qafës (sindroma e zyres) shkaktohen nga përdorimi ...
24/11/2022

Sindroma e dhimbjes së qafës (sindroma e zyres)

Sindroma e dhimbjes së qafës (sindroma e zyres) shkaktohen nga përdorimi i gabuar i
muskujve të caktuar të trupit ose nga përdorimi i përsëritur i muskujve të njëjtë për një kohë të gjatë
dhe të vazhdueshme, si tendosja e qafës, qëndrimi ulur para kompjuterit për një kohë të gjatë,
ngritja e gjërave në të njëjtin pozicion për një kohë të gjatë, etj.

Shkaku i sindromës së zyrës është kur muskujt e qafës dhe shpatullave tkurren dhe nuk
relaksohen, derisa të bëhet një gungë (pika e dhimbjes-trigger point), duke bërë që gjaku dhe
oksigjeni të mos jenë në gjendje të qarkullojnë lehtësisht në atë regjion.

Pacienti do të fillojë të ketë dhimbje ose ngurtësi në qafë dhe shpatulla dhe nëse lihet pa trajtim të duhur trupi do të fillojë të krijojë një membranë të trashë për t'u mbrojtur, ku si rezultat muskujt në atë zonë
inflamohen, duke shkaktuar më shumë dhimbje.

Atëherë kur fascia e cila është e ngjitur për muskujt e lënduar fillon të shpërndahet dhe të ndrydh nervat e afërt, pacienti fillon të ketë simptoma të sëmundjeve të nervave, për shembull, ata mund të kenë dhimbje që përhapet deri në vesh, nofull, gropë të syrit, kokë, ose të përhapet poshtë krahëve dhe gjoksit, duke shkaktuar shtrëngim në gjoks, gulçim dhe vështirësi në frymëmarrje (për arsye të panjohura).

Nëse nuk trajtohet siç duhet, sindroma e zyrës mund të dërgoj tek një gjendje e dëmtimit të nervave të qafes dhe dorës e kjo ndodh sepse fascia do të fillojë të mbaj të shtrënguar muskujt e qafës duke bllokuar lëvizjet e lira në atë regjion e cila pastaj rezulton me dhimbje në krah, në dorë dhe me mpirje e cila mund të përhapet deri në gishtërinj dhe mund të shkaktoj edhe dobësi të muskujve.

Për termin kontaktoni:

📞+383 48 220 928
📞+383 44 220 928

📧 fiziopluspeje@gmail.com
🌐 www.fizioplus.com

📍Nëna Terezë, nr.92, 30000, Pejë, Kosovë

, ,

Dhimbjet në krahë dhe struktura afër (sup, bërryl ose dorë) mund të jenë jashtëzakonisht të mundimshme. Dhimbja në krahë...
09/11/2022

Dhimbjet në krahë dhe struktura afër (sup, bërryl ose dorë) mund të jenë jashtëzakonisht të mundimshme.

Dhimbja në krahë mund të shkaktohet nga disa faktorë të ndryshëm, por disa nga më të zakonshmet janë mbingarkesa, trauma (aksidenti ose rënia), acarimi nervor, ngarkesat e dështimit muskulor dhe mosfunksionimi mekanik.

Dhimbja në krahë është një çrregullim muskuloskeletor që prek një pjesë të madhe të popullatës gjatë gjithë jetës. Dhimbja në krahë gjithashtu mund të shkaktohet nga problemet me qafë ose sup.

Çdo dëmtim i tendinit ose të ngjashme me to mund të hetohet në shumicën e rasteve nga një profesionist shëndetësor me anë të ekzaminimeve fizike, testeve të ndryshme dhe të konfirmohet më tej nga ultrazëri diagnostikues ose MRI kur është e nevojshme.

Trajtimi është i sigurt nëse diagnoza është e saktë dhe fillohet shpejtë me fizioterapi dhe procedura tjera trajtuese e rehabilituese.

Për termin kontaktoni:

📞+383 48 220 928
📞+383 44 220 928

📧 fiziopluspeje@gmail.com
🌐 www.fizioplus.com

📍Nëna Terezë, nr.92, 30000, Pejë, Kosovë

, ,

Address


Opening Hours

Monday 15:00 - 19:00
Tuesday 15:00 - 19:00
Wednesday 15:00 - 19:00
Thursday 15:00 - 19:00
Friday 15:00 - 19:00
Saturday 10:00 - 16:00

Telephone

+38348220928

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fizio Plus posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Fizio Plus:

  • Want your practice to be the top-listed Clinic?

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Çfarë ofrojmë ne?

Ofrojmë Fizioterapi dhe rehabilitim në keto fusha :

Fizioterapi në ortopedi


  • Tendinitet,

  • Subluksacionet dhe dislokimet e nyjeve,