06/02/2023
Hixhameja është një Sunet i Profetit Muhamed ﷺ dhe raportohet në mënyrë të gjerë në një numër të haditheve autentike. Praktika e saj është theksuar fuqimisht në një numër hadithesh dhe praktikimi i hixhames formon një pjesë integrale të Mjekësisë Profetike.
Hixhameja ishte një praktikë e zakonshme e Profetit Muhamed ﷺ dhe shokëve të tij për trajtimin e një sërë sëmundjesh, si dhe një formë të mirëmbajtjes së trupit dhe promovimit të shëndetit.
Fjala 'حجامة /hixhame' do të thotë 'të thithesh apo nxjerësh jashtë gjakun' dhe rrjedhë nga gjuha arabe, dhe në ditët e sotit njihet si një shërim alternativ ose një mënyrë alternative e trajtimit të sëmundjeve të ndryshme dhe çrregullimeve trupore. Mjekësia moderne gjithashtu e miraton/pranon se nga hixhameja ka përfitime të ndryshme, madje inkurajon praktikën e saj në disa sëmundje.
Në këtë procedurë jokirurgjikale, nxjerret gjaku toksik ose "gjaku i keq" nga trupi. Përmes vakumit në pika të caktuara në trup, qëllimi i hixhames qëndron në nxjerrjen e gjakut stagnant në pika të caktuara në trup. Teoria e hixhames është se gjaku i tillë mund të ngadalësojë shpërndarjen e oksigjenit, elektroliteve minerale, vitaminave, etj, tek qelizat, indet dhe organet tuaja. Gjaku i stagnuar i pranishëm në trupin i pengon qelizat indet dhe organet që mos funksionojnë mirë dhe kështu që këto të fundit bëhen progresivisht të dobëta, joefikase ose tejkalohen lehtësisht nga bakteret, infeksionet etj.
Në natën e Israsë dhe Miraxhit, Muhamedi ﷺ umetit të tij i solli dy dhurata: namazin, i cili është obligim pesë herë në ditë dhe i cili si ibadet është shtylla kryesore e fesë Islame si dhe në të njejtën kohë umeti u këshillua me dhuratën e dytë në mënyrë indirekte nga Allahu duke i parandaluar sëmundjet me hixhame, praktikë e cila sot është duke i sfiduar shumë hulumtues dhe qendra të hulumtimit mbi dobitë që sjellë ajo/hixhameja.