18/05/2025
TUNELI KARPAL
Tuneli karpali është një kanal i ngushtë në dorës, i cili formohet nga kockat e kyçit dhe ligamentet që kalojnë mbi to.
Përmes këtij tuneli kalon nervi median dhe tetivat që kontrollojnë lëvizjen e gishtave. Kur ky tunel ngushtohet, si pasojë e edemës ose inflamacioneve, presioni mbi nervin rritet dhe shkakton simptoma.
Simptomat e sindromës së tunelit karpal:
● Mpirje dhe ndjesi shpimi gjilpërash, kryesisht në gishtin e madh, tregues, të mesëm dhe gjysmën e gishtit të katërt.
● Dhimbje në kyqin e dorës që përhapet në parakrah dhe madje deri në shpatull.
●Dobësim muskular në dorë, vështirësi në mbajtjen e objekteve ose kryerjen e aktiviteteve të përditshme.
●Mpirje të dorës gjatë natës, duke ndërprerë gjumim.
Shkaktarët:
●Lëvizje të përsëritura: Puna që kërkon lëvizje të vazhdueshme të kyçit të dorës, siç janë shkrimi në tastierë, përdorimi i miut të kompjuterit, ose aktivitetet manuale.
●Diabeti, artriti reumatoid, obeziteti dhe shtatzënia mund të rrisin rrezikun për sindromën e tunelit karpal.
●Lëndimet ose frakturat: Dëmtimet e kyçit të dorës mund të shtojnë presion mbi nervin median.
Trajtimi:
●Përdorimi i mbështetëseve për kyçin e dorës
●Medikamente anti-inflamatore për të reduktuar dhimbjen dhe edemën
●Terapia fizikale
●Në raste të rralla, rekomandohet intervenim kirurgjikal.
Aplikimi i fizioterapisë në sindromën e tunelit karpal është një trajtim efektiv për të reduktuar dhimbjen, inflamacionin, përmirësuar funksionin e dorës dhe parandaluar përkeqësimin e gjendjes.
Ky trajtim mundësohet në klinikën Fizioterapia.
Termini i obliguar
044 776 333, 045 262 300