20/11/2025
Sot, në këtë ditë , nderojmë me respekt dhe mall Sanije Topanicën, themeluesen e kësaj ordinance në kohët më të vështira të okupimit.
Ajo e ndërtoi këtë vend shërimi me zemër dhe sakrificë, duke u bërë mbështetje e palëkundur për shumë nëna dhe familje të Llapit, në periudha ku kujdesi shëndetësor ishte i munguar dhe rrethanat jashtëzakonisht të rënda.
Me guxim, profesionalizëm dhe humanizëm të rrallë, Sanija qëndroi pranë komunitetit kur kishte më së shumti nevojë, duke ofruar shpresë, ngrohtësi dhe siguri në momentet më delikate të jetës.
Vepra e saj është e rrënjosur thellë në kujtesën e njerëzve – në mijëra jetë të prekura prej saj dhe në çdo histori që lidhet me këtë ordinancë.
Sot, ne shprehim mirënjohjen më të sinqertë për të gjithë pacientët që vazhdojnë të na besojnë, duke e nderuar kështu trashëgiminë dhe punën e saj edhe pas ndarjes së saj nga jeta.
Besimi juaj është vazhdim i rrugës që ajo e nisi me përkushtim të plotë.
Me respekt familja