SHDPFMK-Shoqata e Distributorëve të Produkteve Farmaceutike të Kosovës

SHDPFMK-Shoqata e Distributorëve të Produkteve Farmaceutike të Kosovës Shoqata e Distributorëve të Produkteve Farmaceutike dhe Medicinale të Kosovës

REAGIM PUBLIK 13.06.2025
13/06/2025

REAGIM PUBLIK 13.06.2025

04/10/2024
21/09/2024
11/09/2024

REAGIM LIDHUR ME APROVIMIN E DEKLARIMIT TE CMIMEVE ME SHUMICE DHE PAKICE TE PRODUKTEVE MEDICINALE

Shoqata e Distributorëve të Produkteve Farmaceutike dhe Medicinale të Kosovës - SHDPFMK në vazhdimësi ka përkrahur procesin e nivelimit të çmimeve të produkteve farmaceutike në territorin e Kosovës në mënyrë që pacientët të kenë çmime të njëjta në çdo farmaci kudo që ata jetojnë, përkundër se Kosova është i vetmi shtet në Evropë që nuk ka sigurime shëndetësore funksionale që është bazë e patjetërsueshme për rregullimin e çmimeve të shërbimeve mjekësore duke përfshirë edhe çmimet e produkteve farmaceutike.

Lista çmimeve të produkteve farmacutike e publikuar me datën 06.09.2024 nga MeSH e Kosovës, ku në shumicën e rasteve çmimet e produkteve farmaceutike jenë me marzhë për qarkulluesit farmaceutik vetëm 7.5 % është tejet shqetësuese për anëtarët e kësaj Shoqate sepse:

- është në kundërshtim me metodologjine e percaktimit të cmimit sipas LIGJIT NR. 08/L-220 PËR ÇMIMIN E PRODUKTEVE MEDICINALE

-nuk garanton ekzistencën e veprimtarisë tonë si qarkullues farmaceutik me shumicë

- do të rrezikoj furnizimin me produkte farmaceutike për pacientët e Kosovës si e drejtë fundamentale e tyre

-do të zvogëloj numrin e barnave të regjistruara dhe do të ndikojë në largimin e prodhuesve serioz ndërkombëtar nga Kosova duke konsideruar se Kosova është një nga tregjet farmaceutike më të varfëra në Evropë.

Në këtë gjendje për shumicën e prodhuesve të produkteve farmaceutike Kosova është vend pa ndonjë interes ekonomik dhe këto masa të ndërmarra nga MeSH mund t’a rrezikojnë seriozisht shëndetin publik në Kosovë, pasi edhe në ditën e sotme në portofolin e barnave të regjistruara, mungojnë produkte esenciale shumë te rëndesishme të cilat pacientët tonë janë të obliguar të furnizohen nga tregjet jashtë Kosove.

Konsiderojmë se lista e publikuar nga MeSH me datën 06.09.2024 sipas LIGJIT NR. 08/L-220 PËR ÇMIMIN E PRODUKTEVE MEDICINALE ku në shumicën e rasteve kundërligjeshem merret vetëm marzha 7.5% e çmimit Doganor (duke mos llogaritur shpenzimet bazike si 1% AKPPM, shpenzimet për banderola, marketing autorizimi për regjistrim dhe variacione të produktit në AKPPM, farmakovigjilenca si dhe në shumicën e rasteve as shpenzimet e transportit) pa përfshirë shpenzimet operative të qarkulluesve farmaceutik, do të sjellin pjesën më të madhe të anëtarësisë sonë para kolapsit ekonomik ndërsa ne nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të kërkojmë të drejtën tonë në Sistemin Gjyqësor.

Prishtine, 11.09.2024

Me respekt,

SHDPFMK
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës
shdfmk@gmail.com
SHOQATA E DISTRIBUTOREVE TE PRODUKTEVE FARMACEUTIKE DHE MEDICINALE TE KOSOVES - SHDPFMK

27/11/2023

23/11/2023



Distributorët, hallkë e rëndësishme e sigurimit të shëndetit publik të qytetarëve të Republikës së Kosovës përmes furnizimit me barna të shoqërisë !



Kryetari i OFK-së z.Kadri Bytyqi dhe zv.Kryetari z.Astrit Haxhijaha gjatë ditës kanë pritur përfaqësuesit e Shoqatës së Distributorëve të Produkteve Farmaceutik dhe Medicinale të Kosovës të përfaqësuar nga z. Burim Namani, z.Milot Cena dhe z. Faton Citaku.

Në fokus të takimit ishte Ligji për Barna dhe ndryshimet aktuale në legjislacion të cilat po prekin sektorin farmaceutik. Veçanërisht u ngritën shqetësimet për mospërfshirjen e tarifës për dispenzimin e barnave nga farmacisti , mospërfshirje kjo e cila e rëndon reputacionin e farmacistit në raport me profesionistët e tjerë shëndetësor.

Një çështje tjetër mjaft shqetësues ishte edhe UA për thjeshtëzimin e procedurave për regjistrimin dhe importin e produkteve medicinale , të cilin si të tillë dyja palët e kanë konsideruar se vetëm sa ka komplikuar këto procedura të furnizimit të tregut me barna të nevojshme e të domosdoshme për qytetarë.

Në takim u shpreh gadishmëria e të dyja subjekteve për konkretizimin e bashkëpunimit përmes marrëveshjes së bashkëpunimit ku do të përcaktoheshin të gjitha hapat e bashkrendimit të veprimeve në mes OFK – SHDPFMK, me qëllim të adresimin të çështjeve të cilat prekin fushveprimin e dyja subjekteve në sektorin farmaceutik.

SHDPFMK-Shoqata e Distributorëve të Produkteve Farmaceutike të Kosovës

Address

Prishtinë

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHDPFMK-Shoqata e Distributorëve të Produkteve Farmaceutike të Kosovës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share