Dr.Dukagjin Z. Zeqiraj- Doktor i Mjekësisë

Dr.Dukagjin Z. Zeqiraj- Doktor i Mjekësisë dr.Dukagjin Zeqiraj doktor i mjekesise

Ideja se vaksina MMR shkakton autizëm është një keqkuptim që duhet kapërcyer. Për shkak të mungesës së provave të vlefsh...
24/12/2024

Ideja se vaksina MMR shkakton autizëm është një keqkuptim që duhet kapërcyer. Për shkak të mungesës së provave të vlefshme, "gjykata e vaksinave" federale tani hedh poshtë pretendimet se vaksina MMR shkakton autizëm. Prindërit duhet të paralajmërohen se duke mos i vaksinuar fëmijët e tyre për shkak të këtij koncepti të gabuar, ata mund t'i ekspozojnë ata dhe të tjerët ndaj komplikimeve reale të sindromës së rubeolës kongjenitale. Mjekët, të cilët zakonisht janë burimi kryesor i informacionit të saktë për pacientët e tyre, duhet të punojnë me këta prindër për të kuptuar dhe për t'i minimizuar këtë frikë.

MMR- vaksina për fruth, mumps dhe rubeolë

10/10/2024

Njoftim i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës📌

Testimi për Tuberkuloz (TB) te Fëmijët me Metodën GeneXpert MTB/RIF🧫🦠🔬🧬

ℹ️ Nga ky muaj, Departamenti i Mikrobiologjisë, Laboratori Referent Nacional për Tuberkuloz në IKSHPK ka filluar të ofrojë testimin për tuberkuloz (TB) te fëmijët duke përdorur metodën GeneXpert MTB/RIF, duke përfshirë gjithashtu mostrën e jashtëqitjes (fecesin).
ℹ️ Kjo metodë e re mundëson diagnozën më të saktë, më të shpejtë dhe më të lehtë për t’u realizuar te fëmijët.

🧑‍🦳👨‍🦳Për fëmijët, ekspektorimi i vështirë është një sfidë e zakonshme, sidomos kur dyshohet për tuberkuloz, prandaj përdorimi i fecesit si një mostër alternative për diagnozën e TB pulmonare pediatrike është një opsion i rëndësishëm.

Përparësitë kryesore të kësaj qasjeje përfshijnë:

✅Senzitivitet dhe specifitet i lartë: GeneXpert MTB/RIF ofron ndjeshmëri të lartë në zbulimin e tuberkulozit, veçanërisht në rastet pediatrike ku metodat konvencionale mund të jenë më pak efektive

✅Rezultate të shpejta: Testi jep rezultate të shpejta, që është thelbësor për diagnostikimin dhe trajtimin në kohë

✅Zbulimi i rezistencës ndaj Rifampicinës: Ai gjithashtu zbulon rezistencën ndaj rifampicinës, një faktor i rëndësishëm në menaxhimin e tuberkulozit rezistent ndaj shumë barnave.

Implementimi i kësaj metode do të kontribuojë në një diagnozë më të saktë dhe më të shpejtë, duke ndihmuar në diagnostifikimin e hershëm të tuberkulozit te fëmijët.

28/07/2022

Kissan Group është një brend i ri që ka për qëllim të sjell në tryezat tuaja shijen e vecante aziatik

02/05/2022

Me fat festa e Fiter Bajramit!
Festat mbretërovshim në familjet tuaja!

27/04/2022

Sesion special i ECCMID 2022 ne bashkepunim me Qendren Europiane te Kontrollit te Semundjeve (ECDC) dhe Agjensise per Sigurine Shendetsore te Mbreterise se Bashkuar (UKHSA)Për shkak të rritjes së vazhdueshme të numrit të rasteve pediatrike me hepatit akut të rëndë me etiologji të panjohur (...

Termet qe u ndje dhe ne Kosove !
22/04/2022

Termet qe u ndje dhe ne Kosove !

Mënyra e transmetimit të hepatitit BVazhdim pjesa IITransmetimi perinatal: është rruga kryesore e transmetimit të HBV në...
21/04/2022

Mënyra e transmetimit të hepatitit B
Vazhdim pjesa II
Transmetimi perinatal: është rruga kryesore e transmetimit të HBV në shumë pjesë të botës dhe një faktor i rëndësishëm në ruajtjen e rezervuarit të infeksionit, veçanërisht në zonat me prevalencë të lartë. Në mungesë të profilaksës, infeksioni kronik HBV do të zhvillohet 80 deri në 90% të foshnjave të lindura nga nëna që janë pozitive për antigjenin HBV e (HBeAg) (Lee 2006). Vaksinimi neonatal ka treguar efikasitet të lartë, duke ditur se transmetimi ndodh kryesisht në ose pak para lindjes. Lindja cezariane duket me pak mbrojtëse sesa tek sëmundjet tjera vertikalisht transmisive p.sh HIV. Rreziku i transmetimit nga nëna tek foshnja lidhet me shkallën e riprodhimit të HBV të nënës. Duket se ka një korrelacion të drejtpërdrejtë ndërmjet nivelit të ADN-së së HBV të nënës dhe gjasave për transmetim. Tek nënat me replikim të shtuar të virusit, rreziku i transmetimit tek fruti mund jetë 85-90%. Ky rrezik bie në mënyrë të qëndrueshme në nivele më të ulëta të replikimit të ADN-së së HBV (Burk 1994, Zhang 2012). Disa studime raportojnë se transmetimi perinatal është i rrallë nëse nëna ka HBV ADN 90% shkalla e mbrojtjes) (Del Canho 1997, Dienstag 2008, OBSH 2015). Imunoglobulina HBV për imunizimin pasiv duhet të jepet sa më shpejt që të jetë e mundur (brenda 12 orëve), por mund të jepet deri në shtatë ditë pas lindjes nëse replikimi ADN HBV i nënës zbulohet më vonë. Imunizimi aktiv duhet bërë në tri doza- intervale kohore, (10 µg në ditën 0, muajin 1 dhe muajin 6). Megjithatë, imunoprofilaksia dështon 10 deri në 30% të foshnjave të lindura nga nëna me një nivel të ADN-së së HBV-ës më të madhe se 106 (Zou 2012). Në një studim të grupit kinez, nuk u vu re asnjë infeksion HBV tek foshnjat e lindura nga nëna HBeAg negative që morën vaksinën HBV, pavarësisht nga administrimi i imunoglobulinës (Zhang 2014). Të merret parasysh trajtimi anti-HBV i nënës me analoge nukleozide, veçanërisht tek nënat me nivele të larta të ADN-HBVës. Përdorimi i telbivudinës, lamivudinës dhe tenofovirit duket të jetë i sigurt gjatë shtatzënisë pa efekte anësore tek nëna ose fetusi (Broën 2016). Adefovir dhe entecavir nuk rekomandohen në shtatzëni (Cornberg 2011). Trajtimi i nënave shtatzëna me telbivudine parandaloi pothuajse të gjitha rastet e transmetimit vertikal në krahasim me një shkallë transmetimi vertikal prej rreth 10% në nënat që kanë marrë vetëm imunizimin aktiv-pasiv (Han 2011, Ëu 2014). Tenofovir, duke filluar nga java e 30-të e shtatzënisë deri në javën e 4-të pas lindjes, e kombinuar me imunoprofilaksë, tregoi shkallë dukshëm më të ulët të transmetimit te nënat HBeAg pozitive me ngarkesë virale >200.000 IU/mL krahasuar me nënat qe kanë bërë vetëm imunoprofilaksë (Pan 2016). Në gratë shtatzëna me ngarkesë virale më të ulët, një studim i kohëve të fundit në Tajlandë raportoi se përdorimi i Tenofovirit nga java e 28-të e shtatzënisë nuk rezultoi në një transmetim më të ulët të HBV nga nëna tek fëmija tek nënat HBeAg-pozitive, tek të cilat është administruar imunoglobulina HBV dhe HBV vaksina (Jourdain 2018). Lamivudina duket të jetë një tjetër opsion i sigurt, me kosto të ulët dhe po aq efektiv për të parandaluar transmetimin vertikal në gratë shtatzëna të infektuara me ngarkesë të lartë viremike HBV (Jackson 2014, Zhang 2014). Një meta-analizë tregoi se përdorimi i çdo terapie antivirale reduktoi transmetimin nga nëna tek fëmija (Broën 2016). Siç u përmend më herët, prerja cezariane nuk duhet të kryhet në mënyrë rutinore. Nëse fëmija është i vaksinuar, ai mund të ushqehet me gji (Hill 2002). Marrja e lamivudinës ose tenofovirit gjatë ushqyerjes me gji nuk kundërindikohet (Ehrhardt 2014).

Për personel mjekësorë
Shkrimi vazhdon

Mënyra e transmetimit të hepatitit BMbizotërimi i mënyrave të transmetimit ndryshon në mënyrë të konsiderueshme në zona ...
20/04/2022

Mënyra e transmetimit të hepatitit B
Mbizotërimi i mënyrave të transmetimit ndryshon në mënyrë të konsiderueshme në zona të ndryshme gjeografike. Për shembull, në Evropën Perëndimore (një zonë me prevalencë të ulët), rrugët kryesore janë marrëdhëniet seksuale të pambrojtura dhe përdorimi intravenoz i drogës. Në Afrikën Sub-Sahariane (një zonë me prevalencë të lartë), infeksioni perinatal është mënyra mbizotëruese e transmetimit. Transmetimi horizontal, veçanërisht në fëmijërinë e hershme, konsiderohet si rruga kryesore e transmetimit në zonat me prevalencë të ndërmjetme.
Transmetimi seksual: zakonisht ndodhë tek përsonat e pa vaksinuar, të cilat kryejn mardhenie seksuale me shumë partner, homoseksualet. Në zonat me prevalencë të ulët, transmetimi seksual është rruga kryesore e transmetimit. Në SHBA 40% e të diagostikuarve me HBV janë heteroseksual, ndërsa 25% homoseksual (Ëasley 2008), në Gjermani në vitin 2018 58% e infeksioneve të sapodiagnostikuara ishin heteroseksual, ndërsa 42% homoseksual (RKI 2019). Norma relativisht të larta verehën të koinfeksionit HIV/HBV të heteroseksualet e komitetit Gjerman. Megjithatë, infeksioni çon në hepatit kronik në më pak se 5% të rasteve. Masat për të parandaluar transmetimin seksual të HBV janë vaksinimi – veçanërisht i grupeve të rrezikut – dhe praktikat më të sigurta gjatë aktit seksual.
Inokulimi perkutan: duket të jetë një mënyrë efektive e transmetimit të HBV, me një rrezik të vlerësuar deri në 30% te individët pa profilaksë pas ekspozimit (PEP) ose pa vaksinim adekuat (Deisenhammer 2006, Hofmann 2002). Mënyra më e zakonshme e transmetimit të kësaj rruge është shpërndajra e shiringave dhe gjilperave tek narkomanët, ku rreth 15% e infeksioneve të sapodiagnostikuara HBV i takojnë kësaj rruge, në zonat me prevalencë të ulët sic është Europa dhe SHBA (Ëasley 2008). Ndarja e makinave të rrojes ose furçave të dhëmbëve janë mënyra të tjera të mundshme të transmetimit perkutan, megjithëse rreziku absolut mbetet i panjohur. Përveç kësaj, praktikat si akupunktura, tatuazhet dhe shpimi i trupit janë shoqëruar me transmetimin e HBV-ës. Metoda adekuate të parandalimit janë përdorimi i gjilpërave dhe pajisjeve një përdorimishme si dhe edukimi i popullaës mbi mënyrën e marrjës së infeksionit.

Për personel mjekësorë
Shkrimi vazhdon

Mënyra e transmetimit të hepatitit A HAV transmetohet  përmes rrugës fekalo-orale, nëpërmjet kontaktit person me person ...
18/04/2022

Mënyra e transmetimit të hepatitit A
HAV transmetohet përmes rrugës fekalo-orale, nëpërmjet kontaktit person me person ose ndëpërmjet ushqimit apo ujit të kontaminuar. Zakonisht HAV është i kufizuar tek njerëzit dhe nuk konsiderohet të jetë zoonozë. Sidoqoftë, infeksioni eksperimental HAV në derra është demonstruar (Song 2015). Transmetimi i HAV është gjithashtu i mundur me transfuzion gjaku, por konsiderohet të jetë jashtëzakonisht i rrallë (da Silva 2016).
Pesë ditë para shfaqjes së simptomave klinike, HAV mund të izolohet nga feçet e pacientëve (Dienstag 1975). Virusi qëndron në feçe deri në dy javë pas fillimit të verdhëzës. Ekskretimi fekal i HAV mund të ndodhë deri në pesë muaj pas infektimit, tek fëmijët dhe personat me imunitet të kompromentuar. Një studim i fundit nga Brazili vlerësoi rrezikun e transmetimit të HAV në familje brenda një grupi prej 97 personash nga 30 familje (Rodrigues-Lima 2013). Transmetimi nga personi në person u pa në gjashtë raste që tregon një rrezik të transmetimit të HAV-it. Nga ana tjetër, nuk kishte asnjë provë të transmetimit të HAV nga pjata e ushqimit e përsonit të infektuar me HAV në Londër (Hall 2014). Studime të mëtejshme janë të nevojshme për të vlerësuar përdorimin e vaksinimit HAV tek përsonat në rrezik infeksioni nga HAV.
Grupet e rrezikut për marrjen e një infeksioni HAV në vendet e zhvilluara janë ofruesit e kujdesit shëndetësor, personeli ushtarak, pacientët psikiatrikë dhe homoseksualet. Transmetimi parenteral me transfuzion gjaku është përshkruar por ndodhë shumë rrallë. Transmetimi nga nëna te fetusi nuk është raportuar (Tong 1981). Polimorfizmi gjenetik duke përfshi variantet ABCB1, TGFB1, XRCC1, mund të shoqërohen me një ndjshmëri ndaj HAV (Zhang 2012).
Kohët e fundit është treguar se numri i infeksioneve të raportuara me HAV në SHBA ka rënë nga 6 raste/100000 në 1999, në 0.4 raste/100000 në vitin 2011, ndërsa përqindja e spitalizimeve për shkak të HAV-it është rritur nga 7.3% në 24.5% që tregon se HAV po bëhet një gjendje e rrallë, por ende mund shkaktojnë sëmundshmëri serioze, veçanërisht te të moshuarit dhe pacientët me çrregullime themelore të mëlçisë (Ly 2015). Në përputhje me këtë raport, imuniteti i përgjithshëm ndaj HAV është në rënie në Shtetet e Bashkuara (Klevens 2015), duke sugjeruar që mbulimi i vaksinimit duhet të përmirësohet.

Për profesionistët mjekësor

Gëzuar Pashkët!Happy Easter!
17/04/2022

Gëzuar Pashkët!
Happy Easter!

24/03/2022

ofron këto shërbime mjekësore profesionale në shtëpi, për regjionin e Prishtinës, Fushë Kosovës dhe Podujevës:
➡️Vizitë mjekësore në shtepi
➡️kujdes për plagë
➡️marrje të gjakut dhe urinës,
➡️dhënie të infuzionit dhe injeksioneve,
➡️vendosja dhe ndrrimi i kateterit urinar, etj.
🚑 Mjeku n'shpi

Llojet e Alergjive:
Nje problem qe I kanoset mjaft njeriut eshte edhe alergjia, andaj zgjodhem si tem qe te shtjellojm se cilat jane llojet e alergjise.
Riniti alergjik: manifestohet me ajtje dhe inflamacion te hundes, bllokim I hundes, sy te perlotur, vjen nga shume shkaktare si te mbyllur ashtu edhe te hapur.
Sinusitis: inflamacion I sinuseve qe dine te lidhen ne rinitin alergjik apo astmen. Megjithate mbi gjysma e sinusiteve kronike nuk lidhen me astmen dhe rinitin alergjik.
Astma: inflamacion I mushkerive apo rrugeve te frymemarrjes, apo shtrengim I tyre, agjentet jane te ngjashem me ata te rinitit alergjik. Manifestohet me ngushtesi ne gjoks, kollitje e gucime.
Alergjia ushqimore: ne fakt nuk njihen si alergji pasiqe nuk kane nje reaksion alergjik te dukshem. Manifestohen me vjellje, diarre, ajtje te vytyres, kollitje, sukqe. Jo te gjitha ushqimet shkaktojne alergji, mund te ndodh qe nje produkt ushqimore tek nje individ te shkaktoj alergji ndersa tek tjetri jo.
Alergjia ne thumbime: lloj I alergjise qe shkaktohet nga thumbimi I insekteve te ndryshme e ne vecanti nga bleta. Eshte nje alergji e rende qe shume lete mund te dergon drejte vdekjes. Zakonisht individet qe jane thumbu duhet te mjekohen sa me pare me adrenaline.
Alergji ne barna: disa nga medikamentet qe ipen mund te japin alergji me se shpeshti nje gje te tille e ben penicilian( ndaj te ciles duhet te kemi kujdes kur e japim), pastaj alergji mund te shkaktojne disa suflonaminde e me rralle aspirina.
Dermatiti I Kontaktit: vet fjala tregon qe kemi te bejm me nje lloj alergjie te drejteperdrejte. Si manifestim eshte skuqja ne vendin e kontaktit. Ne kete grup hyne nje numer I madhe faktoresh si acidet e ndryshme, detergjentet, nikeli e byzheterit, antibiotiket, anestetiket, parfumet e ndryshem, kozmetika e shum faktor te tjere.
Ekzantema: lloj I alergjise qe manifestohet me lekure te thate te luspuar, shfaqje e zonave te skuqura te vogla me ndjesi djegeje.
Konjuktiviti alergjik: shaktohet nga kontakti I drejtepredrejt si me shamponet e ndryshem, kozmetika, tymi, klori I pishinave e faktor te tjere. Pra eshte inflamacion I konjuktivave te syrit. Qe manifestohet me skuqje te syve.
Njdeshmeria kimike: nuk mund te thuhet se eshte nje reaksion alergjik, po eshte nje pamundesi tolerimi te agjenteve kimik si ndaj pesticideve, tymi e ndotes te tjere te ajrit. Manifestohet me koke dhimbje, probleme me frymemarrje, mosfunksionim te punes se zemres, lodhje.

12/02/2022

Address

Prishtinë

Opening Hours

Monday 07:15 - 22:00
Tuesday 07:15 - 22:00
Wednesday 07:15 - 22:00
Thursday 07:15 - 22:00
Friday 07:15 - 22:00
Saturday 07:15 - 22:00
Sunday 11:00 - 22:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Dr.Dukagjin Z. Zeqiraj- Doktor i Mjekësisë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Dr.Dukagjin Z. Zeqiraj- Doktor i Mjekësisë:

Share

Category