Ordinanca Ariana

  • Home
  • Ordinanca Ariana

Ordinanca Ariana Ordinanca Pediatrike dhe Ortopedike “Ariana”
Numri për termine : 043 882 332

Ky muaj na kujton rëndësinë e parandalimit, kontrollit të hershëm dhe edukimit mbi kancerin e gjirit.- Kontrolli i rregu...
18/10/2025

Ky muaj na kujton rëndësinë e parandalimit, kontrollit të hershëm dhe edukimit mbi kancerin e gjirit.

- Kontrolli i rregullt dhe vetëkontrolli i gjirit mund të shpëtojnë jetë.
- Mbështetja dhe informimi janë çelësi për shëndet më të mirë.

💖 Vetëkontrolli i gjirit: Bëje çdo muaj, pas menstruacioneve (tek gratë), për të identifikuar çdo ndryshim të dyshimtë.

Njoftohu, edukohu dhe shpërndaje mesazhin - bashkë mund të bëjmë diferencën!

̈

1. Lojërat në natyrë rrisin imunitetinFëmijët që kalojnë më shumë kohë jashtë kanë më pak infeksione, alergji dhe janë m...
05/09/2025

1. Lojërat në natyrë rrisin imunitetin
Fëmijët që kalojnë më shumë kohë jashtë kanë më pak infeksione, alergji dhe janë më aktivë fizikisht. Një mënyrë e thjeshtë për t’i mbrojtur nga sëmundjet.

2. Gjumi i mjaftueshëm është çelësi për trurin e tyre
Fëmijët që flenë 9-11 orë natën përmirësojnë kujtesën, përqendrimin dhe performancën në shkollë.

3. Ushqyerja me qumësht gjiri ka përfitime afatgjata
Studimet tregojnë se fëmijët që ushqehen me gji kanë më pak gjasa të zhvillojnë obezitet dhe sëmundje metabolike më vonë.

4. Përdorimi i tepruar i ekraneve rrit rrezikun e ankthit dhe depresionit
Fëmijët që kalojnë mbi 2 orë në ditë para telefonit, tabletit ose televizorit kanë më shumë probleme me gjumin, sjelljen dhe shëndetin emocional.

Kujdesi për shëndetin e fëmijëve fillon me vendime të vogla çdo ditë. Lojë, gjumë i mirë, ushqim i shëndetshëm dhe kufizim i ekranit mund të bëjnë diferencën!

̈rimi

Pse është e rëndësishme të bëhet ultrazëri muskuloskeletal për sportistët: 1. Parandalon dëmtimet - zbulon probleme të h...
02/09/2025

Pse është e rëndësishme të bëhet ultrazëri muskuloskeletal për sportistët:

1. Parandalon dëmtimet - zbulon probleme të hershme në muskuj dhe nyje para se të bëhen serioze.

2. Monitoron rikuperimin - ndihmon sportistët të stërviten në mënyrë të sigurt pas lëndimeve.

3. Rrit performancën - lejon planifikim të stërvitjes në bazë të gjendjes reale të trupit.

4. Kontroll i shpejtë dhe pa dhimbje - procedurë e sigurt, pa rrezatim.

5. Përshtatet për çdo sportist - nga profesionistët deri tek ata që stërviten rekreativisht.

Rezervo sot termin te Dr. Gani Jashanica në Ordinancën Ariana.
📞 Tel: 043 882 332 / 044 127 692
📌 Adresa: Faik Konica , Ulpianë, Prishtinë

Kontrolli i kerdhokullave (ekografia e ijeve) është obligativ për çdo foshnjë .Pa dhimbje, pa rrezatim ,një ekzaminim i ...
28/08/2025

Kontrolli i kerdhokullave (ekografia e ijeve) është obligativ për çdo foshnjë .

Pa dhimbje, pa rrezatim ,një ekzaminim i thjeshtë që zbulon displazinë e hershme të kerdhokullave, një problem që mund të shkaktojë:

- Vështirësi në ecje dhe qëndrimin e drejtë
- Dhimbje të nyjave dhe këmbëve në moshë më të rritur
- Nevojë për ndërhyrje kirurgjikale nëse diagnostikohet vonë!!!

Rezervo sot termin te Dr. Gani Jashanica në Ordinancën Ariana.

📞 Tel: 043 882 332 / 044 127 692
📌 Adresa: Faik Konica , Ulpianë, Prishtinë

Foshnja juaj nuk po shton mirë në peshë?Qan shpesh, ka bark të fryrë apo humb oreksin?Këto nuk janë gjithmonë gjendje të...
25/08/2025

Foshnja juaj nuk po shton mirë në peshë?
Qan shpesh, ka bark të fryrë apo humb oreksin?

Këto nuk janë gjithmonë gjendje të thjeshta - mund të tregojnë për çrregullime në tretje, alergji ushqimore ose probleme të tjera që duhen vlerësuar nga pediatri.

Në Ordinancën Ariana, ne bëjmë kontroll të kujdesshëm, gjejmë shkakun dhe ofrojmë trajtimin e duhur për ta parë fëmijën tuaj të rritet shëndetshëm dhe pa shqetësime.

Me Dr. Xhevrie Sejdiu- Pediatre & Neonatologe me mbi 35 vite përvojë në kujdesin për foshnjat dhe fëmijët, fëmija juaj është në duar të sigurta - që nga ditët e para të jetës e deri në moshën e rritur.

📞 Tel: 043 882 332 / 044 179 924
📌 Adresa: Faik Konica , Ulpiane, Prishtine

Lexo më poshtë studimet e fundit për kohën e tepërt para ekranit tek fëmijët dhe këshilla praktike për të kontrolluar ko...
24/08/2025

Lexo më poshtë studimet e fundit për kohën e tepërt para ekranit tek fëmijët dhe këshilla praktike për të kontrolluar kohën e ekranit.

🔹 Studim global (290,000 fëmijë, 0–10 vjeç) - shumë ekran = më shumë ankth, depresion, agresivitet dhe vështirësi përqendrimi. Gjithashtu zëvendëson gjumin, lojën dhe aktivitetin fizik.

🔹 Studim SHBA (50,000 fëmijë, 6–17 vjeç) - mbi 4 orë ekran/ditë:

+45% rrezik për ankth

+65% rrezik për depresion

+21% rrezik për ADHD

+17% rrezik për probleme sjelljeje

🔹 Studim Singapor (12 muaj – 9 vjeç) - ekspozimi i lartë ndaj ekranit ndryshon aktivitetin e trurit (EEG) → probleme me vetëkontrollin, përqendrimin dhe ndjekjen e instruksioneve.

🔹 Rishikim shkencor (review) - shumë ekran dëmton zhvillimin gjuhësor, njohës dhe social-emocional.
(E rëndësishme: përmbajtja cilësore dhe shikimi bashkë me prindin mund të ulin rrezikun).

🔹 Studim në Indi (nën 5 vjeç) - 73% kishin kohë ekrani të tepruar (~2.4h/ditë). Lidhje e fortë me vonesa në zhvillim, sidomos në gjuhë dhe komunikim.

-Këshilla praktike për të kontrolluar kohën e ekranit:

🍽️ “Orë pa ekran” gjatë vakteve - fokusi tek ushqimi dhe biseda familjare
🌙 Hiqni ekranet 1 orë para gjumit - gjumi do të jetë më i qetë dhe i rregullt
📖🎲 Lexim ose lojë bashkë me fëmijën - ndërveprim dhe zhvillim gjuhësor
🏃‍♂️🌳 Aktivitet fizik çdo ditë - shëtitje, lojë në park ose sporte të thjeshta
🖌🎨 Koha kreative - vizatim, lego, role-play për zhvillim të imagjinatës dhe shkathtësive sociale

Për më shumë këshilla dhe udhëzime të personalizuara për shëndetin e fëmijëve tuaj, vizitoni Ordinancën Ariana!

📞 Tel: 043 882 332 / 044 179 924
📌 Adresa: Faik Konica , Ulpiane, Prishtine

Sipas një studimi të Universitetit të Uashingtonit, një ndryshim i vogël dhe i personalizuar në mënyrën se si ec, me këm...
23/08/2025

Sipas një studimi të Universitetit të Uashingtonit, një ndryshim i vogël dhe i personalizuar në mënyrën se si ec, me këmbën pak më inward ose outward, mund të lehtësojë dhimbjen dhe të ngadalësojë degradimin e kërcit. Dhe surpriza? Efektet zgjasin plot 1 vit- edhe pa medikamente!

** Si ta provosh në mënyrë të sigurtë, shiko video:**
http://youtube.com/watch?v=gwk5XrQiwS8&t=7s

Për më shumë këshilla, vizito Ordinanca Ariana.
Tel: 043 882 332 / 044 127 692
Adresa: Rr. Faik Konica , Ulpiane, Prishtine

Dhimbja e vesh*t te fëmija - kur duhet te shqetësohemi?Mund të kalojë vetë kur:   - Është e lehtë   - Pa temperaturë   -...
23/08/2025

Dhimbja e vesh*t te fëmija - kur duhet te shqetësohemi?
Mund të kalojë vetë kur:
- Është e lehtë
- Pa temperaturë
- Zgjat pak orë

Vizitoni mjekun nëse:
- Dhimbja është e fortë
- Ka temperaturë të lartë
- Dalin sekrecione nga veshi

*** Mos përdorni antibiotikë pa këshillën e mjekut! ***

🌸 Ju mirëpresim në Ordinanca Ariana
📞 043 882 332 | 📌 Faik Konica, Ulpiane, Prishtine

A ndien shpesh mpirje ose shpim gjilpërash në duar, sidomos gjatë natës?Këto mund të jenë shenja të sindromës së tunelit...
20/08/2025

A ndien shpesh mpirje ose shpim gjilpërash në duar, sidomos gjatë natës?
Këto mund të jenë shenja të sindromës së tunelit karpal, një problem ortopedik që shpesh neglizhohet, por që mund të trajtohet me sukses.

Tek Ordinanca Ariana ofrojmë:
- Vlerësim dhe diagnostikim profesional
- Trajtim të personalizuar sipas gjendjes
- Kujdes për shëndetin tuaj të përditshëm

Mos e lini dhimbjen dhe mpirjen të ndikojnë në jetën tuaj. Rezervoni kontrollin tuaj sot në Ordinanca Ariana.
📞 Tel: 043 882 332 / 044 179 924
📌 Adresa: Faik Konica , Ulpiane, Prishtine

Kolla e fëmijës - kur është normale dhe kur alarm?Shumicën e rasteve, kolla është mbrojtje natyrale e trupit.Por jo gjit...
20/08/2025

Kolla e fëmijës - kur është normale dhe kur alarm?

Shumicën e rasteve, kolla është mbrojtje natyrale e trupit.
Por jo gjithmonë duhet të presim që të kalojë vetë…

S’ka arsye për panik kur:
-Fëmija është aktiv, ha e pi normalisht
- Kolla është e lehtë dhe kalon brenda pak ditësh

⚠️ Vizitoni pediatrin nëse:
- Ka temperaturë të lartë
- Ka vështirësi në frymëmarrje / fishkëllimë
- Kolla zgjat mbi 2 javë

***Kujdes: mos përdorni antibiotikë pa këshillën e mjekut!***

Për këshilla dhe kontroll profesional, ju mirëpresim në Ordinanca Ariana
📞 Tel: 043 882 332 / 044 179 924
📌 Adresa: Faik Konica , Ulpiane, Prishtine

A të përsëritet shpesh dhimbja në gjunjë, shpinë apo këmbë?Mos e neglizho , shpesh këto janë shenja të një problemi orto...
18/08/2025

A të përsëritet shpesh dhimbja në gjunjë, shpinë apo këmbë?
Mos e neglizho , shpesh këto janë shenja të një problemi ortopedik që mund të përkeqësohet me kohën.

Tek Ordinanca Ariana kujdesemi për shëndetin tuaj me:
✔️ Diagnostikim të saktë
✔️ Trajtim të personalizuar
✔️ Kujdes profesional

👉 Kthehu në lëvizje pa dhimbje. Rezervo kontrollin tënd sot në Ordinanca Ariana.

Tel: 043 882 332 / 044 179 924
Adresa: Rr. Faik Konica , Ulpiane, Prishtine

Kur duhet të shqetësohemi për temperaturën e fëmijës?Temperatura është një nga arsyet më të shpeshta pse prindërit vizit...
18/08/2025

Kur duhet të shqetësohemi për temperaturën e fëmijës?

Temperatura është një nga arsyet më të shpeshta pse prindërit vizitojnë pediatrin. Shumicën e rasteve është një shenjë që trupi po lufton një infeksion.

Nëse fëmija është aktiv, pi ujë dhe ushqehet, zakonisht nuk ka arsye për panik.

⚠️ Kur duhet të konsultoheni menjëherë me mjekun?

-Nëse fëmija është nën 3 muaj dhe ka temperaturë mbi 38°C

-Nëse ka vështirësi në frymëmarrje, përgjumje të theksuar ose konvulsione

-Nëse temperatura vazhdon mbi 3 ditë pa u ulur

📍 Për çdo shqetësim, ju mirëpresim në Ordinanca Ariana – aty ku kujdesi për fëmijët tuaj është prioriteti ynë!

Tel: 043 882 332 / 044 179 924 | Adresa: Rr. Faik Konica , Ulpiane, Prishtine

Address

Faik Konica 35

10000

Opening Hours

Monday 17:00 - 19:30
Tuesday 16:30 - 19:30
Wednesday 16:30 - 19:30
Thursday 17:00 - 19:30
Friday 16:30 - 19:30
Saturday 10:30 - 13:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ordinanca Ariana posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Ordinanca Ariana:

  • Want your practice to be the top-listed Clinic?

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram