12/06/2024
Çfarë aktivitete mund të bëjnë prindërit për grup moshën 0-2 vjeç?
Për bebet 6 muajshe mund të krijoni mjedise të përshtatshme në shtëpi duke krijuar disa lloj aktivitete si: lodra rrotulluese mbi krevatin e bebit, lodra që mund t’i shtrëngojë, lodra të buta ose t**a, fotografi, rrake dhe zile. Bebet zotërojnë shumë pak aftësi manipuluese, përjetojnë botën përmes shikimit, tingujve dhe të prekurit. Mund t’i këndoni bebes dhe ta mbani në krahë duke lëvizur para e pas sipas ritmit të këngës.
Grupë mosha 7 – 17 muaj mund të bëjnë aktivitete me tinguj dhe fjalë, të imitojnë kafshët, të këndojnë këngë. Të bëni lojëra fizike për shembull mund të fshihni një objekt në dorën tuaj dhe pastaj fëmija ta gjejë. Fëmijët e kësaj moshe pëlqejnë kutitë boshe dhe kënaqen duke i futur e nxjerrë kubat, kapëset etj.
Fëmijët e moshës 18 - 2 vjeç nuk dëshirojnë të ndajnë lodrat me të tjerët edhe pse u pëlqen të luajnë me ta. Atyre u pëlqen të luajnë më kukulla t’i veshin dhe t’i zhveshin, lodra me të goditur si përshembull një çekiç druri për të goditur gozhdën, ndajnë objektet sipas formave dhe kjo nxit shkathësitë e duarve, mund të emitoni kafshët dhe të këndoni këngë me ndonjë lodër muzikore që keni në shtëpi. Me plastelinë mund të bëni gjëra të ndryshme varësisht se në çka shfaq interesim fëmija. Aktivitetet me tinguj dhe fjalë u bëjnë shumë përshtypje fëmijëve, sidomos ato që rimojnë dhe njëkohësisht duke i shoqëruar edhe me veprim.
Fëmijët e moshës 3 - 5 vjeç shfaqin kuriozitet për gjëra. Ata do të bëjnë shumë pyetje dhe do të dojë të testojë aftësitë e veta fizike, sepse kjo është mosha e fantazisë dhe imagjinatës. Mund të bëni aktivitete të ndryshme: lodra ndërtuese, vegla arti (lapsa,ngjyra të drurit, ngjyra të ujit) vizatoni format gjeometrike, jepni fëmijës kubat apo çfarë do që keni në shtëpi të ndajë sipas ngjyrës, formës dhe madhësisë. Libra me fotografi rreth kafshëve,familjes, ngjarjeve të përditshme,të thuani vjersha me rimë po ashtu dhe të këndoni, thuani alfabetin dhe numrat në formë loje. Gjatë leximit të përrallave apo shikimit të tyre në TV, flisni për ndjenjat dhe emocionet që janë në këtë tregim. Nëse keni mundësi të dilni të shëtisni me fëmijët, flisni për gjërat gjatë rrugës që shihni. Përpara pasqyrës bëni aktivitete fizike, vallëzoni në mënyrë që fëmija t’ju emiton. Nëpërmjetë lojës fëmija bëhet personazhi kryesor i botës së tij, duke bërë role se është dikush tjetër dëmethënë marrin role të kundërta gjinore herë bëhen i miri e herë i keqi, herë viktima e herë heroi. Gjithashtu është e dukshme që në këtë moshë bëjnë shumë pyetje që nganjëherë përgjigjet janë të vështira dhe fëmijët mund të ndihen konfuz.
Fëmijët vazhdimisht zhvillohen dhe rriten. Zhvillimi njohës bëhet gjithnjë e më kompleks. Kjo kohë gjithashtu është edhe e ngarkuar për marrjen e aftësive akademike. Fëmijët mësojnë se si të lexojnë, shkruajnë, shqiptojnë dhe kryejnë operacione të thjeshta matematikore dhe kënaqen me aftësitë e veta që arrijnë të bëjnë këto gjëra.
Fëmijët e moshës 6 - 8 kushtoni vëmendje të vazhdueshme kur ata janë duke bërë diçka. Zhvilloni plane të thjeshta për të përmbushur një qëllim dhe ndihmoni ata për të zgjidhur problemet e zakonshme. Flisni për moshën e tyre aktuale se sa vjeç është dhe sa vjeç do të jetë vitin tjetër. Tregoni ndryshimin midis të djathtës dhe të majtës. Shpjegoni ndryshimin e ditës dhe natës dhe çfarë aktivitete bëni në këtë kohë. Identifikoni ndryshimin e katër stinëve të vitit dhe bisedoni për to. Luani lojëra me rregulla dhe zakonisht janë mjaft të mirë për t’i kuptuar dhe ndjekur ato. Gjithashtu shpjegoni konceptin e të kundërtës si: e madhe - e vogel, ftohtë – nxehtë etj. Shpjegoni një problem ose situatë nga këndvështrime të ndryshme sepse kjo do t’i ndihmojë fëmijët në zhvillimin e aftësive shoqërore dhe të zënë miqë. Gjithsesi nxitni fëmijët të vizatojnë gjëra më të hollësishme.
Fëmijët e moshës 9 - 12 vjeç mund të bëni aktivitete të ndryshme duke i inkurajuar në gjërat që ata dëshirojnë dhe shfaqin interesim më shumë. Mund të bëni aktivitete fizike sepse u pëlqejnë sportet dhe puna ekipore. Në oborrë mund të luani sporte të ndryshme së bashku, në mungesë të oborrit mund të bëni edhe ushtrime fizike për të ruajtur shëndetin fizik dhe atë mendorë. Inkurajoni që të merren me hobi të ndryshme ku ata shfaqin aftësi si: vizatim, muzikë, sportë etj. Mund të luani lojëra që kërkojnë shpejtësi, aftësi dhe strategji sepse këto lojëra rrisin përqëndrimin dhe u ndihmojnë të luftojnë për gjërat që ata duan. Në këtë moshë u përmbahen rregullave të lojërave dhe është në rregull për ta edhe kur humbin.
Eltira Sadiku Psikologe dhe terapiste e zhvillimit për fëmijë.