24/09/2025
Sot patëm nderin dhe privilegjin të mbajmë një ligjëratë në Medresenë e Mesme “Alauddin” në Prishtinë.
Ky takim ishte një përjetim i veçantë, sepse medreseja nuk është vetëm një shkollë, por një vatër e dijes dhe e besimit, themel i karakterit dhe i vlerave që formojnë breza të tërë.
Shprehim mirënjohjen tonë të thellë për drejtorin e medresesë, z. Fadil ef. Hasani, për vizionin dhe përkushtimin e tij të palodhur. Një falënderim i madh edhe për profesorët dhe stafin e nderuar, të cilët çdo ditë punojnë me dashuri dhe përkushtim për të rritur nxënës me dije, moral dhe besim të fortë.
Medreseja “Alauddin” mbetet një shtyllë e fuqishme e shoqërisë sonë, një hapësirë ku dija dhe feja ecin bashkë, duke ndërtuar një shoqëri më të drejtë, më humane dhe më të fortë.