Jona Shabani Physiotherapy

Jona Shabani Physiotherapy Jona Shabani Physiotherapy
Ordinanca për Terapi Fizikale
PT. Jona Shabani
Tel: +38345464739

SPONDILOZA E QAFËSSpondiloza është term i përgjithshëm për konsumimin e disqeve kurrizore në qafë, ndryshime biomekanike...
07/04/2025

SPONDILOZA E QAFËS

Spondiloza është term i përgjithshëm për konsumimin e disqeve kurrizore në qafë, ndryshime biomekanike në shtyllën kurrizore të qafës duke u shfaqur si shtypje dytësore e strukturave nervore dhe vaskulare.

QAFA ËSHTË URA MIDIS KOKËS DHE PJESËS TJETËR TË TRUPIT.

Strukturat që përmbahen në qafë janë përgjegjëse për:
1. Frymëmarrjen,
2. Të folurit,
3. Gëlltitjen,
4. Rregullimin e metabolizmit,
5. Mbështetjen dhe lidhjen e trurit dhe shpinës cervikale dhe
6. Hyrjen dhe daljen e qarkullimit të gjakut sëbashku me limfën nga koka.

SIMPTOMAT që paraqiten janë:
• Kokëdhimbje
• Marramendje
• Perde në sy ( mungesë e pjesshme e të pamurit qartë)
• Ushtimë në veshë
• Humbje e balancit dhe koncentrimit në gjëra me kohë më të gjatë( sidomos gjatë punës)
• Simptomat vazhdojnë me dhimbje edhe rreth tehut të shpatullave duke shfaqur: dhimbje dhe mpirje përgjatë krahut dhe gishtave, ku dhimbja rritet varësisht kur: Personi qëndron në këmbë, ulur, kur teshtin, kollitet ose kur anon kokën mbrapa.

TRAJTIMI FIZIOTERAPEUTIK
Trajtimi bëhet nga ana e fizioterapeutit, në fillim me një kontrollim të gamës së lëvizjes në qafë pastaj bëhet testimi i reflekseve dhe fuqisë muskulare për arsye të zbulimit nëse ka presion mbi nervat kurrizore ose palcës kurrizore dhe gjithashtu një observim gjatë ecjes së pacientit duke parë nëse ndikon ecja në shtypjen kurrizore.
Bëhet MTP - masazhë e thellë tranzverse - punë vetëm me dorë - terapi manule( duke pasur kujdes të shtuar në të gjitha strukturat e qafës dhe shpatullave, për të mundësuar lirimin e pikave të dhimbjeve).
Ushtrime për muskujt e qafës dhe shpatullave që t’i ndihmojmë pacientit të zhvillojnë aktivitetet e tyre të zakonshme.
Edukim i pacientit për pozitat e trupit përgjatë kohës në punë dhe në shtëpi.

Të gjitha këto bëhen në Ordinancën tonë “JONA SHABANI PHYSIOTHERAPY” nga Fizioterapeute Jona Shabani Ramaxhiku.

Nr: 045464739

16/05/2023

PT. Jona Shabani 👩🏻‍⚕️
Ordinanca Fizioterapeutike - Jona Shabani Physiotherapy, e cila gjendet në Prishtinë, në Rrugën C.
Ju qas me pamjen e Ordinancës.

Address

Rruga Ndue Përlleshi
Pristina
10000

Telephone

+38345464739

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Jona Shabani Physiotherapy posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Jona Shabani Physiotherapy:

Share