Psikologe Klinike-Brikena Krasniqi Hoti

Psikologe Klinike-Brikena Krasniqi Hoti Brikena Krasniqi Hoti-Psikologe Klinike dhe Psikoterapeute
Bëni rezervimin e seancave profesionale të psikoterapisë.

Rifitoni forcën tuaj emocionale dhe mendore
Riktheni aftësinë tuaj për t’ju bërë ballë sfidave të jetës. Brikena Krasniqi Hoti është Specialiste e Psikologjisë Klinike dhe Psikoterapisë (E licencuar nga Ministria e Shëndetësisë, Republika e Kosovës). Ajo ka ndjekur studimet bazike në Psikologji dhe studimet master në Psikologji Klinike dhe Shëndeti, në Universitetin e Prishtinës. Po ashtu, ka përfunduar shkollimin specialistik për Psikologji Klinike dhe Psikoterapi, të udhëhequr nga profesorë të Universitetit të Baselit nga Zvicrra, mbikqyrur nga Ministria e Shëndetësisë. Shërbimet: Këshillim dhe Psikoterapi individuale për adoleshentë dhe të rritur. Këshillim dhe psikoterapi familjare dhe në çift. Ekspertiza profesionale: trajtimi i çrregullimeve të ankthit, depresionit, traumës dhe çrregullimeve të të ngrënit, si dhe trajtimi i varësisë nga drogat dhe alkooli

Reflektime e mësime nga psikoterapia këtë vit…Jeta nuk ka fillime të qarta apo funde të prera. Gjithçka që ndodh – gëzim...
28/12/2024

Reflektime e mësime nga psikoterapia këtë vit…

Jeta nuk ka fillime të qarta apo funde të prera. Gjithçka që ndodh – gëzimi dhe dhimbja – është pjesë e një rrjedhe që vazhdon pa ndalesa e pa na pyetur. Aq më tepër humbjet dhe dhimbjet që vijnë kur më së paku i presim.

Fundi i këtij viti nuk është një vijë ndarëse, por thjesht një moment reflektimi në këtë udhëtim jete që vazhdon. Çdo sfidë që kemi përballuar dhe çdo gëzim që kemi ndjerë, janë pjesë e procesit tonë të rritjes. Nuk kemi nevojë t’i ndryshojmë të gjitha gjërat që na trazojnë; ndonjëherë mjafton t’i pranojmë ato ashtu siç janë dhe të vazhdojmë përpara – një hap, një frymëmarrje, një moment në një kohë, një bisedë e sinqertë me veten...

Por mos harro se kur dhimbjen e ndajmë me dikë, bëhet përgjysmë më e lehtë. Kujdesu per veten. 🤗

Ekzistenca jote ka shumë më shumë kuptim dhe vlerë sesa ti e mendon.Ndoshta nuk e sheh gjithmonë, por për dikë, ti ke qe...
24/12/2024

Ekzistenca jote ka shumë më shumë kuptim dhe vlerë sesa ti e mendon.

Ndoshta nuk e sheh gjithmonë, por për dikë, ti ke qenë shpëtim.
Për dikë, ti ke qenë arsye për të ecur përpara.
Dhe për dikë tjetër, ti ke qenë dashuria që kurrë nuk do ta harrojë.

Vazhdo të jesh ti – sepse bota ka nevojë për atë që vetëm ti mund të japësh.

Lëre të shkoj.Marrëdhëniet apo lidhjet janë si një urë, të ndërtuara nga dy anë. Nëse je i/e vetme që e mban atë urë të ...
18/12/2024

Lëre të shkoj.

Marrëdhëniet apo lidhjet janë si një urë, të ndërtuara nga dy anë. Nëse je i/e vetme që e mban atë urë të qëndrueshme, a ia vlen barra e rëndë që po e mban? Përpjekja e njëanshme nuk është dashuri, është konsumim i vetvetes.

Kur dikush nuk përpiqet, kur shfaqet vetëm kur i përshtatet, kur lë zbrazëti aty ku duhej të kishte përkushtim – kjo nuk është mungesë kohe. Është zgjedhje. Dhe ajo zgjedhje flet më shumë se çdo justifikim i tij/saj.

Mos i detyro njerëzit të qëndrojnë. Dashuria e vërtetë nuk ka nevojë të mbajë peng askënd. E as nuk nuk ka vend për lutje.

Lëre të shkoj.
Lëre të mos përpiqet.
Lëre të mos të të kuptoj.
Lëre të mos vlerësoj për atë që je.
Lëre të të injoroj.
Lëri të mos e kuptoj sa shumë je munduar.

Të ndash kohën dhe zemrën me dikë që nuk të përgjigjet me të njëjtën monedhë është si të ujisësh një bimë plastike – përpjekja është reale, por fruti nuk vjen kurrë.

Lëre të shkoj, jo si ndëshkim për të por si akt dashurie për veten tënde. Mungesa e përpjekjes së tij/saj është përgjigjja. Ai/ajo nuk është i verbër ndaj dhimbjes tënde – thjesht zgjedh të mos kujdeset për ty.

Dhe kjo është mbyllja që të duhet t’i japesh fund.
Ai/ajo zgjodhi të mos përpiqet dhe ti duhet të zgjedhësh të mos presësh më.
Zgjidh të mos japësh gjithçka për dikë që nuk e sheh vlerën tënde.

Mbaje paqen tënde, energjinë tënde, dashurinë tënde – për ata që e meritojnë. Dhe për veten.
Lëre të shkoj. Mos e lut më. Mos e prit.

Kjo frikë është shpesh rrënjosur në përvojat e hershme të fëmijërisë, ku përvoja të ka mësuar se afërsia mund të jetë e ...
14/12/2024

Kjo frikë është shpesh rrënjosur në përvojat e hershme të fëmijërisë, ku përvoja të ka mësuar se afërsia mund të jetë e pasigurt ose e dhimbshme. Ndoshta dikush që duhej të ishte aty për ty – një prind ose një kujdestar – nuk ishte emocionalisht i pranishëm ose të mësoi, ndoshta pa dashje, se shfaqja e ndjenjave ishte një dobësi.

Si fëmijë, mund të jetë dashur të mësosh të mbrosh veten duke u distancuar emocionalisht. Kur kërkove ngrohtësi dhe mbështetje, ti u përballje me refuzim, kritika ose indiferencë, truri yt e kuptoi këtë si një mesazh: “Mos u afro shumë. Nuk është e sigurt. Do të lendohesh”. Dhe kështu, krijove një “mburojë” që të mbron nga dhembja, por që, me kalimin e kohës, gjithashtu të mban larg afërsisë me dashurinë e vërtetë dhe njerëz që të duan.

Në marrëdhëniet e sotme, kjo mburojë mund të duket si ftohtësi, indiferencë ose pavarësi e tepruar. Por në të vërtetë, ajo që qëndron pas saj është një ndjeshmëri e thellë dhe një frikë nga dhimbja e refuzimit. Është sikur një pjesë e fëmijës së brendshëm ende po përpiqet të mbrohet nga dhembja që dikur dukej e papërballueshme.
Problemi është se, ndërsa kjo mbrojtje të ndihmonte të mbijetoje në fëmijëri, ajo tani mund të bëhet pengesë. Njerëzit përreth teje mund ta keqkuptojnë sjelljen tënde, duke menduar se nuk të intereson, kur në të vërtetë, ti dëshiron shumë lidhje të thella, por je i frikësuar nga ajo që mund të vijë me to – lëndimi, zhgënjimi, ose braktisja.

Rruga për të dalë nga ky cikël është të rikthehesh tek ajo pjesë e fëmijërisë që ke shtyrë tutje – të kuptosh se si dhe pse mësove të mbrohesh në këtë mënyrë. Kur fillon të kujdesesh për atë fëmijë të brendshëm dhe t’i tregosh se tani je në një vend më të sigurt, mund të fillosh të heqësh pak nga pak mburojën. Nuk është një proces i lehtë, por është kjo që të çon drejt marrëdhënieve më autentike dhe të thella, ku mund të jesh plotësisht vetvetja – i ndjeshëm dhe i dashur, pa u frikësuar nga dhembja e së kaluarës.
Kërko ndihmën e psikologut për të t’ndihmuar në këtë drejtim.

Flasim per stigmen ndaj shendetit mendor
07/12/2024

Flasim per stigmen ndaj shendetit mendor

| KTV© Gertit GmbH. All rights reserved.

Vetmia: Kur heshtja e brendshme bëhet më e zhurmshme se bota jashtë.Kur një njeri ndjen vetmi, hapat që mund të ndërmerr...
05/12/2024

Vetmia: Kur heshtja e brendshme bëhet më e zhurmshme se bota jashtë.

Kur një njeri ndjen vetmi, hapat që mund të ndërmerren për ta përballuar këtë ndjenjë janë të ndërlidhura me rishikimin e marrëdhënieve, ndjenjave dhe mënyrës se si lidhesh me veten dhe me botën rreth teje.

Shpesh vetmia mund të jetë një maskim për frikën nga refuzimi, zemërimin, ose humbjen. Kërko ndihmë profesionale për të eksploruar këto ndjenja.

Ka momente në jetë kur gjithçka duket kaos – humbjet të lodhin, përpjekjet e vazhdueshme të dëshpërojnë, dhe zhgënjimet ...
29/11/2024

Ka momente në jetë kur gjithçka duket kaos – humbjet të lodhin, përpjekjet e vazhdueshme të dëshpërojnë, dhe zhgënjimet të braktisin në një hapësirë bosh, ku pyetja “Pse?” është pa përgjigje. Por pastaj vjen një moment i qetë, i ngadaltë, si një frymëmarrje që depërton thellë në qenien tënde. Është ai çast kur, mes gjithë zhurmës, fillon të kuptosh se gjithçka ka pasur një arsye, edhe pse ajo arsye nuk ishte e dukshme në fillim.

Nuk është e lehtë të përballesh me të panjohurën, me atë ndjenjë të përhershme sikur po ecën në një rrugë që nuk di ku të çon. Por ndoshta qëllimi i vërtetë nuk është të dish fundin e rrugës, por të mësohesh me rrugëtimin, të ndjesh secilin hap, sado i rëndë apo i pavendosur të jetë.

Humbjet të mësojnë të vlerësosh gjërat më shumë. Vonesat të mësojnë durimin – jo si një pritje pasive, por si një ndërtim i brendshëm i forcës. Zhgënjimet dhe humbjet të mësojnë se disa gjëra nuk ishin për ty, dhe në atë boshllëk që ato lënë pas, ti gjen hapësirë për diçka më të mirë, diçka më të vërtetë. Ndoshta e gjen veten.

Kjo është forca e procesit – e një procesi që nuk ka nevojë të shpjegohet menjëherë. Esenca e tij qëndron në dorëzimin ndaj rrjedhës së jetës, në ndjesinë e plotë të asaj që është tani. Dhe në këtë pranueshmëri, fillon të kuptosh se ka një urtësi që vepron përtej asaj që mund të kapim me mendjen tonë.

Ndonjëherë, duhet vetëm të lehtësojmë shtrëngimin dhe të besojmë. Sepse, me kohën, gjithçka zbulohet ashtu siç duhet. Dhe kur shikojmë pas, e kuptojmë: çdo humbje, çdo vonesë, çdo zhgënjim na çoi pikërisht këtu – në një vend ku mund të themi “Tani e di pse”. Ose mund të arrijmë të jetojmë edhe me mungesen e disa përgjigjeve. Sepse disa pyetje thjeshtë nuk kanë përgjigje. Është e duhura t’i lëmë ashtu…

Si të heqësh dorë nga personi qe e dashurove, por u largua (pa asnje fjalë)?1. Prano dhimbjen tënde, pa u fshehur prej s...
22/11/2024

Si të heqësh dorë nga personi qe e dashurove, por u largua (pa asnje fjalë)?

1. Prano dhimbjen tënde, pa u fshehur prej saj.
Nuk ka asgjë të gabuar me ty që ndihesh i/e lënduar, zemëruar ose i/e humbur. Dhimbja është dëshmi e kujdesit tënd, jo e dobësisë. Lejoje veten ta ndjesh plotësisht.
2. Mos kërko përgjigje që nuk mund të vijnë.
Largimi i tij/saj pa fjalë flet për të, jo për ty. Nuk është detyra jote të kuptosh arsyet e tij/saj. Është detyra jote të kujdesesh për zemrën tënde.
3. Rikthehu te vetja.
Kur ai apo ajo u largua, ndoshta mori me vete një pjesë të ëndrrave dhe të shpresave që kishe për të ardhmen. Por tani ke një mundësi të çmuar: të rindërtosh atë të ardhme, duke u përqendruar te ti, jo te ai apo ajo.

Si të gjesh paqe:
* Fokusohu te ajo që mund të kontrollosh.
Nuk mund ta ndryshosh të kaluarën. Por mund të zgjedhësh si ta shikosh atë: jo si një humbje, por si një mësim që të mëson të dashurosh më mirë – por fillimisht, veten.
* Fal pa kërkuar falje.
Jo për hir të tij/saj por për hir të shpirtit tënd. Falja nuk do të thotë të harrosh; do të thotë të lirosh barrën që mban me vete.
* Ndërto një jetë që të sjell gëzim.
Kur ai u largua, nuk mori me vete aftësinë tënde për të gjetur lumturinë. Gjeje atë në gjërat e vogla – në miqtë, familjen, pasionet, dhe në momentet kur ndihesh plotësisht gjallë.

E vërteta që të çliron:
Nuk ke nevojë për një përgjigje ose arsyetim nga dikush tjetër për të gjetur paqen. Paqja është një zgjedhje që bën çdo ditë: të mos mbash me forcë më, atë që nuk mund ta ndryshosh dhe të mos pengosh zemrën tënde të dashurojë përsëri, këtë herë me më shumë mençuri dhe guxim.

Ti mund ta lësh të shkojë, jo sepse ishte e lehtë… por sepse e meriton të jesh i/ e lirë dhe me siguri do të jesh më mirë.

Nuk ka rëndësi nëse është një mik, një familjar apo partneri yt. Nuk ka rëndësi sa gjatë e ke njohur, apo sa mirë është ...
19/11/2024

Nuk ka rëndësi nëse është një mik, një familjar apo partneri yt. Nuk ka rëndësi sa gjatë e ke njohur, apo sa mirë është sjellë me ty në të kaluarën. Ti ke të drejtë t’i thuash dikujt që sjellja e tyre nuk është e pranueshme, dhe ke të drejtë të vendosësh kufij të qartë.

Vendos çfarë je gati të tolerosh dhe çfarë jo. Ke të drejtë t’i tregosh atij personi si ndihesh nga mënyra si të trajton. Ke të drejtë të flasësh për ndjenjat e tua dhe përvojën tënde me dikë që mund të të mbështesë. Dhe, nëse është e nevojshme, ke të drejtë të largohesh.

Ti ke çdo të drejtë të thuash:
“Të dua dhe dua që të jesh pjesë e jetës sime, por nuk mund të pranoj të më trajtosh në këtë mënyrë. Nuk mund të vazhdoj të sakrifikoj mirëqenien time vetëm që të ruaj këtë lidhje.”

Nëse gjërat nuk ndryshojnë, është e drejtë të largohesh. Jo sepse nuk të intereson, por sepse po zgjedh të duash dhe të respektosh veten.

Kujtoje këtë: prioriteti yt duhet të jetë mirëqenia jote. Askush nuk ka të drejtë ta shkelë atë.

Jeta si terapiste është një udhëtim i vazhdueshëm mes dhimbjes dhe shpresës, sfidave dhe reflektimit. Çdo kapitull i lex...
13/11/2024

Jeta si terapiste është një udhëtim i vazhdueshëm mes dhimbjes dhe shpresës, sfidave dhe reflektimit. Çdo kapitull i lexuar, çdo moment përballë pasqyrës, çdo kafe e shpejtë mbi tavolinën e mbushur me libra më kujton se ky profesion kërkon më shumë se dije — kërkon zemër. Dëgjoj histori që më thyejnë shpirtin, dhe shoh forca që më ngjallin frymëzim. Çdo ditë, mes luleve dhe librave, mes qetësisë dhe ngarkesës, mësoj se bukuria e vërtetë qëndron në qëndrueshmërinë e të qenit aty për dikë tjetër, edhe kur është e vështirë.

💪

Një njeri me dhimbje të fshehur mund të jetë aty, mes nesh, duke vazhduar përditshmërinë, por thellë në zemrën e tij ose...
09/11/2024

Një njeri me dhimbje të fshehur mund të jetë aty, mes nesh, duke vazhduar përditshmërinë, por thellë në zemrën e tij ose të saj ka një boshllëk që nuk mund të mbushet. E ndoshta, kur nata bie dhe heshtja mbizotëron, vetëm atëherë kjo dhimbje ka kurajën të ngjitet në sipërfaqe, në një shtrat të ftohtë, ku njeriu përballet me të gjitha ato që ka mbajtur brenda.
Puna jonë si psikolog/terapistë është të ofrojmë një vend të sigurt, ku këto copëza të thyera të shpirtit të mund të dalin në siperfaqe.

Në dhomën e psikoterapisë, gjithçka është e mirëseardhur: zemërimi, trishtimi, faji, turpi, edhe dhimbja që ska emër. E dimë që asnjë prej këtyre emocioneve nuk vjen pa arsye. Prandaj nuk përpiqemi ta mbushim boshllëkun me fjalë të kota apo me zgjidhje të thjeshta. E dimë që shërimi nuk është një proces i lehtë, por një udhëtim i ngadaltë, që kërkon durim dhe praninë e atij që është gati të dëgjojë me gjithë shpirt dhe pa asnjë gjykim.

Ajo që nuk shihet me syrin e zakonshëm, është pjesa më njerëzore e këtij njeriu me dhimbje, një brishtësi që kërkon vëmendje, që kërkon leje për të qenë aty, pa frikë dhe pa turp.

Me kohë, shprehja e kësaj dhimbjeje bëhet një akt i vogël guximi. Duke ndarë të pathënat, personi fillon të kuptojë se është i lirë nga nevoja për ta mbajtur gjithë atë peshë vetëm. Dhe në atë moment të vogël, ndodh një lloj çlirimi i heshtur. Ndoshta nuk e largon plotësisht dhimbjen, por e bën atë më të lehtë për t’u mbajtur.

Në një botë që shpesh kërkon që gjithçka të jetë e qartë, e thjeshtë dhe e dukshme, ne kujtojmë se ka dhimbje që nuk mund të kapen me sy, por që peshojnë në shpirt. Për këtë dhimbje, ne psikoterapeutet jemi këtu.

Kjo është jeta jote – një udhëtim me lartësi dhe thellësi që nuk i kishe imagjinuar. Do të përjetosh momente që do të të...
31/10/2024

Kjo është jeta jote – një udhëtim me lartësi dhe thellësi që nuk i kishe imagjinuar. Do të përjetosh momente që do të të frymëzojnë dhe do të ndriçojnë ditët e tua, dhe do të përballesh me të vërteta të ashpra, me ndjenja që nuk mund t’i largosh. Do të duash njerëz që, ndonjëherë, nuk do të jenë në jetën tënde për shumë gjatë, por gjithashtu do të gjesh ata që qëndrojnë. Vlerësoji këta njerëz dhe mos harro t’u tregosh rëndësinë që kanë për ty.

Do të përjetosh gëzime të thjeshta që të shpiejnë deri në lot dhe dhimbje që të thellohen në shpirt. Do të të rrëmbejë kaosi i jetës, por gjithashtu do të të befasojë bukuria e saj. Në këtë udhëtim, do të lëndosh dhe do të lëndohesh; do të gabosh dhe do të përpiqesh të kuptosh se si të falësh veten.

Në terapi mësojmë se disa dhimbje nuk zgjidhen gjithmonë – thjesht mësojmë të jetojmë me to, të gjejmë paqe në pranimin e tyre. Ka momente kur do të ndihesh vetëm, kur do të të duhet të qëndrosh me mendimet e tua dhe të mësosh të gjesh forcë brenda vetes, pa u mbështetur tek të tjerët. Dhe ndonjëherë, përgjigjet që kërkon do të vijnë vetëm pasi të kesh kaluar kohë duke i pranuar pyetjet që nuk kanë përgjigje.
Jeta është e paqartë, herë e egër, herë e dashur. E, edhe në ditët kur gjithçka të duket e pakuptimtë, kujto që ke forcën për të vazhduar. Çdo herë që rrëzohesh, ke fuqinë për tu ngritur përsëri.

Address

Pristina
10000

Telephone

+38344355882

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Psikologe Klinike-Brikena Krasniqi Hoti posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Psikologe Klinike-Brikena Krasniqi Hoti:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category