25/10/2025
Kur dhimbja s’të tregon të vërtetën!
Mashkull, 40 vjeç – IT inxhinier.
Kalon 8 ore ulur pas kompjuterit gjatë ditës, por pasion i madh për vrapim dhe hiking.
Prej 6 muajsh, dhimbje anësore në gjurin e majtë – çdo herë pas rreth 5 km vrap.
Pas ndalimit te vrapit, dhimbja zgjaste 2 orë.
🩺 Ka bërë disa seanca fizikale, pastaj disa ushtrime standarde balansi… por pa ndryshim.
Në ekzaminimin tonë në POSITIVE MOTION:
Testet aktive, pasive dhe të tejpresionit ➡️ në normë
Testet ligamentoze dhe meniskale ➡️ në normë
Gjuri? Në dukje në rregull.
Pra, problemi s’ishte aty ku kishte dhimbje.
Duke ndjekur metodologjine e Maitland Concept dhe OMPT kërkuam më thellë:
Në One Leg Stand, pacienti mezi mbante qëndrimin.
Në Step Down Test, verehet valgus kolaps i gjurit.
Në testet selektive te forces – dobësi e qartë e gluteus medius dhe maximus.
💡 Aty ishte përgjigjja.
Jo në gjurin e lodhur, por në kontrollin e zvogeluar të stabilizuesve proximal.
Programi u formulua me ushtrime aktive të selektuara, me fokus në stabilitet lateral dhe kontroll neuromuskular.
📈 Pas 6 javësh:
🏃♂️ Pacienti vrapon 10 km pa dhimbje, me formë dhe qëndrueshmëri më të mirë se më parë.
✨ Ky është kuptimi i vërtetë i fizioterapisë moderne:
Jo të fiksojmë simptomën, por të kuptojmë burimin.
Jo të “rregullojmë” gjurin, por të balancojmë gjithë sistemin e lëvizjes.
Fizioterapeuti nuk është “ai që shëron”,
por ai që udhëzon trupin të rifitojë inteligjencën e vet lëvizëse.
🧠 Dhimbja është vetëm një mesazh.
Detyra jonë është ta lexojmë drejt.