21/04/2022
Mënyra e transmetimit të hepatitit B
Vazhdim pjesa II
Transmetimi perinatal: është rruga kryesore e transmetimit të HBV në shumë pjesë të botës dhe një faktor i rëndësishëm në ruajtjen e rezervuarit të infeksionit, veçanërisht në zonat me prevalencë të lartë. Në mungesë të profilaksës, infeksioni kronik HBV do të zhvillohet 80 deri në 90% të foshnjave të lindura nga nëna që janë pozitive për antigjenin HBV e (HBeAg) (Lee 2006). Vaksinimi neonatal ka treguar efikasitet të lartë, duke ditur se transmetimi ndodh kryesisht në ose pak para lindjes. Lindja cezariane duket me pak mbrojtëse sesa tek sëmundjet tjera vertikalisht transmisive p.sh HIV. Rreziku i transmetimit nga nëna tek foshnja lidhet me shkallën e riprodhimit të HBV të nënës. Duket se ka një korrelacion të drejtpërdrejtë ndërmjet nivelit të ADN-së së HBV të nënës dhe gjasave për transmetim. Tek nënat me replikim të shtuar të virusit, rreziku i transmetimit tek fruti mund jetë 85-90%. Ky rrezik bie në mënyrë të qëndrueshme në nivele më të ulëta të replikimit të ADN-së së HBV (Burk 1994, Zhang 2012). Disa studime raportojnë se transmetimi perinatal është i rrallë nëse nëna ka HBV ADN 90% shkalla e mbrojtjes) (Del Canho 1997, Dienstag 2008, OBSH 2015). Imunoglobulina HBV për imunizimin pasiv duhet të jepet sa më shpejt që të jetë e mundur (brenda 12 orëve), por mund të jepet deri në shtatë ditë pas lindjes nëse replikimi ADN HBV i nënës zbulohet më vonë. Imunizimi aktiv duhet bërë në tri doza- intervale kohore, (10 µg në ditën 0, muajin 1 dhe muajin 6). Megjithatë, imunoprofilaksia dështon 10 deri në 30% të foshnjave të lindura nga nëna me një nivel të ADN-së së HBV-ës më të madhe se 106 (Zou 2012). Në një studim të grupit kinez, nuk u vu re asnjë infeksion HBV tek foshnjat e lindura nga nëna HBeAg negative që morën vaksinën HBV, pavarësisht nga administrimi i imunoglobulinës (Zhang 2014). Të merret parasysh trajtimi anti-HBV i nënës me analoge nukleozide, veçanërisht tek nënat me nivele të larta të ADN-HBVës. Përdorimi i telbivudinës, lamivudinës dhe tenofovirit duket të jetë i sigurt gjatë shtatzënisë pa efekte anësore tek nëna ose fetusi (Broën 2016). Adefovir dhe entecavir nuk rekomandohen në shtatzëni (Cornberg 2011). Trajtimi i nënave shtatzëna me telbivudine parandaloi pothuajse të gjitha rastet e transmetimit vertikal në krahasim me një shkallë transmetimi vertikal prej rreth 10% në nënat që kanë marrë vetëm imunizimin aktiv-pasiv (Han 2011, Ëu 2014). Tenofovir, duke filluar nga java e 30-të e shtatzënisë deri në javën e 4-të pas lindjes, e kombinuar me imunoprofilaksë, tregoi shkallë dukshëm më të ulët të transmetimit te nënat HBeAg pozitive me ngarkesë virale >200.000 IU/mL krahasuar me nënat qe kanë bërë vetëm imunoprofilaksë (Pan 2016). Në gratë shtatzëna me ngarkesë virale më të ulët, një studim i kohëve të fundit në Tajlandë raportoi se përdorimi i Tenofovirit nga java e 28-të e shtatzënisë nuk rezultoi në një transmetim më të ulët të HBV nga nëna tek fëmija tek nënat HBeAg-pozitive, tek të cilat është administruar imunoglobulina HBV dhe HBV vaksina (Jourdain 2018). Lamivudina duket të jetë një tjetër opsion i sigurt, me kosto të ulët dhe po aq efektiv për të parandaluar transmetimin vertikal në gratë shtatzëna të infektuara me ngarkesë të lartë viremike HBV (Jackson 2014, Zhang 2014). Një meta-analizë tregoi se përdorimi i çdo terapie antivirale reduktoi transmetimin nga nëna tek fëmija (Broën 2016). Siç u përmend më herët, prerja cezariane nuk duhet të kryhet në mënyrë rutinore. Nëse fëmija është i vaksinuar, ai mund të ushqehet me gji (Hill 2002). Marrja e lamivudinës ose tenofovirit gjatë ushqyerjes me gji nuk kundërindikohet (Ehrhardt 2014).
Për personel mjekësorë
Shkrimi vazhdon