17/04/2023
💧A e dini se të qenit i hidratuar në keto dietë është e një rëndësie të veçantë? Këto janë disa këshilla që ju sigurojnë se jeni duke pirë ujë mjaftueshëm 💧
Kur jeni duke ndjekur keto dietën, hidratimi është edhe më i rëndësish se zakonisht. Kalimi në një stil ushqyerje me sasi të ultë të karbohidrateve mund të shpie në ulje të peshes ujore, e cila lehtësisht mund të shkaktojë dehidrim të trupit tuaj.
Mëposhtë janë disa këshilla bazike për të qenë të hidratuar dhe si të mbani hidratimin në nivelin e duhur:
💦 Humbja e peshës ujore: Kur filloni me keto dietë, trupi juaj fillon të harxhojë deponitë e glikogjenit. Çdo gram i glikogjenit mban në trup 2-3 gramë ujë, pra kur niveli i glikogjenit të bie, uji largohet dhe kjo shkakton humbjen e peshës ujore.
💊 Balansimi i elektrolieve: Kur humbni peshë ujore, ju poashtu keni tendencë të humbni elektrolite të rëndësishme për trupin tuaj siç janë natriumi, kaliumi dhe magnezi. Keto minerale janë vendimtare në mirembajtjen e duhur të funksioneve trupore. Mënyra më e mirë për të mbajtur elektrolitet në nivel është duke konsumuar sasi të nevojshme të kripës së detit ose të himalajes, avokado, gjethore dhe arrore.
🧘♀️Përmirëson tretjen: Konsumi i duhur i ujit ndihmon në tretje të shëndetshme dhe parandalon kapsllëkun.
Permireson performancen fizike: Hidratimi i duhur ndihmon për të mbajtur energjinë në nivel dhe performancën fizike, veçanërisht gjatë ushtrimeve fizike.
Si të qëndroni të hidratuar me keto dietë?
1. Synoni të konsumoni 8-10 gota ujë në ditë
2. Shtoni me maje të gishtave kripë të detit ose të himalajeve për të plotësuar nevojën e elektroliteve
3. Konsumoni perime me sasi të lartë të ujit si kastravec, kungulleshë ose selino.
Mos harroni, hidratimi i nevojshëm është vital për ushqyerje të shëndetshme me keto dietë. Pini ujë sipas nevojave tuaja, për jetë më të shëndetshme! 💦🥤