Lagjja e Gjelber

Lagjja e Gjelber Ngjitur me Parkun e Gërmisë, Lagjja e Gjelbër sot për sot është zgjedhja më atraktive për vendbanim në Prishtinë. Si t'jetosh me kenaqesite e Prishtines!

Ambienti ekologjik
Ngjitur me Parkun e Gërmisë, Lagjja e Gjelbër sot për sot është zgjedhja më atraktive për vendbanim në Prishtinë. E kufizuar në tre anët e saj me male, kjo oazë ekologjike ka një pozicion që të mbron nga tymi i termoelektranave dhe qarkullimi i ngarkuar i kryeqytetit. Shtëpia juaj në këtë lagje do të ketë qasje të drejtpërdrejtë na terrenet për ecje të Parkut të Gërmisë ndërsa distanca ajrore me bazenin e Gërmisë është 500 metra. Vendndodhja
Lagja e Gjelbër ndodhet 3.5 kilometra larg nga qendra e Prishtinës dhe ka qasje në dy arteriet rrugore të Prishtinës: rruga e Gërmisë dhe rruga Shkollës Teknike. Kohëzgjatja mesatare vozitjes për në Lagje nga Qendra e Prishtinës është 6-8 minuta. Sipas planit të organizimi të qytetit të Prishtinës, Lagja e Gjelbër do të ndodhet në afërsi të dy kyçjeve në rrugën unazore e cila do të kalojë në afërsi të Lagjes. Aktualisht ekziston rrugë e asfaltuar deri në hyrje të Lagjes dhe transport urban funksional. Trualli dhe infrastruktura
Lagja ofron troje me sipërfaqe prej së paku 5 ari të cilat dedikohen ekskluzivisht për banim dhe ndërtime të ulëta. Oferta parasheh një pako të plotë të infrastrukturës ku përfshihet rruga, rryma, uji, kanalizimi, telefoni e interneti. Shërbimet tjera
Lagja do të ketë një qendër komerciale në të cilën do të ofrohen shërbimet elementare për banorët e Lagjës. Restoranti, minimarketi, klinika medicinale parashihen të funksionojnë në pjesën komerciale të lagjes. Për mirëmbajtjen e infrastrukturës së lagjes dhe sigurisë do të angazhohen kompani profesionale. Oferte e kufizuar
Lagjja është e karakterit të mbyllur ndërsa numri i trojeve të ofruara është i kufizuar. Kjo ofertë i është ndarë personave që janë rekomanduar nga investitorët e Lagjes apo blerësit e parë të trojeve.

Address

Pristina
10000

Telephone

044 114222

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lagjja e Gjelber posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Lagjja e Gjelber:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram