Nurture Nest

Nurture Nest Qendra e shërbimeve të specializuara për fëmijët me nevoja të veçanta dhe familjet e tyre.

Gëzuar Kurban Bajramin! 🌙Nga zemra, ekipi i Nurture Nest ju uron paqe, dashuri dhe begati në familjet tuaja.Qofshin këto...
06/06/2025

Gëzuar Kurban Bajramin! 🌙
Nga zemra, ekipi i Nurture Nest ju uron paqe, dashuri dhe begati në familjet tuaja.
Qofshin këto ditë feste plot mirësi e solidaritet! 🕊️💛

📣 Festa më e bukur për 1 Qershor po afrohet! 🎉Fëmijët janë zemra e çdo dite, por më 1 Qershor ata janë yjet e skenës! 🌟 ...
28/05/2025

📣 Festa më e bukur për 1 Qershor po afrohet! 🎉

Fëmijët janë zemra e çdo dite, por më 1 Qershor ata janë yjet e skenës! 🌟 Ejani të festojmë së bashku në Nurture Nest me një program plot ngjyra, art, muzikë dhe lojëra të bukura për të vegjlit tanë. ❤️

📍 Rr. Hilmi Rakovica, Bregu i Diellit, Prishtinë
🗓️ E diel, 1 Qershor

🕛 12:00 – 13:00
🎨 Ekspozita “Gjurmët e mia” – Pikturat dhe punimet e fëmijëve
🎭 Face paint për të gjithë fëmijët!

🕐 13:00 – 13:30
🎶 Muzikë me sint (instrumental live)

🕜 13:30 – 14:30
🎈 Lojë e lirë me balona
🧩 Lojëra sensorike dhe lodra edukative në ambientet e qendrës

🕒 15:00 – 16:00
🎭 Shfaqje me personazhet e dashur: Borëbardha, Aladini dhe Bukuroshja e Fjetur ✨

🌈 Ju mirëpresim me shumë dashuri!

Organized by:



📣 Ftojmë të gjithë prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta që t’i bashkohen festës së 1 Qershorit në Nurture Nest!⏰ Ng...
22/05/2025

📣 Ftojmë të gjithë prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta që t’i bashkohen festës së 1 Qershorit në Nurture Nest!
⏰ Nga ora 10:00 - 14:00
📍 Rr. Hilmi Rakovica

Një ditë e mbushur me vizatim, lojëra sensorike, teatër me kukulla dhe muzikë – gjithçka e përshtatur me dashuri për fëmijët tanë të mrekullueshëm 💛✨

🎨 Një moment i veçantë i ditës do të jetë hapja e ekspozitës “Gjurmët e mia”, ku do të shfaqen pikturat e realizuara nga vetë fëmijët.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për 3 ditë në hapësirat e qendrës sonë dhe do të mirëpresë të gjithë vizitorët që duan të prekin botën përmes gjurmëve të tyre.

🔸 Vendet janë të kufizuara – rezervoni tani!
Një falënderim i veçantë për për mbështetjen 🌊💧

Mirjeta Pestisha, ishte pjesë e emocionit 2’n2 në TËVË1, një platformë që trajton tema të rëndësishme sociale dhe psikol...
19/05/2025

Mirjeta Pestisha, ishte pjesë e emocionit 2’n2 në TËVË1, një platformë që trajton tema të rëndësishme sociale dhe psikologjike. Krenarë për përkushtimin dhe profesionalizmin e saj në mbështetje të fëmijëve dhe familjeve! 🌿💬

A e keni vënë re që fëmija juaj ka humbur disa nga aftësitë që kishte fituar? 🧐 Mos prisni që gjërat të përkeqësohen – ç...
18/04/2025

A e keni vënë re që fëmija juaj ka humbur disa nga aftësitë që kishte fituar? 🧐 Mos prisni që gjërat të përkeqësohen – çdo minutë është me vlerë për të rikthyer zhvillimin e tij!

✨ Nëse njohni ndonjërën nga këto shenja, na shkruani në DM 📩 dhe rezervoni një vlerësim të plotë te Nurture Nest 🌱 në Prishtinë.

💬 Komentoni “Dua” nëse doni më shumë këshilla zhvillimore
❤️ Pëlqeni & shpërndani me prindër të tjerë që mund t’u vlejnë këto informacione

Në Nurture Nest, kujdesemi për mirëqenien dhe zhvillimin e plotë të fëmijëve.Shërbimet tona profesionale përfshijnë:• Vl...
10/04/2025

Në Nurture Nest, kujdesemi për mirëqenien dhe zhvillimin e plotë të fëmijëve.
Shërbimet tona profesionale përfshijnë:

• Vlerësime dhe ri-vlerësime psikologjike
• Ergoterapi
• ABA terapi
• Logopedi
• Ushtrime sensorimotorike

Na kontaktoni për më shumë informacione apo për të caktuar një takim!
Nurture Nest – Qendra e mirëqenies për fëmijë dhe familje.

Depresioni dhe ankthi tek fëmijët dhe adoleshentët nuk janë thjesht faza kalimtare—janë gjendje të vërteta dhe serioze t...
09/04/2025

Depresioni dhe ankthi tek fëmijët dhe adoleshentët nuk janë thjesht faza kalimtare—janë gjendje të vërteta dhe serioze të shëndetit mendor që ndikojnë në zhvillim, të nxënit dhe mirëqenien afatgjatë.

Sipas CDC, 1 në 5 fëmijë përjeton një çrregullim mendor çdo vit, me ankthin dhe depresionin ndër më të zakonshmet. Pa trajtim, këto sfida mund të ndikojnë në suksesin shkollor, marrëdhëniet dhe të rrisin rrezikun për vetëlëndim (CDC, 2022).

Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) thekson se fillimi i hershëm i këtyre gjendjeve shpesh çon në simptoma më të rënda në moshën e rritur, gjë që e bën ndërhyrjen e hershme thelbësore (AAP, 2021).

Te Nurture Nest besojmë se asnjë fëmijë nuk duhet të përballet vetëm.
Le të nisim bisedën, të thyejmë stigmën dhe të krijojmë një hapësirë ku çdo fëmijë ndihet i sigurt, i dëgjuar dhe i mbështetur.

Burimet:
• CDC: Shëndeti mendor tek fëmijët (2022)
• AAP: Njohja dhe trajtimi i depresionit tek fëmijët (2021)

Çdo fëmijë meriton një vend ku ndihet i kuptuar, i mbështetur dhe i fuqizuar. Tek Nurture Nest ofrojmë pikërisht këtë, m...
09/04/2025

Çdo fëmijë meriton një vend ku ndihet i kuptuar, i mbështetur dhe i fuqizuar. Tek Nurture Nest ofrojmë pikërisht këtë, me terapi profesionale, kujdes të përzemërt dhe një komunitet që dëgjon me zemër. ❤️
Na u bashkoni sot dhe të rritemi së bashku—hap pas hapi. 🫂

Zhurma nuk është vetëm bezdisëse — për fëmijët me autizëm dhe aftësi të kufizuara neurologjike, ajo mund të jetë jashtëz...
08/04/2025

Zhurma nuk është vetëm bezdisëse — për fëmijët me autizëm dhe aftësi të kufizuara neurologjike, ajo mund të jetë jashtëzakonisht shpërqendruese dhe stresuese.

Sipas studimeve, fëmijët në spektrin e autizmit shpesh përjetojnë hiperndjeshmëri ndaj stimujve shqisorë si tingujt, gjë që mund të çojë në ankth, sjellje reaktive dhe vështirësi në përqendrim (Baranek et al., 2006; Schaaf et al., 2014).

Te Nurture Nest, ne ofrojmë:

- Trajnime ndijore (sensorimotor training) për të rregulluar reagimin ndaj stimujve

- Terapira ABA për menaxhimin e sjelljes në mjedise të zhurmshme

- Mjedis të qetë dhe të strukturuar, të përshtatur për ndjeshmëri shqisore

🧠 Kujdesi ynë shkon përtej terapive – ne krijojmë hapësira që mbështesin mirëqenien e plotë të fëmijëve.

Çfarë është Terapia ABA? 💛ABA (Analiza e Sjelljes së Aplikuar) është një terapi e bazuar në shkencë, që ndihmon fëmijët ...
04/04/2025

Çfarë është Terapia ABA? 💛

ABA (Analiza e Sjelljes së Aplikuar) është një terapi e bazuar në shkencë, që ndihmon fëmijët të mësojnë aftësi të reja dhe të përmirësojnë sjelljen e tyre.
Është përdorur për shumë vite në mbarë botën dhe ka treguar rezultate të jashtëzakonshme, veçanërisht tek fëmijët me autizëm dhe vështirësi në zhvillim.

Me ndihmën e ABA, fëmijët mësojnë:
• Si të komunikojnë më mirë
• Si të shprehin nevojat e tyre
• Si të lidhen dhe ndërveprojnë me të tjerët
• Si të përqendrohen gjatë lojës apo mësimit
• Si të menaxhojnë emocionet dhe sjelljet sfiduese
• Si të bëhen më të pavarur në përditshmëri

Çdo fëmijë ka nevojat e veta – prandaj ABA është gjithmonë e personalizuar.
Çdo plan zhvillohet me kujdes dhe përkushtim, për t’i ndihmuar fëmijët të arrijnë qëllimet e tyre, hap pas hapi.

ABA nuk është vetëm një terapi për fëmijën, por edhe një mbështetje për familjen.
Ju ndihmon të kuptoni më mirë fëmijën tuaj dhe ju jep mjete konkrete për t’ju qëndruar pranë çdo ditë.

Ky është një udhëtim që kërkon kohë, dashuri dhe durim. Por nuk jeni vetëm në të. Ne jemi këtu për ju dhe fëmijën tuaj, në çdo hap të rrugës.

Na shkruani për më shumë informacion. Le të fillojmë së bashku.

Autizmi nuk është një sëmundje, por një ndryshim neurologjik që ndikon në mënyrën se si një person përpunon informacioni...
02/04/2025

Autizmi nuk është një sëmundje, por një ndryshim neurologjik që ndikon në mënyrën se si një person përpunon informacionin, komunikon dhe përjeton botën përreth.

Studimet shkencore tregojnë se autizmi lidhet me ndryshime në strukturën dhe funksionimin e trurit (Geschwind & Levitt, 2007). Kjo do të thotë se truri i një personi autik funksionon ndryshe, por jo domosdoshmërisht më pak ose më shumë se një tru neurotipik, thjesht ndryshe.

Në vend që ta shohim autizmin si diçka që duhet “shëruar,” duhet të fokusohemi në krijimin e një mjedisi ku individët autikë të ndihen të pranuar, të mbështetur dhe të kenë mundësi të zhvillojnë potencialin e tyre të plotë. Pranimi dhe ndërgjegjësimi janë çelësi për një shoqëri më gjithëpërfshirëse. 💙

Sot është Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin. 🌍Një ditë për të reflektuar, mësuar dhe mbi të gjitha, për të tr...
02/04/2025

Sot është Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin. 🌍Një ditë për të reflektuar, mësuar dhe mbi të gjitha, për të treguar mbështetje dhe dashuri për fëmijët dhe të rriturit në spektrin e autizmit. 📚🥰 Le të krijojmë një botë më gjithëpërfshirëse, ku çdo zë dëgjohet dhe çdo talent vlerësohet. 💙

Address

Rr. Hilmi Rakovica, Bregu I Diellit, Nr. 36
Pristina
10000

Telephone

+38344969122

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Nurture Nest posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Nurture Nest:

Share