Klinika Gjermane e Syrit-Prishtinë

Klinika Gjermane e Syrit-Prishtinë Prishtinë: www.kgjs.net
Tel: +383 (0)38 60 60 63
Mob: +383 (0)45 33 85 88


Klinika Gjermane e Syrit - info@kgjs.net Prof. Ne jemi këtu për shëndetin tuaj.

Mirëserdhët në Institutin e Oftalmologjisë - Klinika Gjermane e Syrit

Ne hapëm dyert tona për shqiptarët dhe më gjerë, për herë të parë në Prishtinë në vitin 2005, dhe në vitin 2012 edhe në Tiranë. Që nga fillimi i punës sonë, u përkushtuam në përkujdesjen maksimale për pacientin. Te ne nuk ka kompromis me kualitetin dhe prandaj as që diskutohet mbi çmimet. Kalkulimet janë bërë në atë mënyrë që çmimi të jetë minimal për pacientin, edhe pse përdoren materiale te kualitetit superior. Lentet dhe të tjera materiale që përdoren në syrin e njeriut janë vetëm nga firmat më të njohura botërore, si Alcon; AMO; StaarSurgical, Zeiss. Për të gjitha implantimet dhe të gjitha materialet pacienti merr me vete edhe dokumentin përkatës, i cili është i koduar dhe unikal në gjithë botën. Këtë ju garanton Instituti i Oftalmologjisë dhe grupi DEmed! Në vitin 2005, ne futëm për herë të parë në rajon, Excimer Laser dhe Custom-mjekimin që do të thotë “të prerë individualisht vetëm për masën e syrit tuaj”. Ne futëm gjithë mikrokirurgjinë moderne të syrit, si Operacionet e Kataraktës me Phakoemulsifikacion; Viskokanaloplastikën; Operacionet e Retines dhe Vitrozit me 25 G; operacionet për të gjithë ata që kanë përfunduar me gabime të mëdha refraktive pas një operacioni traumatik diku tjetër, etj. Ne futëm kirurgjinë refraktive që nga mosha 18 vjeçare, mikrokirurgjinë e të porsalindurve dhe fëmijëve të vegjël. Ne, në të njëjtën kohë me klinikat më të njohura botërore, filluam trajtimin e sëmundjeve të retinës me AVGF. Ne jemi ndër të parët në Evropë që filluam mjekimin e Keratokonusit dhe sëmundjeve të kornesë me CLX dhe jo vetëm kaq: ne filluam të trajtojmë keratokonusat e shkallës së parë dhe të dytë me mjekim valor Laserik dhe CLX. Këtë e transmetuam edhe LIVE në konferencën e zhvilluar në Nëntor të vitit 2012 në Tiranë. Ne sollëm Laserin Excimer Ex 500; më të shpejtin dhe më precizin në botë. Janë vetëm 13 nga ky Laser të instaluara në Evropë. Dhe jo vetëm kaq, ne futëm edhe transplantimin e kornesë për herë të parë në rajon. Tanimë u autorizuam edhe nga shteti shqiptar për të bërë transplantime në Shqipëri. Transplantet tona janë të garantuara dhe vijnë nga bankat Gjermane. Dr. Meller është drejtor i Bankës për transplantim në Universitetin e Essenit dhe ai do të udhëheqë këtë repart në Tiranë. Ne jemi për Ju në Tiranë dhe Prishtinë si dhe në disa qytete të Gjermanisë. Mjekët tanë me profil botëror në kirurgjitë përkatëse të syrit, siç janë: Minir Asani; Daniel Meller, Andreas Weinberger; Gabor Scharioth; Tamer Tandogan e të tjerë, si edhe mjekët vendas, tanimë të trajnuar dhe nën përkujdesjen e përhershme të ekspertëve të lartpërmendur, janë garantë të perfeksionimit të kirurgjisë së syrit. Në klinikat tona janë të instaluara mjetet më moderne, vetëm të kualitetit gjerman, zvicerian dhe atij amerikan, të cilat mirëmbahen rregullisht nga kompanitë përkatëse. Ne ju garantojmë profesionalizëm maksimal, cilësi superiore në ambientet moderne të spitalit Hygeia. Ju mirëpresim
Stafi i Institutit të Oftalmologjisë
Klinika Gjermane e Syrit

Një moment i veçantë në Klinikën tonë sot! Dr. Milaim Krasniqi i dhuron librin e tij “Substancat Toksike në Ushqim” prof...
25/02/2026

Një moment i veçantë në Klinikën tonë sot!

Dr. Milaim Krasniqi i dhuron librin e tij “Substancat Toksike në Ushqim” profesorit dhe doktorit tonë, Afrim Shabanit, në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe profesionalizmin e tij.

Në dedikim, Dr. Krasniqi shpreh falënderim të thellë për Dr. Shabanin, i cili ia operoi të dy sytë dhe i mundësoi të vazhdojë studimet shkencore në fushën e ushqimit dhe bioteknologjisë ushqimore.

Klinika Gjermane e Syrit në Prishtinë uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës! 💙🇽🇰💛
17/02/2026

Klinika Gjermane e Syrit në Prishtinë uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës! 💙🇽🇰💛

16/02/2026

Asimetria e syve është një gjendje ku një sy duket ndryshe nga tjetri në madhësi, formë, pozicion ose hapje të qepallës.

Por se sa vështirësi mund të paraqet asimetria gjatë intervenimeve, ndiqni videon ku Dr. Belinda Pustina na tregon detajet.

Shikimi i kufizuar është një gjendje serioze që nuk korrigjohet plotësisht me syze, lente kontakti apo kirurgji standard...
13/02/2026

Shikimi i kufizuar është një gjendje serioze që nuk korrigjohet plotësisht me syze, lente kontakti apo kirurgji standarde. Ai mund të vështirësojë leximin, njohjen e fytyrave dhe lëvizjen e sigurt.

Çfarë e shkakton shikimin e kufizuar?

Shkaqet më të shpeshta përfshijnë:
🔴Degjenerimin makular të lidhur me moshën
🔴 Glaukomën
🔴 Kataraktën e avancuar
🔴 Sëmundje të trashëguara të retinës
🔴 Dëmtime të nervit optik
🔴Komplikime nga diabeti ose presioni i lartë i gjakut

Kontrollet e rregullta të syve janë thelbësore pasi trajtimi i hershëm është më efektiv. Në klinikën tonë, ekspertiza dhe kujdesi i specializuar ndihmojnë në ruajtjen dhe përmirësimin e shikimit tuaj.

Sot ekipi ynë realizoi me sukses ndërhyrjet për largimin e dioptrisë me metodën TransPRK e cila është një nga procedurat...
12/02/2026

Sot ekipi ynë realizoi me sukses ndërhyrjet për largimin e dioptrisë me metodën TransPRK e cila është një nga procedurat më moderne dhe të avancuara për korrigjimin e shikimit me lazer.

12/02/2026

Një tjetër pacient i lumtur në Klinikën Gjermane të Syrit! 👁️✨

Pas implantimit të lentes speciale dhe lentes SML nga Dr. Gabor Scharioth, edhe në rastet me dioptri shumë të madhe, rezultatet flasin vetë.

Shikim më i qartë, më shumë siguri dhe një cilësi jete krejtësisht e re. 🙌

Teknologji moderne, përvojë ndërkombëtare dhe kujdes maksimal për çdo pacient.

Klinika Gjermane e Syrit- Prishtinë, shpall konkurs për vende të lira pune:-Infermier/e 2 vende Kushtet:- Të jenë të lic...
10/02/2026

Klinika Gjermane e Syrit- Prishtinë, shpall konkurs për vende të lira pune:

-Infermier/e 2 vende

Kushtet:

- Të jenë të licencuar/a nga MSH

- Njohja e gjuhës së huaj (angleze, gjermane) është përparësi

- Njohja e programeve bazike të punës me kompjuter (Word, Excel) është e domosdoshme

- CV të shkurtër me një foto

Të gjithë kandidatët e interesuar/a duhet të paraqesin dokumentet e kërkuara, në ambientet e Klinikes Gjermane të Syrit ose në e-mail: info@kgjs.net

Konkursi mbetet i hapur deri në plotësimin e vendeve të lira të punës.

07/02/2026

👁️Syri i thatë është një gjendje kur sytë nuk prodhojnë mjaftueshëm lot ose lotët avullojnë shpejt.

🔺Kjo shkakton ndjesi djegieje, kruarje dhe siklet në sy.

▫️Për të mësuar se pse shkaktohet kjo gjendje e syrit, ndiqni videon poshtë ku Prof. Asoc. Dr. Afrim Shabani na tregon arsyet!

Sot në KGJS, Prishtinë, implantimi i Lentes Speciale ‘Scharioth Macula Lens’ nga vet zbuluesi i kësaj lenteje, Prof. Dr....
06/02/2026

Sot në KGJS, Prishtinë, implantimi i Lentes Speciale ‘Scharioth Macula Lens’ nga vet zbuluesi i kësaj lenteje, Prof. Dr. G. Scharioth.

- Kjo lente inovative është projektuar që 11 vite për të përmirësuar shikimin nga afër te pacientët pseudofakikë, duke ofruar një zgjidhje moderne dhe efektive për problemet e makulës.

- Implantimi i saj përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara në kirurgjinë oftalmologjike, duke kombinuar teknologjinë e avancuar me përvojën shkencore të një prej pionierëve në këtë fushë.

🔹Strabizmi është një çrregullim i shikimit ku sytë nuk janë të rreshtuar në të njëjtin drejtim, njëri sy fokusohet drejt...
05/02/2026

🔹Strabizmi është një çrregullim i shikimit ku sytë nuk janë të rreshtuar në të njëjtin drejtim, njëri sy fokusohet drejt objektit, ndërsa tjetri devijon nga brenda, jashtë, lart ose poshtë.

👁️ Shenjat më të zakonshme:
• Sytë duken “të shtrembër” ose jo paralel
• Vështirësi në fokusim
• Shikim i dyfishtë
• Mbyllje e njërit sy në dritë të fortë
• Lodhim i shpejtë i syve

🩺 Strabizmi mund të trajtohet, sidomos kur zbulohet herët.

▪️Trajtimet përfshijnë ushtrime vizuale, syze, mbulim të njërit sy (patch), ose ndërhyrje kirurgjikale në raste të caktuara.

📌Zbulimi i hershëm ndihmon në parandalimin e problemeve të përhershme të shikimit.

👁️‍🗨️ A e dini që disa sëmundje të retinës mund të përparojnë “pa dhimbje”, por me rrezik për shikimin?✅ Për këtë arsye,...
02/02/2026

👁️‍🗨️ A e dini që disa sëmundje të retinës mund të përparojnë “pa dhimbje”, por me rrezik për shikimin?

✅ Për këtë arsye, injeksionet intravitreale janë një nga trajtimet më të rëndësishme dhe më efektive për të mbrojtur shikimin dhe për të ngadalësuar dëmtimin e retinës.

Në Klinikën Gjermane të Syrit, kjo procedurë kryhet:
🔹 Shpejt;
🔹 Me standarde të larta steriliteti;
🔹 Me saktësi dhe kujdes maksimal;
🔹 Me monitorim profesional para dhe pas trajtimit

📍 Nëse mjeku ju ka rekomanduar injeksion intravitreal, mos e shtyni kontrollin, shikimi nuk pret!

📞 Rezervoni konsultën tuaj sot.

📆 Shkurti është Muaji i Ndërgjegjësimit për Degjenerimin Makular (AMD). Kjo sëmundje prek makulën e cila është pjesa e s...
01/02/2026

📆 Shkurti është Muaji i Ndërgjegjësimit për Degjenerimin Makular (AMD). Kjo sëmundje prek makulën e cila është pjesa e syrit përgjegjëse për shikimin qendror dhe detajet e imazhit.

⚠️ Degjenerimi makular shpesh fillon pa simptoma. Shenjat e hershme mund të jenë shikim i paqartë ose njolla të errëta në qendër.

Mos e lini shikimin tuaj pas dore! Ekspertët tanë do t’ju udhëzojnë hap pas hapi për kujdesin më të mirë.

Address

Pristina

Opening Hours

Monday 08:00 - 19:30
Tuesday 08:00 - 19:30
Wednesday 08:00 - 19:30
Thursday 08:00 - 19:30
Friday 08:00 - 19:30
Saturday 08:30 - 14:00

Telephone

+38345338588

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Klinika Gjermane e Syrit-Prishtinë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Klinika Gjermane e Syrit-Prishtinë:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram