Psikologe Flete Hoxha

Psikologe Flete Hoxha Terapiste dhe profesioniste e licensuar për ofrimin e shërbimeve psiko-sociale dhe familjare.

26/02/2026

Çdo aftësi e vogël është një hap drejt pavarësisë.
Kapja me dy gishta është një pjesë e rëndësishme e zhvillimit motorik, që zhvillohet gradualisht dhe me ritëm individual për secilin fëmijë.

20/02/2026

Pjesë nga seancat terapeutike.

16/02/2026

Çdo seancë ka qëllim.
Çdo aktivitet ka objektiv.

Përmes lojës së strukturuar ndërtojmë aftësi që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin kognitiv, motorik dhe emocional të fëmijës.

Mbështetja e duhur, në momentin e duhur, bën diferencën.

09/02/2026

Shpesh e dëgjoj fjalinë:
“Kemi provuar gjithçka, por nuk po na dëgjon.”

Është e rëndësishme të kuptohet që çdo fëmijë ka nevojat e veta dhe ndodhet në faza të ndryshme zhvillimore.
Prandaj, puna me fëmijën duhet të përshtatet sipas nevojave të tij, jo sipas pritjeve tona.

Kur qasja ndryshon, edhe reagimi i fëmijës fillon të ndryshojë.

Pjesë nga seancat terapeutikeMateriale vizuale të strukturuara, udhëzime të qarta dhe ndërhyrje të planifikuara në përpu...
08/02/2026

Pjesë nga seancat terapeutike

Materiale vizuale të strukturuara, udhëzime të qarta dhe ndërhyrje të planifikuara në përputhje me nevojat e fëmijës.

06/02/2026

Fëmijët kanë nevojë për rregulla për t’u ndier të sigurt.
Vendosja e tyre me qetësi dhe qëndrueshmëri ndihmon në zhvillimin e vetëkontrollit dhe përgjegjësisë.

Rregullat e qarta mbështesin zhvillimin e fëmijëve dhe ulin sjelljet sfiduese.

Kur fëmija ndihet i kuptuar,sjellja e tij fillon të qetësohet.Përmes analizës së sjelljes,e kuptojmë se çfarë po e përfo...
01/02/2026

Kur fëmija ndihet i kuptuar,
sjellja e tij fillon të qetësohet.

Përmes analizës së sjelljes,
e kuptojmë se çfarë po e përforcon
dhe po e mirëmban atë sjellje.

Ndryshimi nis nga reagimi ynë.

25/01/2026

Ecja në majë të gishtave te fëmijët (toe walking) ndodh për disa arsye, dhe jo gjithmonë është problem. Varet nga mosha, kohëzgjatja dhe shenjat shoqëruese.

18/01/2026

Hiperndjeshmëria te fëmijët lidhet me mënyrën se si sistemi shqisor përpunon stimujt nga mjedisi.

Çdo fëmijë e përjeton botën ndryshe.
Të kuptuarit e hiperndjeshmërisë është hapi i parë drejt mbështetjes së duhur.

Zhvillimi i fëmijës ndërtohet mbi fusha të ndërlidhura që ndikojnë në funksionimin e tij të përditshëm dhe mirëqenien af...
11/01/2026

Zhvillimi i fëmijës ndërtohet mbi fusha të ndërlidhura që ndikojnë në funksionimin e tij të përditshëm dhe mirëqenien afatgjatë

05/01/2026

Address

Pristina

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Psikologe Flete Hoxha posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category