Dietologe/Nutricioniste Vala Pupovci

Dietologe/Nutricioniste Vala Pupovci Kjo faqe ka për qëllim ndërgjegjësimin rreth të ushqyerit shëndetshëm për parandalimin apo t

22/04/2026
03/04/2026

🥦Muffins me brokoli, kuinoa dhe vezë🥦

1 gotë brokoli
1 gotë djath mozzarella i grirë
1 gote kuinoa e zier
*1/2 e gotës kuinoa zihet në 1 gotë e gjysmë ujë për 20 minuta
6 vezë
1/2 lugë e vogël (çajit) kumin
1/2 lugë e vogël (çajit) turmerik

1. Nxeni furrën në 180 gradë.
2. Grini brokolin në një procesues ushqimi.
3. Në një enë të madhe, shtoni brokolin bashkë me mozzarellan, kuinoan, vezet dhe melemesat.
4. Përziheni mirë dhe shtohen në këllëfa të muffins.
5. Piqen në 180 gradë për 15 minuta.

01/04/2026

🫐Tërshërë e pjekur me banane dhe fruta mali🍌

2 banane te pjekura mirë, të shtypura
Gjysmë gote gjalpë kikirikash (apo çfaredo arroresh)
2 vezë të rrahura
1 gotë e gjysmë qumësht
2 gota tërshërë (rolled oats)
2 lugë të mëdhaja fara chia
2 lugë të mëdhaja fara liri të bluara
1 lugë e madhe kanellë
1 lugë e madhe pluhur per pjekje
1 gotë fruta mali
1 banane e prerë
3 lugë të mëdhaja fara kërpi (apo fara thera çfarëdo)

1. Nxeni furrën në 180°C dhe lyeni një tepsi me vaj ulliri.
2. Në një enë të madhe, përzieni bananen e shtypur, gjalpin e arroreve, vezët, qumështin, tërshërën, farat chia, farat e lirit, kanellën dhe pluhurin e pjekjes.
3. Hidhni përzierjen e tërshërës në tepsi, pastaj shtoni sipër frutat e malit, bananen e prerë dhe farat.
4. Piqeni për 30–35 minuta, ose derisa të merr ngjyrë të artë.
5. Lëreni të ftohet plotësisht në tepsi pastaj pritni në formë të shufrave të që fëmijët mund t’i kapin me dorë. Mund të ruhen në frigorifer për 3-4 ditë në enë të mbyllur mirë.

27/03/2026

🍎Muffins me mollë dhe hurma🍎
1 mollë
4-5 hurma
1 gotë tërshërë
2 vezë
2 lugë vaj ulliri
1 lugë e gjysmë pluhur për pjekje
1 lugë kanellë

1. Leshohet furra në 180 gradë.
2. Molla qërohet dhe zihet në avull për 4-5 minuta. Pasi të zihet shtohet pak kanelle dhe bluhet.
3. Hurmat lihen në 1/2 gotë ujë të nxehtë për 10 minuta.
4. Bluhen hurmat bashkë me ujin. Përzihen me mollën dhe shtohen vezët dhe vaji.
5. Tërshëra bluhet derisa të arrihet një masë si miell dhe shtohet pluhuri për pjekje.
6. Përzihen përbëresit e thatë me të lengshëm.
7. Shtohen në këllëfa të muffins dhe piqen per 20-25 minuta në 180 gradë.

24/03/2026

-50% deri me 31 mars👀

18/03/2026

Sallatë me qiqra dhe djath Vita (për 4 persona)

Për qiqrat🫘:
1 gotë qiqra të konzervuara
1 lugë e madh vaj ulliri
1 lugë e mesme piper i kuq
1/2 lugë e mesme kripë
1/2 lugë e mesme piper i zi
1/2 lugë e mesme hudhër pluhur
*Piqen në furrë në 200 gradë për 20 - 25 minuta. Pasi të piqen, prisni derisa të ftohen para se me i shtu në sallatë

Për sallatën🥒:
2-3 domate
2-3 kastraveca
1 qepë e kuqe
Qiqrat e pjekura
100-120g djath Vita

Për salcën🍶:
3 lugë kos Vita
3 lugë vaj ulliri
Lëng nga gjysmë limoni
Kripë, piper i zi dhe hudhër pluhur
*shtohet në sallatë pak para se të servohet

12/03/2026

🌱Muffins me vezë, spanaq dhe djath Vita🌱

6 vezë
1 gotë spanaq
80gr djath Vita
kripë dhe piper

1. Shtoni të gjithë përbëresit në një enë dhe përzieni mirë.
2. Shtoni përzierjen në kellëfa të muffins dhe pjekeni në 180 gradë për rreth 20 minuta.

06/03/2026

🫐Cheesecake overnight oats🫐

Per bazën🥣
4 lugë të mëdhaja tersherë
1 lugë e madhe fara chia
1 scoop pluhur proteine me shije vanile
1 lugë boronica
1 gotë qumësht

Për salcën me boronica🫐
1-2 lugë boronica

Për kremin🍧
1 lugë e madhe djath krem
2 lugë të mëdhaja kos
1 lugë e mesme mjaltë

1. Përzihet tërshëra me fara chia, pluhur proteine, boronica dhe qumësht. Shtohet ende qumësht nëse masa duket shumë e trashë.
2. Në një tenxhere, nxehen boronicat në temperaturë mesatare dhe shtypen me pirun. Shtohet mbi përzierjen ne tërshëre.
3. Në një enë tjetër shtohet djathi krem, kosi dhe mjalta dhe përzihen mirë. Shtohen përmbi overnight oats.
4. Lihen për të paktën 3-4 orë të mbuluara me kapak. Nëse i përgatisni për disa ditë, duhet të mbyllen mirë me kapak.

Address

Rruga "Justiniani"
Pristina
10000

Telephone

+38345161716

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Dietologe/Nutricioniste Vala Pupovci posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Dietologe/Nutricioniste Vala Pupovci:

Share

Category