12/03/2025
Ju prezantojmë dosjen "Argëtohu dhe mëso" dosje me aktivitete të ndryshme për muslimanët e vegjël.
Një nga të veçantat e dosjes Ai'mer është se dosja ka tematikë Islame dhe është krijuar enkas për muslimanët e vegjël që të luajnë dhe mësojnë në mënyrë të lejuar, pa përmbajtje të ndaluar dhe pa figura frymorësh. Kjo dosje përmban një koleksion të larmishëm aktivitetesh edukative dhe argëtuese për fëmijë, të përshtatura sipas moshës dhe aftësive të tyre. Materialet janë konceptuar për të nxitur zhvillimin kognitiv, kreativitetin dhe aftësitë sociale, duke e bërë procesin e të nxënit një eksperiencë të këndshme dhe motivuese.
Aktivitetet përfshijnë lojëra interaktive, ushtrime edukative, punime kreative dhe detyra që stimulojnë imagjinatën.
Gjithashtu disa aktivitete në dosje janë të plastifikuara, që janë shumëpërdorimshe.
Dosja është një mjet i vlefshëm për prindërit, edukatorët dhe kujdestarët që synojnë të ofrojnë një mjedis të pasur me mundësi të reja për të nxitur zhvillimin e fëmijëve në mënyrë të këndshme Islame dhe edukative
➡️Porosit në +38343931270 (femra) dhe +38349619965 (meshkuj).