26/07/2024
📍Ordinanca jonë specialistike gastroenterologjike “INFERMIERIA” në Ratkoc, nga 1 shtatori ofron shërbime shëndetësore dhe kujdes ndaj pacientëve të moshuar edhe në shtëpitë tuaja!
Bashkëqytetarë,
🏠 Ne e kuptojmë se të moshuarit kanë nevojë për përkujdesje të vazhdueshme dhe të përkushtuar në komoditetin e shtëpisë së tyre. Ekipi ynë i infermierëve profesionistë është i gatshëm të ofrojë mbështetje të plotë shëndetësore për të siguruar cilësi dhe mirëqenie të lartë jetese për të dashurit tuaj.
Po ashtu, të gjithë mërgimtarët, të cilët në pamundësi që të jenë afër familjarëve, ju njoftojmë se jemi të gatshëm të ju ndihmojmë në çdo moment dhe t’ju sigurojmë që do të jeni të kënaqur me shërbimet që ofrojmë!
Shërbimet që ofrojmë:
✅ Vizita mjekësore;
✅ Dhënie të infuzionit;
✅ Dhënie të injeksioneve;
✅ Dhënie e fraksiparinës;
✅ Shërbime ambulantore;
✅ Oksigjenoterapi;
✅ Vendosje e kateterit urinar;
✅ Vendosje e klizmës pastruese;
✅ Trajtim i plagëve etj.
Ordinanca është e hapur nga e hëna në të shtune, nga ora 15:30 deri në ora 20:00, ndërkaq kujdesi shtëpiak ndaj të moshuarve ofrohet nga 1 shtatori, nga ora 07:00 deri në orën 23:00.
📥Na kontaktoni në:
+38344343535;
+38349319405;
Ose na shkruani në Messenger.
Mos lejoni që të dashurit tuaj të ndihen vetëm apo të papërkrahur!
Afër jush, në çdo moment.🤍
Ju mirëpresim!
Medical & health