26/05/2025
KOMUNIKATĂ PĂR MEDIA
Thirrje pĂ«r Vaksinimđâ Mbrojtja mĂ« e mirĂ« kundĂ«r Fruthit!
Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në bashkëpunim me Institucionet shëndetësore, njoftojnë qytetarët për rritjen e numrit të rasteve me fruth në vendin tonë.
Situata epidemiologjike me fruth
Nga data 05.05.2025 deri me 22.05.2025 në IKShPK, janë raportuar 18 raste të mundshme/të konfirmuara me fruth. Të gjitha rastet e raportuara janë të pavaksinuar me vaksinën MMR.
Nga fillimi i kësaj jave vërehet një rritje e numrit të rasteve, kontakte këto, të cilat janë identifikuar më parë. Sipas komunave: Ferizaj (11 raste), Fushë Kosovë (2 raste), Shtime (2 raste), Prishtinë (2 raste) dhe Lipjan (1 rast). Numri më i madh i rasteve i takon grup moshës 1 deri 2 vjeç (12 raste).
Thirrje për vaksinim
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u bën thirrje të gjithë qytetarëve, sidomos prindërve dhe kujdestarëve të fëmijëve, që të sigurohen që fëmijët e tyre të jenë të vaksinuar kundër fruthit.
Vaksina MMR (Fruth, Parotit, Rubellë) është mënyra më e sigurt dhe efektive për të parandaluar këtë sëmundje. Vaksinimi gjithashtu është i rëndësishëm për të ruajtur imunitetin kolektiv dhe për të parandaluar përhapjen e fruthit në komunitet.
Kush duhet të vaksinohet?
⹠Të gjithë fëmijët duhet të marrin vaksinën MMR sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit, në moshën 1-vjeçare (dozën e parë) dhe rreth moshës 6-vjeçare (dozën e dytë).
Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike fton çdo qytetar që të kontribuojë, në përpjekjet për të parandaluar shpërthimin e mëtejshëm të fruthit dhe për të siguruar mbrojtjen e fëmijëve dhe komunitetit.
Për çdo pyetje ose shqetësim lidhur me vaksinimin, qytetarët mund të kontaktojnë profesionistët shëndetësorë në Qendrën më të afërt të Mjekësisë Familjare ose të vizitojnë faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Bashkëpunimi juaj është kyç për mbrojtjen e shëndetit publik!