Ordinanca Pediatrike "Kinder"

Ordinanca Pediatrike "Kinder" Ordinanca Pediatrike "Kinder" me një ambient bashkëkohor dhe komod për prindërit dhe fëmijët,

24/06/2023
𝐷ℎ𝑗𝑒𝑡𝑜𝑟 / 𝐷𝑒𝑐𝑒𝑚𝑏𝑒𝑟 2022
28/12/2022

𝐷ℎ𝑗𝑒𝑡𝑜𝑟 / 𝐷𝑒𝑐𝑒𝑚𝑏𝑒𝑟 2022

Prindër të dashur, pasi që kohët e fundit është në rritje numri i fëmijëve të prekur më sëmundjen e quajtur duar, këmb d...
04/11/2021

Prindër të dashur, pasi që kohët e fundit është në rritje numri i fëmijëve të prekur më sëmundjen e quajtur duar, këmb dhe gojë (nga gjuha angleze: HFM disease), po ndajmë me ju disa informacione të rëndësishme për këtë sëmundje.

- Sëmundja e duarve, këmbëve dhe gojës (HFMD ~ hand, foot, mouth disease) është një sëmundje infektive me natyrë virale. Shkaktarët më të shpeshtë të sëmundjes janë virusët që i takojnë familjës Enterovirus, më saktësisht Coxsackievirus A16.
- Sëmundja dorë, këmbë dhe gojë prek kryesisht fëmijët nën 10 vjeç, më shpesh ata nën 5 vjeç. Fëmijët në qendrat e kujdesit për fëmijë (siq janë kopshtet) janë më të ndjeshëm ndaj kësaj sëmundje, sepse infeksioni përhapet nga kontakti person me person.
- Sëmundja ka tendencë të përhapet më shumë në verë dhe në vjeshtë.

- Transmetimi i sëmundjës HFM bëhët më:
• pështymë
• gjatë kollitjes ose teshtitjes
• kontaktit, si puthja, përqafimi, ndarja e përbashkët e enëve ushqyese (pjatave, lugëve) ose përmes lodrave.
• kontakti me jashtëqitjen (gjatë procedurës së ndërrimit të pelenës ose pampersit).
- Shumica e fëmijëve kanë simptoma të lehta për 7 deri në 10 ditë.
- Shenjat dhe simptomat zakonisht shfaqen 3-6 ditë pas ekspozimit ndaj virusit.
- Në mënyrë tipike fillon me ethe dhe ndjesi jo të mirë në përgjithësi. Një ose dy ditë më vonë pasohet nga:
• dhëmbje të fytit,
• njolla të sheshta të zbardhura ose gunga (puqra me përmbajtje të lëngshme) që mund të shfaqen në duar, këmbë dhe gojë dhe herë pas here edhe në ije.
• vështirësi në gëlltitje
• hipersalivacion (rritje e tajimit të pështymës e percjellur me jargë nga goja.
• humbje oreksi
• lodhje
• fëmiu është i shqetsuar
- Komplikimet mund të përfshijnë:
• dehidrimin e fëmiut (humbjen e lëngjëve) për shkak të tajimit të tepërt të pështymës dhe veshirësisë në marrjen së lëngjëve nga jashtë.
• inflamacion të membranave rreth trurit dhe palcës kurrizore (meningjit)
inflamacion të trurit (encefalit)
• inflamim të muskulit të zemrës (miokardit)

Fëmijët zakonisht zhvillojnë imunitet ndaj sëmundjes HFM duke ndërtuar antitrupa pas ekspozimit ndaj virusit që shkakton sëmundjen. Megjithatë, është e mundur që edhe adoleshentët dhe të rriturit të marrin sëmundjen.

- Trajtimi i sëmundjes HFM (duar, këmb dhe gojë):
- Nuk ka mjekim specifik apo vaksinë për sëmundjen e duarve, këmbëve dhe gojës (HFM disease). Për arsye se shkaktari është me natyrë virale, përdorimi i antibiotikëve është i panevojshëm.
- Zakonisht barërat që mund të përdoren në trajtimin e kësaj sëmundje janë barëra simptomatike, si:
• lehtësues dhimbjesh ibuprofen, acetaminofen (paracetamol) ose sprej për mpirje të gojës.
• trajtim me kompresa të ftohta.
• shmangni pastrimin e gojës me NaHCO3 (sode e bukës) ngase mund të irritojnë plagët.
• përdorni losion kundër kruajtjes, si psh. kalamina.
❌mos përdorni aspirinë, sepse mund të shkaktojë sëmundje serioze tek fëmijët.

- Hapat që duhet ndërmarrë për të ulur mundësinë e infeksionit:
• pastroni duart me kujdes, veçanërisht pasi të keni ndërruar pelenën ose të keni fshirë hundën e fëmiut.
• ndihmoni fëmiun t'i mbajë duart e pastërta.
• mësoni fëmijët se si t'a mbulojnë gojën dhe hundën kur teshtijnë ose kolliten.
• pastroni dhe dezinfektoni sipërfaqet dhe sendet e përbashkëta si lodrat dhe dorezat e dyerve.
• mos e përqafoni apo puthni fëmiun që ka sëmundje të duarve, këmbëve dhe gojës.
• mos ndani gota ose vegla me ta.
• mos e dërgoni fëmiun tuaj në shkollë ose në kopsht deri sa simptomat të zhduken.

Address

Skenderaj
41000

Opening Hours

Monday 09:00 - 11:00
14:00 - 19:00
Tuesday 09:00 - 11:00
14:00 - 19:00
Wednesday 09:00 - 11:00
14:00 - 19:00
Thursday 09:00 - 11:00
14:00 - 19:00
Friday 09:00 - 11:00
14:00 - 19:00
Saturday 09:00 - 11:00
14:00 - 18:30

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ordinanca Pediatrike "Kinder" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Ordinanca Pediatrike "Kinder":

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category