09/10/2023
Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit.
⭐️ Këshilla të arta që nuk duhet t'i humbisni ⭐️
Kur'ani është shërim prej të gjitha sëmundjeve shpirtërore e trupore me lejen e Allahut.
Ka thënë Allahu në Kur'an;
《Dhe Ne¹ (Allahu), shpallim nga Kur’ani atë që është ilaç dhe mëshirë për besimtarët, e mohuesve – ai vetëm ua shton humbjen.》 [Isra 82]
Gjithashtu ka thënë Allahu;
《Thuaj: “Ai, për besimtarët është udhërrëfyes dhe ilaç"》 [Fussilet 44]
Dhe ka thënë Allahu në Kur'an;
《Dhe i shëron gjoksat e besimtarëve》
[Teube 14]
Gjithashtu thotë Allahu në Kur'an:
《O njerëz, ju ka ardhur madje këshilla (Kur’ani) nga Zoti juaj, ilaç për zemrat tuaja, udhëzim dhe mëshirë për besimtarët.》 [Junus 57]
Për këtë arsye kush dëshiron që të shërohet me Kuran patjetër duhet që t'i ndjek rekomandimet në librin e Allahut.
Ai i cili dëshiron që të shërohet me librin e Allahut duhet që të pasoj këshillat e këtij Libri të Madhërishëm në urdhëresa dhe ndalesa dhe të praktikoj urdhëresat e tij dhe të ndalohet nga ndalesat e Tij dhe të kthehet tek Allahu me sinqeritet dhe dorëzim të plotë tek Ai dhe tek njësimi i Tij çiltërsisht e sidomos personi që është i sprovuar qoftë nga sëmundja fizike apo shpirtërore dhe t'i ndjek këto këshilla të dobishme;
1.
Saktësimin e Akides (Besimit të Saktë) dhe realizimin e Njësimit të Allahut dhe kjo bëhet duke ia drejtuar të gjitha llojet e adhurimeve vetëm Allahut të Vetëm e të pashoq sikurse janë: namazi, rukuja, sexhdja, duaja, gjykimi, kërkimi i gjykimit, nënshtrimi, dashuria, urrejtja, sadakaja, miqësimi, armiqësimi, shpresa, frika, kërkimi i ndihmës, falënderimi, leximi i Kur'anit, përmendja e Allahut, agjërimi, etj.
2.
Të jetë i bindur në atë se çfarë të ka goditur nuk të ka gabuar dhe se çfarë nuk të ka goditur nuk do të godiste. Dhe dëmi dhe dobia janë në dorë të Allahut të Lartësuar. Dhe çfarë të ka goditur, të ka goditur me kaderin (caktimin) e Allahut.
3.
Kënaqësia dhe dorëzimi i plotë në Caktimin e Allahut, që e mira dhe e keqja si sëmundja edhe gjërat e tjera janë të caktuara nga Allahu që të ndodhin dhe qëndrimi ndaj këtyre gjërave pa fjalë apo veprime që bien ndesh me kaderin e Allahut si ankimi dhe pakënaqësia dhe mërzitja që përse e ka goditur një gjë e tillë.
Përkundrazi qëndrimi ndaj kësaj sprove me falënderim ndaj Allahut dhe se kjo që ka ndodhur është sprovë dhe pastrim nga mëkatet (gjynahet).
Siç thotë Allahu i Lartësuar;
《Ju me siguri do të viheni në provë me pasurinë tuaj dhe me jetën tuaj》
[Ali Imran 186]
4.
Të ketë bindje i sëmuri se Allahu është Shëruesi dhe se i sëmuri duhet t'i ndërmarrë shkaqet (sebepet) për shërim.
Pacienti të ketë bindje se mjeku është shkak për shërim, jo se shërimi është në dorë të tyre. Ata as nuk përparojnë as nuk vonojnë gjë vetëm se me lejen e Allahut.
5.
Mos të konsumoj produkte artificiale që mund ta dëmtojnë edhe më shumë shëndetin e pacientit, por të konsumoj produkte natyrale. Asesi të mos konsumoj alkoolin dhe as mos ta aplikoj atë në trup, pasiqë është haram (e ndaluar rreptësisht) dhe ashtu siç dihet alkooli është i pistë dhe e shkatërron tërësisht trupin e njeriut nga thembra deri tek koka.
Të mos vendos zinxhir (meshkujt), e gjëra të ngjashme në qafë sikurse hajmali, basibena, nuska, etj.
Pasi që një gjë e tillë është Shirk në Allahun, ashtu siç ka thënë Pejgamberi (SalAllahu alejhi selam);
[Kush varë temijme (hajmali, nuska, bazibena,) ka bërë shirk.]
6.
I sëmuri duhet të ketë shpresë në Allahun dhe se pas sëmundjes vjen shërimi. Allahu nuk ka zbritur ndonjë sëmundje vetëm se ka zbritur për këtë sëmundje dhe ilaçin.
7.
Kërkohet prej të sëmurit që të mendoj mirë për Allahun dhe të ketë bindje të plotë në Allahun dhe të kapet fortë për lidhjen me Allahun e Lartësuar dhe mos ta kaploj pesimizmi.
8.
Kërkohet prej të sëmurit t'i përmbahet terapisë dhe që mos ta ndërprej atë.
Dhe gjithashtu të largohet prej 'mjekëve popullorë', fallxhorëve, magjistarëve dhe prej atyre që u thonë që janë shpirtëror të cilët bashkëpunojnë me xhind (shejtan, dreq, djaj) ose 'melekë' (melaqe, engjëj) dhe mbulohen në petkun (rrobat) e rukjexhive kurse në të vërtetë janë magjistarë (sihirbërës, sihërbaz) të këqinj sepse vajtja tek ata është shirk në Allahun.
Allahu na ruajtë.
Ka thënë Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selam;
(Kush shkon tek magjistari dhe fallxhori dhe i beson asaj që thotë, me të vërtetë ai ka mohuar atë që i është zbritur Muhamedit (salAllahu alejhi ue selem).
9.
I sprovuari të mundohet që të mirret me aktivitete sportive, si me ecje, vrapim, notim, kalërim.
Varësisht sipas gjendjes shëndetësore të pacientit, ne mund ta këshillojmë se cili aktivitet sportiv është më i dobishëm për të.
_____________________
¹ Në gjuhën arabe përemri 'Ne' kur Allahu flet për Veten e Tij e ka kuptimin e Madhështisë e jo të numrit shumës.}
Dhe i tërë Falënderimi i takon vetëm Allahut të Lartësuar, selami dhe salawati qofshin mbi të Dërguarin e tij Muhammedin të birin e Abdullahit (SalAllahu alejhi ue Selem), Familjen e tij të ndershme, Sahabët (shokët) e tij Fisnikë, (Allahu qoftë i kënaqur me ta), dhe të gjithë atë që e pasojnë rrugën e tyre deri në Ditën kur do të zbulohen sekretet, (Ditën e Gjykimit).
Allahu ju begatoftë!
09-10-2023 ose Rabiʻ I 24, 1445