Let's Talk About Mental Health

Let's Talk About Mental Health Kjo faqe i takon projektit "Let's talk about mental health', i cili mbeshtetet nga MKRS.

03/11/2023

Kjo video sensibilizuese është realizuar në kuadër të projektit "Let's Talk About Mental Health", projekt ky i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Videoja ka për qëllim sensibilizimin e shoqërisë, me theks të veçantë të rinjët, për rëndësinë që ka shëndeti mendor.

Në video poashtu mund të dëgjoni rrëfimet e dy të rinjve të cilët janë përballur me probleme të shëndetit mendor, dhe që me ndihmën e profesionistëve, kanë arritur t'a kalojnë.

26/10/2023

Në linkun e mëposhtëm do të gjeni hulumtimin me temë 'Qasja e të rinjëve të Skenderajt në shërbime të shëndetit mendor, niveli i informimit të tyre".
Ky hulumtim është realizuar në kuadër të projektit "Let's Talk About Mental Health" i cili mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Hulumtimi është realizuar me të rinj te moshave 15-24 të qytetit të Skenderajt të cilët në menyrë anonime i janë përgjigjur një pyetësori dhe 2 fokus grupeve me disa pyetje kyçe, pergjigjet e të cilave do t'i gjeni të përmbledhura në hulumtim.

Ankthi dhe Paniku – Pse ndodhin dhe cilat janë zgjidhjet që duhen
18/10/2023

Ankthi dhe Paniku – Pse ndodhin dhe cilat janë zgjidhjet që duhen

Një sulm paniku vjen papritur dhe të godet në qelizë. Trupi përpiqet ta luftojë por pa sukses. Sulmi i panikut mund të ndodhë edhe kur je në gjumë, pa asnjë arsye në dukje të vlefshme. Ndiheni të pashpresë, të humbur dhe mendja ju duket sikur do të ikë. Më poshtë do të zbuloni s...

Në kuadër të projektit "Let's talk about mental health" , të mërkurën u mbajtën sesione tjera informuese me të rinjë të ...
12/10/2023

Në kuadër të projektit "Let's talk about mental health" , të mërkurën u mbajtën sesione tjera informuese me të rinjë të qytetit të Skenderajt.

Sesionet e radhës u mbajtën në IAAP “Anton Çetta” në Skenderaj, ku të pranishëm ishin nxënës të klasave X, XI, dhe XII të kësaj shkolle.

Sesionet me temë kryesore shëndetin mendor u mirëpritën si nga nxënësit, ashtu edhe nga stafi i mësimdhënësve, për të cilët, tema të tilla janë ende tabu në shumë familje, dhe çdo informacion është ndihmë për të rinjët.

Të rinjët u shprehën se në nivel lokal, takime e sesione që temë kryesore kanë shëndetin mendor janë të munguara dhe i mirëpresin në çdo kohë.

Projekti do vazhdojë me sesione të tjera informuese, në të cilat synojmë përfshirje sa më të madhe të të rinjëve të moshave 15-24 vjeç.

Të premten u mbajt sesioni i parë informues me të rinjë, në kuadër të projektit "Let's talk about mental health".Ky sesi...
08/10/2023

Të premten u mbajt sesioni i parë informues me të rinjë, në kuadër të projektit "Let's talk about mental health".

Ky sesion pati të pranishëm të rinjë të moshave 15-24 të qytetit të Skenderajt, të cilët përpos marrjes së informacioneve nga profesionistja, patën mundësinë të shkëmbejnë histori dhe përvoja personale që lidhen me shëndetin mendor.

Të rinjët u shprehën se sesione të tilla informuese që lidhen me shëndetin mendor, janë më se të nevojshme dhe të munguara në qytetin e Skenderajt.

"Let's talk about mental health" do vazhdojë me mbajtjen e aktiviteteve duke përfshirë një numër të konsiderueshëm të të rinjëve të Skenderajt.

Projekti mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

-Faktorë që ndikojnë tek shëndeti mendorGjatë jetës tuaj, nëse keni probleme të shëndetit mendor, mendimi, disponimi dhe...
27/09/2023

-Faktorë që ndikojnë tek shëndeti mendor

Gjatë jetës tuaj, nëse keni probleme të shëndetit mendor, mendimi, disponimi dhe sjellja juaj mund të ndikohen.

Shumë faktorë kontribuojnë në problemet e shëndetit mendor, duke përfshirë:

-Faktorët biologjikë, të tillë si gjenet ose kimia e trurit (hormonet & neurotransmetuesit);
-Përvojat e jetës, të tilla si trauma ose abuzimi;
-Histori familjare me probleme të shëndetit mendor;
-Problemet e shëndetit mendor janë të zakonshme, por ndihma shpesh është e nevojshme.

Njerëzit me shqetësime apo probleme të shëndetit mendor, mund të përmirësohen apo trajtohen plotësisht.

Shëndeti mendor përfshin mirëqenien tonë emocionale, psikologjike dhe sociale dhe ndikon në mënyrën se si mendojmë, ndje...
25/09/2023

Shëndeti mendor përfshin mirëqenien tonë emocionale, psikologjike dhe sociale dhe ndikon në mënyrën se si mendojmë, ndjejmë dhe veprojmë.
Gjithashtu ndihmon në përcaktimin se si e trajtojmë stresin, si lidhemi me të tjerët dhe si bëjmë zgjedhje.

Shëndeti mendor është i rëndësishëm në çdo fazë të jetës, nga fëmijëria dhe adoleshenca deri në moshën madhore.

(LET'S TALK ABOUT MENTAL HEALTH)

Address

Skenderaj
41000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Let's Talk About Mental Health posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram