Laboratori Preventiva

Laboratori Preventiva Laboratori Biokimik Hematologjik

Keni probleme me Gjëndrën Tiroide?Gjëndra tiroide është një gjëndër e vogël e vendosur në bazën e qafës, pak mbi gjoks. ...
13/09/2023

Keni probleme me Gjëndrën Tiroide?

Gjëndra tiroide është një gjëndër e vogël e vendosur në bazën e qafës, pak mbi gjoks. Nga kjo gjendër sekretohet hormoni i njohur si tiroksinë. Në varësi të mosfunksionimit të kësaj gjëndre, pra niveleve të rritura ose të ulura të këtij hormoni që sekretohet në gjak, shkaktohen sëmundje të caktuara.

Gjëndra tiroide rregullon shumë procese metabolike dhe prishja e funksionit të saj shfaqet klinikisht me një sërë simptomash. Disa pacientë mund të ndjejnë lodhje, shtim në peshë, pamundësi për të dalë jashtë, të kenë shumë ftohtë ose të ankojnë rënie të flokëve.

Testet e gjakut mund të diagnostikojnë shumë patologji të tiroides. Hormoni stimulues i tiroides (TSH) është një hormon që sekretohet në kokë dhe që kontrollon aktivitetin e gjëndrës tiroide. Nëse TSH-ja është e lartë, kjo zakonisht sinjalizon që funksioni i tiroides është i ulët (hipotirozë ). Në të kundërt, nivelet e ulëta të TSH sugjerojnë hipertirozë. Mjeku gjithashtu mund të kërkojë kryerjen e ekzaminimeve për të përcaktuar nivelet e hormoneve FT3 dhe FT4 që sekreton vetë gjëndra tiroide. Janë pikërisht këto 3 analiza gjaku që vërtetojnë diagnozën dhe sugjerojnë për shkakun e hipo dhe hipertirozës. Ekzaminimet imazherike dhe biopsia janë teste të tjera që përdoren për të vlerësuar strukturën dhe funksionin e tiroides dhe ndihmojnë për të përcaktuar diagnozën.

Address

Skenderaj
41100

Opening Hours

Monday 07:00 - 19:00
Tuesday 07:00 - 19:00
Wednesday 07:00 - 19:00
Thursday 07:00 - 19:00
Friday 07:00 - 19:00
Saturday 07:00 - 19:00

Telephone

+38349293949

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Laboratori Preventiva posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category