
24/01/2024
Preparatet për spërkatjen dimërore të pemëve dhe hardhise.🍎🍐🍒🍇
- Spërkatja dimërore e pemëve është masë agroteknike obligative me anë të së cilës eliminohet një numër i madh i shkaktarëve të sëmundjeve dhe dëmtuesve, të cilët kanë qenë prezent në vitin paraprak në pemishten tonë, duke na shkaktuar humbje mjaft të mëdha si në rendiment po ashtu edhe në cilësi të frutave që ne i prodhojmë.
- Spërkatja dimërore është masa më e rëndësishme preventive që ndikon në zvogëlimin e intensitetit të dëmtuesve të ndryshëm dhe në zvogëlimin e intensitetit të sëmundjeve.
- Para se të fillohet me spërkatje, më parë është mirë të kryhet krasitja e pemëve, të eliminohen degët e thyera, të infektuara, të eliminohen frutat e mbetur etj..
Me spërkatje dimërore ndikohet në mënyrë preventive, ku bëhet eliminimi dhe zvogëlimi i infeksioneve, nga shkaktarë të ndryshëm të sëmundjeve dhe dëmtuesve.
- Spërkatja duhet të kryhet në mot të mirë, pa erë dhe në temperaturë mbi 10°C.