Fizio Gram

Fizio Gram Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Fizio Gram, Physical therapist, 28 Nëntori, Nr 35, Vitina.

E Hëne - E Premte 12:00 - 20:00
E Shtune Me termine të rezervuara
Pauza 14:00 - 15:00
E Diele PUSHIM
📱 https://wa.me/37745885518
📍 https://maps.app.goo.gl/VXFN5ThG9WBkVpea6 AMBULANCË PËR TERAPI FIZIKALE DHE REHABILITIM "FIZIO GRAM"
Kosovë - Viti, rruga 28 Nëntori, Nr 35

Rezervimi i termineve bëhet i pranishëm fizikisht në Fizio Gram
Nuk bëjm termine nga telefoni apo rrjetet sociale të internetit, faleminderit shumë për mirëkuptim!

5 hapa thelbësorë për rikuperim nga dëmtimi i indeve të butaDëmtimet e muskujve, ligamenteve dhe tendinave janë të shpes...
13/04/2026

5 hapa thelbësorë për rikuperim nga dëmtimi i indeve të buta

Dëmtimet e muskujve, ligamenteve dhe tendinave janë të shpeshta, por menaxhimi i duhur në fazat e para bën diferencën në rikuperim.

1. Pushim dhe mbrojtje
Shmangni lëvizjet që përkeqësojnë dëmtimin. Stabilizoni zonën në fazën akute.

2. Terapia me akull
Aplikoni akull 15–20 minuta, disa herë në ditë për të ulur dhimbjen dhe inflamacionin.

3. Kompresion
Përdorni fashë elastike për të reduktuar ënjtjen dhe për të mbështetur indin e dëmtuar.

4. Ngritje (elevacion)
Mbani gjymtyrën e dëmtuar mbi nivelin e zemrës për të përmirësuar qarkullimin dhe për të ulur edemën.

5. Rehabilitim i kontrolluar
Filloni ushtrime graduale për rikthimin e forcës, fleksibilitetit dhe funksionit.

Rikuperimi i saktë nuk është vetëm pushim, është proces i kontrolluar dhe i drejtuar.

SarcopeniaSarcopenia është humbja e masës dhe forcës muskulore që ndodh me kalimin e viteve, por edhe nga mungesa e akti...
13/04/2026

Sarcopenia

Sarcopenia është humbja e masës dhe forcës muskulore që ndodh me kalimin e viteve, por edhe nga mungesa e aktivitetit fizik dhe ushqyerja e dobët.

Shenjat kryesore:
• Dobësi në muskuj
• Lodhje më e shpejtë
• Vështirësi në ecje, ngritje ose mbajtje peshe
• Rrezik më i lartë për rrëzime

Çfarë duhet të bëni:
• Ushtrime force 2–4 herë në javë (p.sh. squat, ushtrime me pesha ose elastik)
• Ecje dhe aktivitet i përditshëm (të paktën 20–30 min)
• Marrje e mjaftueshme e proteinave (vezë, mish, qumësht, bishtajore)
• Hidratim i mirë
• Ekspozim në diell dhe kontroll i vitaminës D
• Shmangie e jetës sedentare

Sa më herët të filloni, aq më shumë ruani forcën dhe pavarësinë tuaj.

Lëvizja është trajtim.
Lëvizja është jetë.

Gramoz Halili

aktivitetfizik

Një tjetër rikthim i suksesshëm në fushë ⚽Leotrim Sejdiu, një kontribuues i vazhdueshëm në futbollin e Vitisë, si lojtar...
08/04/2026

Një tjetër rikthim i suksesshëm në fushë ⚽

Leotrim Sejdiu, një kontribuues i vazhdueshëm në futbollin e Vitisë, si lojtar aktiv dhe pjesëmarrës në turne e gara të futbollit të vogël, ka qenë gjithmonë një mbështetës i punës sonë, duke referuar sportistë për trajtim dhe rehabilitim.

Pas një operacioni në ACL dhe menisk, ai iu nënshtrua një procesi të strukturuar rehabilitimi në Fizio Gram. Sot, pas përkushtimit dhe disiplinës në çdo fazë të rikuperimit, Leotrimi është rikthyer i gatshëm për aktivitet sportiv dhe në formë për t’iu rikthyer rutinës së tij në fushë.

Rikthimi i sigurt dhe i qëndrueshëm në sport është gjithmonë prioriteti ynë.

I urojmë shëndet të plotë dhe shumë suksese në vazhdim, veçanërisht në futboll.

Operacioni i realizuar me sukses nga Dr. Amir Vejseli.

Riol Hasani një futbollist premtues që nga fëmijëria ⚽Rioli ka qenë vazhdimisht pjesë e Fizio Gram, duke treguar besim d...
08/04/2026

Riol Hasani një futbollist premtues që nga fëmijëria ⚽

Rioli ka qenë vazhdimisht pjesë e Fizio Gram, duke treguar besim dhe respekt të madh ndaj punës sonë. Ky bashkëpunim ndër vite është dëshmi e përkushtimit të tij ndaj zhvillimit sportiv dhe kujdesit për shëndetin.

Faleminderit për besimin dhe korrektësinë.

I urojmë shëndet të plotë dhe shumë suksese në rrugëtimin e tij në futboll.

Faleminderit për besimin dhe vlerësimin tuaj!Ishte kënaqësi, krenari dhe privilegj për mua dhe ordinancën “FizioGram” të...
06/04/2026

Faleminderit për besimin dhe vlerësimin tuaj!

Ishte kënaqësi, krenari dhe privilegj për mua dhe ordinancën “FizioGram” të jemi pjesë e turneut “Dëshmori Mirali Sejdiu”, një event kaq i veçantë dhe me nder përkujtimin e deshmorit Mirali Sejdiu. Kontributi ynë erdhi me dëshirë të plotë, gjithmonë në shërbim të sportistëve dhe shëndetit të tyre.

Vlerësimi juaj është motiv shtesë për të vazhduar me përkushtim dhe profesionalizëm edhe në të ardhmen. 🙏⚽

Vetëm trimave u gdhendet emri i pavdekshëm në lapidarë.Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit. Fal jush ne luajmë dhe puno...
05/04/2026

Vetëm trimave u gdhendet emri i pavdekshëm në lapidarë.

Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit. Fal jush ne luajmë dhe punojmë të lirë.

Në nder të 5 Prillit – Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së së fshatit Smirë, ky turnir tradicional vazhdon të mbajë gjallë kujtesën, respektin dhe vlerat për të cilat ata sakrifikuan.

Turneu “Dëshmori Mirali Sejdiu”
Sonte luhet finalja – kulmi i një rrugëtimi sportiv të mbushur me përkushtim, garë të ndershme dhe shpirt të fortë ekipor. Një natë ku emocionet dhe përgjegjësia bashkohen në fushë.

Si fizioterapeut, jam krenar që kontribuoj me përkujdesje profesionale për sportistët, duke mbështetur performancën e tyre dhe duke garantuar mirëqenien fizike gjatë gjithë aktivitetit.

Respekt për të kaluarën, përkushtim për të tashmen dhe forcë për të ardhmen.

Gramoz S. Halili

FizioGram uron të gjithë miqtë, bashkëpunëtorët dhe pacientët e besimit katolik për festën e Pashkëve.Në këtë ditë të sh...
04/04/2026

FizioGram uron të gjithë miqtë, bashkëpunëtorët dhe pacientët e besimit katolik për festën e Pashkëve.

Në këtë ditë të shenjtë, ju urojmë paqe në zemër, shëndet të plotë dhe harmoni në familje. Le të shërbejë kjo festë si një moment reflektimi, shprese dhe energjie të re për secilin prej jush.

Gëzuar Pashkët! ❤️

Shfrytëzoje së paku vikendin Dil ec… Ecja në male nuk është luks. Është nevojë.Në një jetë të mbushur me stres, qëndrime...
03/04/2026

Shfrytëzoje së paku vikendin Dil ec…
Ecja në male nuk është luks. Është nevojë.

Në një jetë të mbushur me stres, qëndrime ulur dhe ritëm të shpejtë, trupi ka nevojë për lëvizje natyrale. Mali ta jep këtë pa kompromis.

Ecja në terren të pabarabartë forcon muskujt, rrit stabilitetin, përmirëson qarkullimin dhe aktivizon gjithë trupin në mënyrë funksionale.

Në të njëjtën kohë, mendja qetësohet. Ajri i pastër, natyra dhe largimi nga zhurma krijojnë balancë reale.

Si fizioterapeut, e them qartë: nuk mjafton vetëm palestra apo klinika. Trupi ka nevojë për natyrë.

Dil. Ec. Merr frymë.

Rehabilitim Wellness MentalHealth ActiveLife NatureTherapy MoveBetter StayHealthy

10 vite me ju Fizio Gram03.04.2016 – 03.04.202610 vite përkushtim, profesionalizëm dhe besim.Sot shënojmë një dekadë pun...
02/04/2026

10 vite me ju Fizio Gram
03.04.2016 – 03.04.2026

10 vite përkushtim, profesionalizëm dhe besim.

Sot shënojmë një dekadë pune si klinikë e fizioterapisë, një rrugëtim i ndërtuar mbi kujdesin ndaj pacientit, zhvillimin profesional dhe standardet e larta të trajtimit. Gjatë këtyre 10 viteve kemi pasur privilegjin të punojmë me qindra pacientë, duke kontribuar në rikthimin e funksionit, lehtësimin e dhimbjes dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre.

Si fizioterapeutë, angazhimi ynë ka qenë gjithmonë i qartë: trajtim i bazuar në evidencë, qasje individuale për secilin pacient dhe përkushtim maksimal në çdo rast.

Falënderojmë sinqerisht të gjithë klientët tanë për besimin e dhënë ndër vite. Mbështetja dhe vlerësimi juaj kanë qenë motivimi ynë më i madh për të vazhduar përpara dhe për t’u përmirësuar vazhdimisht.

Ky përvjetor nuk është vetëm një arritje e jona, por një histori e përbashkët me secilin prej jush.

Me respekt dhe mirënjohje,
PT. Gramoz Halili - Fizio Gram

Faleminderit shumë për besimin dhe respektin e vazhdueshëm ndaj shërbimeve tona ndër vite. Përkrahja juaj, që nga hapat ...
30/03/2026

Faleminderit shumë për besimin dhe respektin e vazhdueshëm ndaj shërbimeve tona ndër vite. Përkrahja juaj, që nga hapat e parë e deri në faza të avancuara të jetës dhe aktivitetit sportiv, mbetet vlerësim i madh për ne.

Taulant Ajeti, futbollist dhe pjesë e klubit Vllaznia Pozheran, kujdeset për trupin e tij në mënyrë profesionale pranë nesh, përmes seancave të fizioterapisë të fokusuara në relaksim, rikuperim muskulor dhe mirëmbajtje të performancës ⚽

Programi përfshin terapi manuale, teknika relaksuese, lirimin e tensioneve muskulore dhe trajtime që ndihmojnë në parandalimin e lodhjes dhe ruajtjen e formës optimale fizike.

Kujdesi i vazhdueshëm është baza e performancës së qëndrueshme 💪

Fizio GramFizioterapi • Trajtim • Rehabilitim Profesional“Rikupero lëvizjen. Kthehu pa dhimbje.”📢 Kujdesi ndaj teje fill...
29/03/2026

Fizio Gram
Fizioterapi • Trajtim • Rehabilitim Profesional

“Rikupero lëvizjen. Kthehu pa dhimbje.”

📢 Kujdesi ndaj teje fillon këtu

Në Fizio Gram, çdo pacient trajtohet me seriozitet maksimal dhe qasje të personalizuar. Organizimi i shërbimeve bëhet në mënyrë efikase, që secili pacient të marrë trajtimin e duhur në kohën e duhur.

✔️ Fokus i plotë tek pacienti
✔️ Menaxhim i saktë i kohës
✔️ Trajtim pa ndërprerje dhe pa vonesa

⏱️ Respektimi i orarit është pjesë e procesit të rikuperimit.
Ne vlerësojmë kohën dhe shëndetin tuaj.

Qendër moderne fizioterapie e drejtuar nga
PT. Gramoz Halili (MSc)

E specializuar në:
• Dhimbje të qafës dhe shpinës
• Rehabilitim pas lëndimeve dhe operacioneve
• Terapi manuale dhe rikthim funksional

🎯 Qëllimi ynë:
Të rikthesh lëvizjen, të reduktosh dhimbjen dhe të jetosh më mirë.

SHËRBIMET KRYESORE

• Fizioterapi dhe rehabilitim profesional
• Trajtim i dhimbjeve muskulare dhe artikulare
• Terapi manuale & masazh terapeutik
• Rehabilitim pas operacioneve
• Elektroterapi moderne
• Ushtrime të personalizuara
• Masazh relaksues
• Cupping Therapy (Hixhame) +18/70

ORARI I PUNËS!

E Hënë – E Premte: 12:00 – 20:00
E Shtunë: 12:00 – 15:00
E Diel: Pushim
Pauza: 14:00 – 16:00

📌 Rezervimi i termineve bëhet fizikisht në klinikë
📌 Nuk punohet gjatë festave zyrtare

INFORMACION SHTESË

Shërbimet ofrohen sipas standardeve profesionale, duke respektuar etikën dhe konfidencialitetin.

Pacientët duhet të paraqiten me udhëzim nga mjeku specialist dhe dokumentacion përkatës (raport, MRI, etj.).

⚠️ Nuk ofrohen shërbime për persona nën 18 vjeç pa praninë e një familjari.

📞 +383 45 885 518
📍 Viti, Kosovë – Rruga “28 Nëntori”, Nr. 35

Fizio Gram – Kur trajtimi bëhet me profesionalizëm, rezultati dihet.

Address

28 Nëntori, Nr 35
Vitina
61000

Opening Hours

Monday 10:00 - 20:00
Tuesday 10:00 - 20:00
Wednesday 10:00 - 20:00
Thursday 10:00 - 20:00
Friday 10:00 - 20:00
Saturday 12:00 - 18:00

Telephone

+38345885518

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fizio Gram posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Fizio Gram:

Share

Fizio Gram

AMBULANCË PËR TERAPI FIZIKALE DHE REHABILITM