Qarkullues Farmaceutik me pakicë Fitimi Pharmacy-

Qarkullues Farmaceutik me pakicë Fitimi Pharmacy- Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Qarkullues Farmaceutik me pakicë Fitimi Pharmacy-, Medical Center, Rr. Sheshi "Mejdi Korrani", Vitina.

31/12/2018

Të nderuar miq
Gëzuar Vitin e Ri 2019,
Shëndet dhe mbarësi në jetë!

KLINDAMICINA E  PUNUAR  NË MËNYRË GALENIKE , EFEKTE TË MIRA KUNDËR AKNES Trajtimi i akne vulgaris-it mund të kalojë përm...
29/09/2018

KLINDAMICINA E PUNUAR NË MËNYRË GALENIKE , EFEKTE TË MIRA KUNDËR AKNES

Trajtimi i akne vulgaris-it mund të kalojë përmes shumë trajtimeve, por një nga më të përdorurat mbetet lidhja mes një antibiotiku dhe një agjenti dermotrofik...

Mes antibiotikëve, një nga më të studiuarit në këtë fushë është klindamicina. Klindamicina është një derivat sintetik i linkomicinës, me aktivitet kryesisht bakteriostatik, duke qenë se lidhet me nën njësinë 50 të ribozomeve bakteriale, duke penguar sintezën e proteinave. Në përqendrime të larta dhe kundër mikrobeve të ndjeshme, ajo gjithashtu mund të jetë edhe baktericide.

Përsa i përket aktivitetit galenik, klindamicina mund të përshkruhet me recetë mjekësore në bashkëpunim me principe të tjera, duke shmangur riprodhimin besnik të barnave industriale që tashmë janë në treg.

Efikasiteti i klindamicinës (vetëm ose me përbërës të tjerë aktivë) është konfirmuar nga studime të shumta. Për shembull, Scheller dhe Sebastian kanë aplikuar një kombinim me 3% peroksid benzoili dhe 1% klindamicinë, te pacientët e prekur nga akne mesatarisht të moderuara, duke krahasuar efektet e tyre me një krem acidi azelaik 20%. Pas 12 javëve të trajtimit, hulumtuesit e vëzhguan ndryshimin në lezionet inflamatore si në ashpërsi, ashtu edhe në numër. Lidhja midis klindamicinës dhe peroksidit të benzoilit dëshmoi se ishte në gjendje të ulte parametrat e ndryshëm deri në 20%, me më pak efekte anësore se acidi azelaik.

Një tjetër kombinim interesant është ai i tretinoinës: në "Journal of the European Academy of Dermatology and Venereology" është botuar një artikull që studionte efektet e aplikimit të përditshëm të një xheli me l1,2% klindamicinë fosfat dhe 0,025% tretinoinë.

Studimi përfshinte edhe kontrollin me rreze UVA dhe UVB të pjesëve të trajtuara, për të vlerësuar fototoksicitetin ose fotoalergjenicitetin. Në fund të javëve të studimit, nuk kishte fenomene të fototoksicitetit, por kishte një fotoalergji të caktuar: eritema, acarim që gjithsesi, nuk i shtyu pacientët ta ndërprisnin studimin. Nga pikëpamja teknologjike, klindamicina është një pluhur i bardhë shumë i tretshëm në ujë dhe jo shumë i tretshëm në alkool.



Shembull formulues i locionit të klindamicinës:

Klindamicinë 1,5g
Glikol propilen 10g
Etanol 45g
Ujë i purifikuar, deri në 100g

Treteni klindamicinën në ujë dhe pastaj shtoni glikol dhe alkol, duke e përzier vazhdimisht. Përshkrimet me bazë klindamicine janë receta të përsëritshme.

Kujdes ndaj çdo papajtueshmërie kimiko-fizike: solucionet e kripërave të klindamicinës kanë një pH acid, prandaj janë të papajtueshme me preparate alkaline ose me barna të paqëndrueshme ndaj pH acid.

Bari tregon qëndrueshmëri maksimale në solucionet ujore të tamponuara, me pH ndërmjet 3 e 5.
Iu duhet kushtuar vëmendje alergjive të mundshme, duke qenë se klindamicina në mënyrë topike mund të përthithet shumë pak dhe të hyjë në qarkullimin sistemik. Evititoni edhe aplikimin e njëkohshëm të eritromicinës, pasi dëmton efikasitetin e klindamicinës.

Rekomandohet të bëhet kujdes ndaj përshkrimit të vetëm klindamicinës dhe tretinoinës, pasi ekziston tashmë në treg një bar industrial,

Barna të vjetra, indikacione të reja. Ja, cilat janë sot trajtimet e vlefshme, me kosto më të ulët.Jemi në vitin 2018 e ...
04/07/2018

Barna të vjetra, indikacione të reja. Ja, cilat janë sot trajtimet e vlefshme, me kosto më të ulët.

Jemi në vitin 2018 e megjithatë, trajtimi i shumë sëmundjeve mbështetet ende në barnat e zbuluara disa dekada më parë. Dhe, megjithëse shpesh vëmendja përqendrohet në barnat më të reja dhe më të shtrenjta, disa nga barnat "e moshuara", futen sot në një rrugë të re, falë zbulimit të indikacioneve të ndryshme nga ai fillestar, siç ka edhe nga ato që dalëngadalë, po u hapin rrugën të tjerave. Për shembull...
Që nga viti 1945, isoniazidi është i njohur për aktivitetin e tij kundër tuberkulozit dhe, pavarësisht rezistencës në rritje, ai mbetet ende përbërës i regjimeve të terapisë standarde për këtë sëmundje. Si të mos përmendim këtu penicilinën? Ajo vazhdon të rekomandohet e para kundër faringitit beta-hemolitik të grupit A, nga streptokoku.
Sulfonamidet janë efektive kundër shumë baktereve grampozitive dhe negative, por ngjarjet negative, alergjitë dhe futja e antibiotikëve të rinj kanë reduktuar dobinë e tyre. Tetraciklinat kanë qenë në përdorim që nga viti 1955 dhe vazhdojnë të përshkruhen, pavarësisht nga zhvillimi i rezistencës. Kohët e fundit, megjithatë, janë theksuar vetitë e tyre antiinflamatore dhe mbrojtja e mundshme që mund të ofrojnë kundër sëmundjes së Alzheimerit, infarktit dhe sëmundjeve neuromuskulare.
Një nga barnat "e moshuara" më të njohura është aspirina, e cila është futur në treg që nga viti 1899, si një qetësues për dhimbjet. Tani, e zëvendësuar pjesërisht sa i përket funksionit të saj antidolorifik, ajo përdoret kryesisht për cilësitë e saj antitrombotike në sëmundjet kardiovaskulare dhe mendohet se mund të ofrojë mbrojtje kundër kancerit kolorektal. Gjithmonë në fushën kardiovaskulare, digoksina vazhdon të përdoret gjerësisht, ndonëse të dhënat e fundit, që vënë në dyshim sigurinë, po shkaktojnë reduktimin e përshkrimit të saj.
Nitroglicerina, përkundrazi, ka mbetur agjenti kryesor farmakologjik për anginën dhe mund të përdoret edhe në rastet e hepikondilitit lateral dhe në neuropatinë diabetike. Duke kaluar te diuretikët, spironolaktoni vazhdon të rekomandohet për trajtimin e pacientëve me insuficencë kardiake me fraksion të ruajtur të rrjedhjes, falë kostos shumë të ulët.
Diuretikët tiazidikë, nga ana tjetër, mbeten një nga bazat e terapisë fillestare kundër hipertensionit. Një bar shumë i përhapur dhe me disa vite karrierë në shpatulla është warfarin-a, nganjëherë më i parapëlqyeri ndër antikoagulantët oralë, falë kohës së gjatë të veprimit, kostos së ulët dhe mundësisë për të monitoruar aderimin e pacientit.
Kortikosteroidet janë gjithashtu thelbësore për shumë sëmundje akute dhe kronike. Në terapinë e diabetit, insulina është rritur me shumë formulime të reja, ndërkohë që metformina, si agjent i vetëm apo e kombinuar, përdoret gjithnjë për të evituar përparimin e paradiabetit në diabet.
Një bar më pak i njohur, por jo më pak i vlefshëm është propiltiuracili, i cili, që nga viti 1947, është një agjent kyç për pacientët me sëmundjen e graves me hipertiroidizëm.
Sa iu përket barnave kundër dhimbjeve, rëndom më i përdoruri mbetet paracetamoli, ndonëse shkakton një numër mjaft të lartë të shtrimeve në spital, për shkak të mbidozimit. Morfina është ende e pazëvendësueshme në disa raste, pavarësisht se mund të shkaktojë varësi. Në këtë pikë, nuk mund të mos përmendim naloxone-n, e cila që nga miratimi i saj në vitin 1971, ka shpëtuar jetë të panumërta.
Allopurinoli-t dhe colchicine-s, që janë përdorur historikisht për përdhesin, tani po u kushtohet vëmendje për veprimin e tyre kardioprotektiv. Ergotamine, nga ana tjetër po kalon në plan të dytë, krahasuar me triptanet, për trajtimin e migrenës. Së fundmi, pavarësisht toksicitetit të tij, litiumi vazhdon të jetë agjenti më efektiv për parandalimin e përsëritjes, në çrregullimin bipolar.

Vetitë pozitive të ullirit, kanë më shumë efekt te meshkujtUllirit i përdoren gjethet, të cilat përmbajnë glikoside dhe ...
07/06/2018

Vetitë pozitive të ullirit, kanë më shumë efekt te meshkujt

Ullirit i përdoren gjethet, të cilat përmbajnë glikoside dhe flavonoide, vaji që nxirret nga fruti dhe bërthama, me efekte pozitive në sistemin kardiovaskular dhe jo vetëm.

Kjo bimë, që i përket familjes Pedaliaceae, është rrënjosur thellë në traditën e shumë popujve të Mesdheut dhe në veçanti, merr kuptim në fenë e krishterë. Mjafton të shqyrtojmë ndarjen midis dy llojeve: olea europea, ose pema e ullirit e kultivuar, me bërthamë të madhe dhe të pasur me vaj dhe oleo sylvestris, apo oleastro, me degë majuce, bërthamë të vogël dhe me pak vaj, që është përdorur si metaforë nga apostull Pavli për të vendosur marrëdhëniet mes izraelitëve jobesimtarë dhe besimtarëve të mirë (Rom 11, 16b.23).
Pema e ullirit është që nga lashtësia simbol i paqes, pjellorisë, mirëqenies dhe bekimit. Që në mitologjinë greke, ulliri simbolizonte paqen: perëndesha Athina ua ofroi atë athinasve në shenjë paqeje, pasi kishte mundur perëndinë Poseidon.
Për romakët, ulliri ishte simbol i njerëzve të shquar. Për hebrenjtë, ishte simbol i drejtësisë dhe mençurisë. Për herë të parë, pema e ullirit e përmendur në traditën hebraike gjendet në Bibël, në fund të tregimit për përmbytjen e botës, kur pëllumbi i çon Noes në shenjë të jetës, një degë ulliri.
Në festën kristiane të Palmave, ulliri përfaqëson vetë Krishtin që, me sakrificën e tij, u shndërrua në një simbol të pajtimit dhe paqes për njerëzimin.
Ullirit mund t'i përdoren edhe për qëllime më pak simbolike, si gjethet, që përmbajnë glikoside (oleuropeinë) e flavonoide, ashtu si edhe vaji i nxjerrë nga bërthamat. Në të dyja rastet kemi efekte pozitive mbi shëndetin e aparatit kardiovaskular dhe jo vetëm në të.
Ekstraktit të gjetheve u është veshur efekt antihipertensiv, që duket se i atribuohet vazodilatacionit të shkaktuar nga oleuropeina. Në veçanti, është vënë re një efekt qetësues për muskujt në muskulaturën vaskulare, pa ndërveprime me ndërmjetësit vazoaktivë.
Ekstrakti i gjetheve të ullirit mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit dhe të glicemisë, por gjithashtu, mund të ndërveprojë teorikisht me barna hipotensive dhe hipoglicemike. Ndërsa flitet për vajin e ullirit, nuk mund të mos përmendet dieta mesdhetare, disa studime të së cilës e identifikojnë konsumin e vajit të ullirit si thelbin e vërtetë të përfitimeve të kësaj diete. Vaji i ullirit është veçanërisht i pasur me hidroksitirosol, që nga ana e tij po provohet se është një nga përbërësit kryesorë që iu japin shpjegim vetive shëndetësore të vajit të ullirit. Në fakt, përveç vetive antioksiduese dhe antiinflamatore, hidroksitirosoli vepron si agjent kardioprotektiv. Për fat të keq, ende nuk ka konfirmime nga ana e studimeve klinike, por polifenoli, in vivo, ka qenë në gjendje të ushtrojë veprimtari antiagregante dhe antiaterogjene. Gjithmonë in vivo, efekti antiinflamator u konfirmua në modelet e kafshëve me artrit reumatoid, te të cilat, marrja e vajit të ullirit të pasur me hidroksitirosol, ka ulur dhimbjen dhe edemën, si akute, ashtu edhe kronike.
Por efektet e dietës mesdhetare nuk janë të kufizuara në mbrojtjen kardiovaskulare. Kohët e fundit, studiuesit janë thelluar edhe në fushën e mbrojtjes nervore. Në veçanti, u studiua efekti i polifenoleve të vajit të ullirit në faktorin e rritjes nervore (NGF) dhe në faktorin neurotrofik të trurit (BDNF). Këto neurotrofina luajnë një rol kyç në zhvillimin, mbijetesën dhe rritjen e qelizave nervore. In vivo, vaji i ullirit është vënë re se rrit si përqendrimet e NGF-së, ashtu edhe të BDNF-së në zonat kyçe të SNQ-së për kujtesën dhe të mësuarin, si sistemi limbik dhe bulbat olfaktore, por gjithashtu rrit shprehjen e receptorëve të caktuar për këto neurotrofina.
Diçka që nuk duhet nënvlerësuar është bio disponueshmëria e këtyre përbërjeve.
Për këtë qëllim, na vjen në ndihmë një studim i vitit 2013 nga de Bock M1, Thorstensen EB që kanë studiuar thithjen e hidroksitrosolit dhe oleuropeinës, duke nisur nga zgjidhje ose kapsula të forta. Duke analizuar përqendrimet e plazmës, është vërejtur se hidroksitrosoli është molekula e parë që do të metabolizohet dhe ekskretohet nëpërmjet urinës nga trupi ynë, ndërsa oleuropeina ka një kulm plazmatik më të lartë nëse merret në solucion, ndërkohë që diferenca midis tretësirës dhe kapsulave nuk është e rëndësishme për hidroksitrosolin.
Çuditërisht, është vënë re një dallim gjinor: te meshkujt, bio disponueshmëria e hidroksitrosolit është më e madhe se te gratë. Pavarësisht kësaj, autorët konkludojnë se, sidoqoftë, marrja e përgatitjeve me bazë hidroksitrosoli dhe/ose oleoeuropeine, do të bënte të mundur vërtet hyrjen në qarkullim të këtyre molekulave.

20/05/2018

Rezistenca ndaj antibiotikëve. Në rritje, rastet në SHBA. CDC-ja ndryshon mënyrën e veprimit

Plot 221 raste sëmundjesh të lidhura me bakteret jashtëzakonisht rezistente ndaj të gjithë ose pothuajse të gjithë antibiotikëve që janë në dispozicion janë deklaruar në vitin 2017 nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve në Amerikë (CDC). Përveç të qenit praktikisht të "imunizuara" ndaj të gjithë ose thuajse të gjithë antibiotikëve ekzistues dhe për këtë arsye, të vështira për t'u trajtuar, këto lloje bakteresh kanë rezultuar shumë të zakonshme në disa zona të SHBA-së ose kanë gjene të veçanta që u japin mundësi për përhapjen e rezistencës ndaj baktereve të tjera. Kjo është një karakteristikë e gjetur në 25% të mostrave të analizuara. Në SHBA, rezistenca antibiotike është e pranishme në çdo shtet: më shumë se 23.000 amerikanë vdesin çdo vit nga infeksionet e shkaktuara prej baktereve rezistente ndaj antibiotikëve. Prandaj, CDC-ja ka marrë vendimin për të përgatitur një plan veprimi të ri dhe agresiv në nivel federal e shtetëror. Çështja kryesore do të jetë identifikimi i rasteve konkrete. Më tej, strukturat shëndetësore duhet të izolojnë sa më shpejt pacientët dhe të nisin të kontrollojnë infeksionin, për të zvogëluar dhe parandaluar infektimin e të tjerëve, duke u bërë analiza edhe pacientëve pa simptoma. Të dhënat e paraqitura treguan se kjo qasje mund të parandalojë mijëra infeksione të vështira për t'u trajtuar ose të pashërueshme, veçanërisht ato të shkaktuara nga candida auris dhe enterobacteria rezistente ndaj karbapenemeve (Cre).
Vetëm për këtë llojin e fundit të baktereve, vlerësohet se mund të ketë një rënie prej 76% të infeksioneve në një rast të vetëm. Nga analizat e laboratorit ka dalë edhe se në 1 rast nga 10, nuk kishte simptoma te njerëzit. Kjo tregon se bakteri mund të jetë shpërndarë në strukturat shëndetësore pa u vënë re. Nëse nuk trajtohen, edhe nëse nuk kanë simptoma, pacientët mund t'i përhapin këto baktere të rralla dhe të vështira për t'u luftuar, në objektet shëndetësore.
Disa muaj më parë, OBSH-ja ka nxjerrë raportin e parë në lidhje me mbikëqyrjen e rezistencës ndaj antibiotikëve, nga i cili del edhe lajmi se në botë numërohen të paktën gjysmë milioni njerëz të prekur. E megjithatë, kjo e dhënë është nënvlerësuar, duke qenë se iu referohet vetëm 22 vendeve dhe nuk përfshin rastet e rezistencës nga infeksioni i tuberkulozit (TBC). Dhe, pavarësisht thirrjeve për një përdorim më të matur të antibiotikëve, konsumimi i tyre në botë në periudhën 2000-2015 është shtuar me 40%. Pjesën e luanit e bëjnë vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta, ndonëse disa nga vendet më të pasura, duke nisur nga Italia, kanë kontributin e tyre. Në 76 vende të studiuara, Italia renditet në vendin e pesëmbëdhjetë.

Shëndeti gjithmonë i pari!
06/02/2018

Shëndeti gjithmonë i pari!

25/06/2017

Me fat Festa e Fiter Bajramit, ju dëshirojë gjitha të mirat për ju dhe familjet tuaja!
Me respekt Fitimi Pharmacy!

Të nderuar miq,Me rastin e 9 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës pranoni urimet tona më të mira për ju dhe bashkëatdhetarë...
17/02/2017

Të nderuar miq,
Me rastin e 9 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës pranoni urimet tona më të mira për ju dhe bashkëatdhetarët tanë kudo që ndodhën!

Fitimi Pharmacy!

Këshilla mjekësore për shëndet më të mirë :BALSAM KALI ME MENTOLLBalsami i kalit reagon në mënyrë efektive te dhembjet e...
12/02/2017

Këshilla mjekësore për shëndet më të mirë :
BALSAM KALI ME MENTOLL
Balsami i kalit reagon në mënyrë efektive te dhembjet e nyjeve, të muskujve, problemet reumatizmale, spondilozë dhe neuralgji.
Ky produkt është shumë efektiv edhe pas ngarkesave fizike, lehtëson gjymtyrët e lodhura, përmirëson qarkullimin e gjakut, substanca e mentollit sjell freskim dhe nxemje të lehtë.
PËRDORIMI: Pjesët e dëmtuara të trupit lyhen dhe masazhohen lehtë dy here në ditë, absorbohet shpejtë pa lënë gjurmë.
Ketë produkt mund ta gjeni edhe në barnatoren tonë.
Me respekt
Fitimi Pharmacy.

Këshilla mjekësore për shëndetin!Pse duhet t'a përdorni OMEGA-3?Acidet yndyrore Omega-3 të cilat ndodhën në vaj, ndihmoj...
08/02/2017

Këshilla mjekësore për shëndetin!
Pse duhet t'a përdorni OMEGA-3?
Acidet yndyrore Omega-3 të cilat ndodhën në vaj, ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës duke ulur rrezikun e forcimit e enëve të gjakut dhe nivelin e triglicerideve.
OMEGA-3, minimizon infeksionet e kyçeve, degjenerimin muskular, problemet me të pamurit.
Është produkt i sigurt për të gjithë përfshirë këtu edhe gratë shtatzëna, duke mbajtur sa më large sëmundjes së Alzheimerit dhe depresionit.
Barnatorja shëndetësore
Fitimi Pharmacy!

Address

Rr. Sheshi "Mejdi Korrani"
Vitina

Opening Hours

Monday 08:00 - 00:00
Tuesday 08:00 - 00:00
Wednesday 08:00 - 00:00
Thursday 08:00 - 00:00
Friday 08:00 - 00:00
Saturday 08:00 - 00:00
Sunday 08:00 - 00:00

Telephone

0280385524

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qarkullues Farmaceutik me pakicë Fitimi Pharmacy- posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category