Kinder_clinic_Kosova

Kinder_clinic_Kosova "The Kinder Clinic" ofron trajtim psikologjik dhe zhvillim akademik për fëmijët nga klasa e l-V

04/01/2026

📢 NJOFTIM
Të nderuar prindër,
Ju njoftojmë se Kinder Day Care – Qëndrim Ditor fillon zyrtarisht punën të hënën.
Jemi të përkushtuar të ofrojmë një ambient të sigurt, të ngrohtë dhe edukativ, ku fëmijët trajtohen me kujdes, dashuri dhe profesionalizëm, duke respektuar nevojat e tyre zhvillimore dhe emocionale.
Ju falënderojmë për besimin dhe mezi presim të mirëpresim fëmijët tuaj në një ditë të mbushur me lojë, mësim dhe buzëqeshje 🌈
Me respekt,
Kinder Day Care

16/12/2025

Mësimi i përemrave përmes lojës është mënyra më e natyrshme dhe më efektive për fëmijët. Duke luajtur, ata jo vetëm që argëtohen, por edhe kuptojnë përdorimin e përemrave në situata reale, zhvillojnë të folurin, vëmendjen dhe bashkëpunimin me njëri-tjetrin. Loja e kthen mësimin në përvojë, ndërsa fëmijët mësojnë pa e ndier presionin – me gëzim, kureshtje dhe vetëbesim.

04/11/2025

Zbuloni si e kthejmë çdo fjalë në një përvojë magjike të të mësuarit – vizitoni Kinderdaycare sot! ❤️📚

08/10/2025

Matematika nuk është vetëm numra — është lojë, mendim dhe zbavitje! 🧮✨

Në Kinder Day Care, fëmijët mësojnë përmes përvojës dhe lojës aktive.
Sot, matematika u bë pjesë e një aventure plot ngjyra ku numrat, format dhe logjika u kombinuan me argëtim dhe bashkëpunim.
Kështu, zhvillojmë aftësitë kognitive, përqendrimin dhe mendimin kritik që nga hapat e parë të fëmijërisë. 💡

Na ndiqni për më shumë momente inspiruese nga jeta në Kinder Day Care – vendi ku çdo ditë është një hap drejt zhvillimit dhe lumturisë së fëmijës tuaj. 💛

06/10/2025

KONKURS PËR PUNË – LOGOPED/E

Kinder Clinic institucion profesional i specializuar në ofrimin e shërbimeve zhvillimore, terapeutike dhe edukative për fëmijë, shpall konkurs për pozitën:

📌 Pozita: Logoped/e

📍 Vendi i punës: Vushtrri

Kriteret e kërkuara:

Diplomë universitare në Logopedi (niveli Bachelor ose Master);

Minimum 2 (dy) vite përvojë pune në logopedi ose terapi të ngjashme zhvillimore;

Eksperiencë në punë me fëmijë me vonesa në të folur, çrregullime të gjuhës, autizëm apo vështirësi të komunikimit;

Aftësi për të punuar në mënyrë bashkëpunuese me ekipin multidisiplinar të klinikës dhe qendrës;

Empati, profesionalizëm dhe etikë të lartë në punën me fëmijë dhe prindër;

Përparësi kanë kandidatët me trajnime shtesë në metoda bashkëkohore të terapisë së të folurit dhe zhvillimit gjuhësor.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Kryen vlerësime logopedike individuale për fëmijët e klinikës dhe qendrës ditore;

Harton dhe zbaton plane terapeutike individuale sipas nevojave të secilit fëmijë;

Zhvillon seanca individuale dhe në grup për zhvillimin e të folurit dhe komunikimit;

Bashkëpunon me psikologun, edukatorët dhe terapistët zhvillimorë për integrimin e metodave terapeutike;

Monitoron dhe dokumenton progresin e fëmijëve duke raportuar periodikisht te prindërit dhe drejtoria.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

CV e përditësuar;

Kopja e diplomës dhe certifikatave profesionale;

Dëshmi për përvojë pune;

Letër motivuese që reflekton përkushtimin profesional dhe dashurinë për punën me fëmijët.

📬 Afati i aplikimit: Deri më 16.10.3025
📧 Aplikimet dërgohen në: thekinderclinic@gmail.com
📞 Kontakti: 045 424 066

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e konkursit do të kontaktohen për intervistë.
Kinder Clinic & Qendra e Qëndrimit Ditor është institucion që promovon kujdesin profesional, zhvillimin e integruar dhe përfshirjen e çdo fëmije me dashuri, ndjeshmëri dhe rrespekt

16/09/2025

Në Kinder Day Care, çdo ditë është një hap drejt zhvillimit dhe gëzimit.
Fëmijët mësojnë duke luajtur, krijojnë miqësi të reja dhe eksplorojnë botën përmes aktiviteteve të dizajnuara me kujdes 🎨📚🤹.

Me një ambient të ngrohtë dhe mësuese të përkushtuara, ne sigurojmë që çdo fëmijë të ndihet i veçantë dhe i dashur. ✨

🌟 Na vizitoni dhe bëhuni pjesë e familjes sonë!
📩 Kontaktoni për regjistrime ose për më shumë informacione.
👀 Ndiqni profilin tonë për të parë magjinë e ditës në Kinder Day Care!

Rrumbullakimi me lojëra ✨Matematika bëhet më e lehtë kur mësohet me hapa të vegjël e plot kreativitet. Sot fëmijët ushtr...
03/09/2025

Rrumbullakimi me lojëra ✨

Matematika bëhet më e lehtë kur mësohet me hapa të vegjël e plot kreativitet.
Sot fëmijët ushtruan rrumbullakimin e numrave në dhjetëshe përmes lojërave interaktive, duke zbuluar se sa afër apo sa larg janë numrat nga njëri-tjetri. 🔢🎲

📚 Me metoda vizuale dhe lojëra konkrete, ata kuptuan se matematika nuk është thjesht detyrë, por një udhëtim i këndshëm drejt dijes. 💡

“Matematika është lojë, mjafton ta shohim me sytë e fëmijës. 👶❤️
Kjo është magjia jonë në

Në kuadër të njësisë mësimore “Objektet afër dhe larg”, fëmijët u angazhuan në aktivitete zbavitëse duke përdorur shkopi...
03/09/2025

Në kuadër të njësisë mësimore
“Objektet afër dhe larg”, fëmijët u angazhuan në aktivitete zbavitëse duke përdorur shkopinj me ngjyra për të ndërtuar numra dhe për të bërë mbledhje.

Përmes lojës, ata zhvillojnë mendimin logjik, bashkëpunimin dhe dashurinë për mësimin. 🌟👫

👉 Ndiqni rrugëtimin tonë edukativ dhe zbuloni sa e bukur është të mësosh duke luajtur! 💛

📚✨ Një mësuese me pasion dhe përkushtim!Me shumë kënaqësi ju prezantojmë Diellona Rush*ti, mësuese e diplomuar me përvoj...
02/09/2025

📚✨ Një mësuese me pasion dhe përkushtim!
Me shumë kënaqësi ju prezantojmë
Diellona Rush*ti, mësuese e diplomuar me përvojë të vlefshme në punën me fëmijët nga klasa e 1-rë deri në të 5-tën. 👩‍🏫

✔️ E afërt me fëmijët
✔️ Metoda bashkëkohore dhe kreative
✔️ Kujdes individual për zhvillimin e çdo nxënësi

Diellona beson se çdo fëmijë ka potencial unik dhe misioni i saj është t’i ndihmojë ata të rriten me dije, vlera dhe vetëbesim. 🌟

💡 Te ne, mësimi bëhet me dashuri e gëzim!

🌟 Mirësevjen në ekip, Anita! 🌟Me kënaqësi njoftojmë se psikologia e diplomuar Anita Beka, me përvojë disa vjeçare në pun...
01/09/2025

🌟 Mirësevjen në ekip, Anita! 🌟

Me kënaqësi njoftojmë se psikologia e diplomuar Anita Beka, me përvojë disa vjeçare në punën dhe terapinë e fëmijëve, tashmë i është bashkuar stafit të Kinder Clinic Kosova.

👩‍👧‍👦 Profesionalizmi dhe përkushtimi i saj do të jenë një mbështetje e çmuar për fëmijët dhe familjet që kërkojnë kujdes dhe trajtim cilësor.

✨ Së bashku, vazhdojmë misionin tonë për të ndihmuar fëmijët të rriten të lumtur, të shëndetshëm dhe të sigurt!

📞 Për më shumë informata dhe termine:
049 711 270

Gëzuar Ditën e Tokës!Të bashkuar për natyrën, për jetën, për të ardhmen.
22/04/2025

Gëzuar Ditën e Tokës!
Të bashkuar për natyrën, për jetën, për të ardhmen.

Bravo 👏 👏 Kroni 🌟
03/03/2025

Bravo 👏 👏 Kroni 🌟

Address

Rr. "Gjergj Kastrioti, Skënderbeu" , 42000 Vushtrri
Vushtrri

Opening Hours

Monday 08:00 - 17:00
Tuesday 08:00 - 17:00
Wednesday 08:00 - 17:00
Thursday 08:00 - 17:00
Friday 08:00 - 17:00

Telephone

+38345424066

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kinder_clinic_Kosova posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Kinder_clinic_Kosova:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category